Editorial » Entela
Entela Binjaku: Go green Albania...
E marte, 05.11.2013, 10:04 PM
Go green
Nga Entela Binjaku
Mbetjet
urbane, apo plehrat siç i njohim ndryshe ne kulturën popullore, janë ndër ato çështjepër
të cilën biem dakord ne qytetarët shqiptarë
pa dallime moshe, origjine, formimi, gjinie.
Pavarësisht
kryeneçësisë dhe kryelartësisë sonë sone
shqiptare për të pranuar rëndësinë e
mendimit të tjetrit dhe pohuar vërtetësinë e qëndrimit të tij, çështja e mbetjeve urbane përbën një kuazë të
përbashkët dhe një problem që na ka sfiduar.
Përhapja
e tyre vend e pa vend, ka kërcënuar bukuritë natyrore tonat, ka tjetërsuar mjedisin, ka dëmtuar shëndetin, ka shëmtuar “higjenën tonë vizive”,
ka tjetërsuar panoramën në atë drejtim që
e ka e çuar peizazhin tonë larg
parametrave mjedisorë të pranueshëm.
Nisur nga
dakordësia për këtë problem, do të ishte e natyrshme që edhe reagimi shoqëror në zgjidhje të tij të ishte kudo i njëjtë, si
nga intensiteti, shtrirja ashtu edhe nga shkalla e përfshirjes. Nëse shqetësimi do të përjetohej njëlloj, sot do të mund të flisnim për fushata të gjera dhe të vazhdueshme sensibilizimi
masiv dhe aktivizmi shoqëror. Nëse shqetësimi do të përjetohej edhe nga
shteti, atëherë këto fushata (të presupozuara)
popullore, do të përkraheshin prej
tij përmes një politike të organizuar
dhe manaxhim përpjekjesh të përbashkëta.
Kështu rezultati do të ishte më i dukshëm dhe puna shumë më efiçiente
dhe ne do të gëzonim një mjedisëm të ndryshëm nga ky që kemi.
Por ajo që
shohim është larg kësaj që presim, dhe kjo që ndajmë është e ndryshme nga ajo që
imagjinojmë. Fushata të tilla mungojnë, nuk propogandohet masivisht rëndësia e madhe që ka ruajtja e mjedisit, nuk flitet për dëmet që shkakton
mungesa e kujdesit ndaj tij. Edhe kur ndodh të shohim fushata të tilla
sensibilizimi, ato janë të rralla në kohë
dhe lidhen me ndonjë iniciativë të izoluar e cila është për t’u përgëzuar dhe
mbështetur në vetminë e saj.
Këto ditë ka nisur në vendin tonë një lëvizje për një Shqipëri të gjelbër dhe
ka planifikuar ndërmarrjen e një aksioni në shërbim të pastrimit të vendit. Frymëzuar nga motoja “Let’s do it world” kjo
lëvizje synon të na bashkojë me grupin prej 107 shteteve nga të cilat kanë dalë
vullnetarisht, në shërbim të kauzës për
mjedisin, rreth 8 milionë njerëz, me 139 aksione pastrimi. Kjo iniciativë bashkëkohore
do të shoqërohet edhe me hartimin e hartës dixhitale të mbetjeve,
ku përmes aplikacionit “trashout” çdo
qytetar që posedon një Iphone apo Smartphone mund të sinjalizojë një grumbullim
të mbetjeve, kudo që ai e sheh. Edhe pse nuk ka vështirësi të gjesh grumbullime
të tilla... smartphone dhe iphone po..
Moderatorët
e “Green Line Albania”, kanë menduar që ky aksion me titullin : “Të pastrojmë Shqipërinë
në një ditë” të jetë si një dhuratë për vendin me rastin e Pavarësisë, në respekt
edhe të
simbolikës së traditës shqiptare për një “pastrim rrënjësor” në prag
feste. Aksioni do të finalizohet në datën 22 nëntor në të gjithë vendin.
Për t´i
dhënë udhë kësaj ideje, lëvizja ftoi një grup miqsh nga radhët e fushave të ndryshme të veprimtarisë publike, të cilët
të ftuar morën përsipër angazhimin me të gjitha mundësitë që dispononin.
Si një nga
të ftuarat në këtë nismë, nuk mund të mos
përmend një dokumentar ilustrues të kësaj lëvizjeje në Slloveni, ku në një ditë
si kjo kishin marrë pjesë më shumë se 100.0000 njerëz dhe ishin grumbulluar mbi
80.000 tonë mbeturina. Pamjet nga
angazhimi i asaj dite tek qytetarët sllovenë ishin mbresëlënëse. Angazhim,
seriozitet dhe frymëzim për të tjerët dhe mbi të gjitha një rezultat i jashtëzakonshëm.
Ajo që binte në sy në këtë film prezantues të një fushate të ngjashme ishte
motivimi i lidhur me përhapjen e një viroze nga e cila ishin stimuluar shumë qytetarët
sllovenë. Pra duke ndjerë dhe kërcënimin e përhapjes së kësaj viroze, qytetarët sllovenë ishin mobilizuar në një aksion
të tillë vullnetarisht. Me siguri edhe gjetja e këtij motivi ishte një lloj
simbolike por që ilustronte mjaft mirë impaktin mobilizues. Gjatë kohës që ndiqja
këtë material, pyesja veten se cili mund
të kishte qenë ai motiv që do të ndikonte kaq shumë qytetarët tanë aq sa për të
ndërmarrë një iniciativë të tillë sensibilizuese, të krahasueshme me qytetarët
sllovenë? Plehrat e gjendura kudo, sigurisht nuk kanë shërbyer si nxitje...pse
duhej të shërbenin tani?
Ndoshta
vullnetarizmi mund të shërbente si një gjenerues
në përballjen me këtë problem. Por edhe
vullnetarizmi si mjet dhe mënyrë reagimi,
në njerëz të ndryshëm perceptohet në mënyra të ndryshme.
Rëndësia
dhe efektiviteti i tij kanë nevojë të rikonceptohen tashmë.
Nga një pjesë
e madhe qytetarësh është koncept i harruar, për një pjesë tjetër as nuk
preferohet të përmendet, një pjesë nuk e njeh aspak, ndërsa një kategori që e
njeh dhe e mbështet shpesh herë nuk arrin të përcjellë mesazhin tek pjesa tjetër
e shoqërisë.
Të planfikosh
një aksion vullnetar tek ne së pari duhet të ringresh, rikonceptosh apo dhe instalosh vullnetarizmin
dhe rëndësinë e tij, pa të presësh efektshmërinë e tij. Pra, e gjitha kjo kërkon
një sasi energjie të shtuar, e cila mund të ishte kursyer apo vënë në punë në ndihmë
të fushatës, por meqë koncepti ka humbur
me kohën, kjo energji është tashmë
një domosdoshmëri.
Raporti
me vullnetarizmin nuk është tërësisht i ri për qytetarët shqiptarë, përkundrazi
ai ka një histori dhe një traditë të vetën,
edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit apo dhe të Skëndërbeut, në mungesë të kornizës
ligjore shtetërore, përcaktoheshin qartë
ato norma kulturore që detyronin shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, edhe
pa qenë të afërm, por edhe duke qenë të panjohur. Më tej, gjatë regjimit komunist me punë vullnetare
janë ndërtuar objekte për përdorim të përbashkët, ura, kanale, rrugë; me punë vullnetare
fshatarët i vinin në ndihmë njeri-tjetrit në të gjitha angazhimet që kërkon
jeta në fshat. Aksionet vullnetare të pastrimit bënin që gjatë të shtunave
paradite të dilnin nga shtëpia e të pastronin mjedisin përretth vendit ku
banonin, qytetarë të ndryshëm të cilët
solidarizoheshin me nevojën dhe dëshirën
për të mbajtur pastër mjedisin ku jetojnë, në respekt të detyrimit që shteti përcaktonte si dhe
në përgjigje të thirrjes për
veprime dhe sjellje të dobishme, por që
nuk shpërblehen materialisht.
Specifika
e aksionit vullnetar është e atillë që ajo në përgjithësi nuk vlerësohet në momentin
që kryhet, por rëndësia e saj kuptohet më vonë. Duke pranuar edhe ndryshimet e
vazhdueshme social- ekonomike që kanë ndodhur
në vendin tonë, vullnetarizmi ka pësuar edhe një lloj transformimi bashkë me to.
Kjo është tërësisht e pranueshme, kurse mosvlerësimi i tij është i patolerueshëm.
Përherë do të ketë nevojë për ndihmë të ofruar
të pakushtëzuar nga shpërblimi material, sepse përherë do të ketë njerëz në nevojë
për këtë akt, ashtu sikundër përherë shoqëria do të ketë nevojën të testojë gadishmërinë
e qytetarëve të saj në solidaritet me kauza të përbashkëta dhe të dobishme.
Por, sa
vullnetarizëm gjen në radhët e shoqërisë sonë, aktualisht? Sa herë i janë përgjigjur
thirrjes për aksion vullnetar qyetarët shqiptarë? Sa herë vetë shoqëria ka ndërmarrë
ndonjë nismë vullnetare të suksesshme?
Nëse në një
ditë të vetme në Slloveni mbi 100.000
njerëz ju bashkuan thirrjes për pastrim, sa qytetarë shqiptarë do të tregohen të
gatshëm për të dalë nga shtëpia dhe për të pastruar mjedisin që ata vetë e
neglizhojnë?
Nëse në Slloveni,
standardi mjedisor i së cilës është shumë
larg të realitetit tonë, u grumbulluan në një ditë të vetme mbi 80.000 tonë mbetje,
çfarë rezultati duhet të presim ne kur dihet se realiteti ynë mjedisor është dramatik?
Kjo mbetet për t’u parë në datën 22 nëntor.
Nëse ky
aksion vullnetar do të ketë suksesin e dëshiruar, a do të mund ta kthejmënë vullnetarizmin një traditë si vlerë e
solidaritetit mes nesh?
Nëse
vullnetarizmin do të arrinim ta ringjallnim, ta vinim në shërbim dhe në dobi të
jetës sonë shoqërore, a do të mundnim ta mbanim edhe në vëmendjen tonë shoqërore?
Nëse nuk
do ta arrinim këtë, nësenuk do të përcillnim edhe atë vlerë që i ka mbetur vullnetarizmit në perceptimin tonë shoqëror, atëherë nisma të
tilla do të mbesin të vetmuara, rezultati
i tyre do të jetë jo imponues, dhe sigurisht ne si shoqëri do të vazhdojmë
të shpenzojmë energji në drejtime të atilla, qw do tw na mbajnw ende larg iniciativave të ngjashme me shtetet e
emancipuara...