Editorial » Entela
Entela Binjaku: Pak sociologji...
E enjte, 03.10.2013, 08:22 PM
Pak sociologji...*
Nga Entela
Binjaku
Përshëndetje të dashur miq,
E prita me
kënaqësinë më të madhe këtë ftesë, për disa arsye. Së pari, sepse jam në një
mjedis universitar, që e konsideroj si “habitatin” tim natyral, së dyti sepse
ftesa më erdhi nga ish studentë, me të cilët jam takuar kur ata sapo kishin
nisur studimet e larta, në rrugën e gjatë të dijes në shkencën e mjekësisë, dhe
sot që i ritakoj ata janë në një tjetër hap të jetës të tyre, ashtu si unë,
vite më parë.
Ndjehem
njëkohësisht e nderuar me ftesën për këtë diskutim, por edhe e përgjegjshme për
kërkesat që paraqet ky auditor kolegësh. Sigurisht, disa nga ju kanë më shumë
përvojë apo njohuri se unë, ndaj zgjodha të mbetem aty ku e gjej “terrenin tim
të sigurtë” sociologjinë.
Kur e nisa këtë
rrugë nuk e dija që e ardhmja që ajo do më të sillte do ishte kaq e vështirë, por unë nuk jam penduar
asnjë çast për zgjedhjen time dhe kam “luftuar” me të gjitha mundësitë që ajo
të njihej së bashku me mua. Në këto 10
vjet sociologjia më ka lodhur shumë, por po të kisha mundësinë të zgjidhja edhe
njëherë, sërish atë do të zgjidhja.
Që nga fillimet
punës sime jam munduar të jap edhe nga profili im, me të gjithë e njerëzit për
të cilët dhe me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar.
Për ne që
lëvrojmë sociologjinë interes përbën çdo vend ku njerezit takohen; ne mund të
shfaqim interes për shumë gjëra apo çështje të tjera, por interesi kryesor
është ai ndaj botës së njerëzve, ndaj institucioneve të tyre, ndaj historisë së
tyre, ndaj pasioneve të tyre etj.
Peter Bergeri
thoshte se “Sociologu është një person
që ka një interes të madh, të pashtershëm, herë-herë të pacipë, për faktet e
njerëzve”.
Mësimi i parë që
kam marrë nga kjo fushë është gjërat nuk
janë ato që duken.
Ky në dukje mund
të jetë një pohim i thjeshtë, por nuk është i tillë, sepse vetë realiteti ynë
është i ndërtuar nga shtresa me shumë kuptim. Zbulimi i çdo shtrese të re
ndryshon kuptimin e të tërës”.
Fushat e
studimit të sociologjisë janë shumë të gjera dhe përfshijnë vlerat,
shoqërizimin, bashkëpunimin, konfliktin, shkëmbimin, pabarazinë, deviacionin,
rendin, dhunën dhe ndryshimin shoqëror.
Sociologjia
është është një shkencë, ku kërkimi
shtrihet nga analiza e kontakteve të shkurtra midis individëve anonimë e deri
tek studimi i proceseve shoqërore të komplikuara. Kjo fushë fokusohet në të studiuarit se si
dhe përse njerëzit veprojnë të organizuar në shoqëri, si individë apo si
anëtarë të grupimeve apo të institucioneve të ndryshme. I njëjti sociolog punon
në një ose më shumë fusha, siç mund të jenë shtresëzimi shoqëror,
organizimi shoqëror, edukimi, familja, psikologjia shoqërore, urbane dhe
rurale, statistika etj. Me pak fjalë,
sociologët studiojnë fytyrat e shumta të shoqërisë.
Një ndër
elementët e rëndësishëm përmes së cilës
shoqëria e siguron vazhdimësinë e vet nga një brez në tjetrin është
shoqërizimi. Por,ç´është shoqërizimi? Ky është procesi që lejon formimin e
personalitetit të individit dhe të mësuarit e modeleve të sjelljes të
shoqërisë, pjesë e së cilës është. Shoqërizimi mund të përcaktohet si procesi
përmes të cilit individët zhvillohen gjatë gjithë harkut të jetës, duke
ndërvepruar me grupe të ndryshme shoqërore, nisur kjo zakonisht nga familja. Ai
bëhet gjithmonë e më aftë të komunikojë brenda një kulture të caktuar, duke
përvetësuar modelet e sjelljes, normat dhe vlerat e shoqërisë ku bën pjesë. Por
të mos harrojmë se një mjedis i
rëndësishëm i këtij procesi është pikërisht shkolla, aktorët e saj. Jeni ju të,
dashur kolegë!
Shoqërizimi
zgjat gjatë gjithë jetës, edhe faza më e rëndësishme e këtij procesi realizohet
në fëmijëri apo në fazën e rinisë së parë. Pra në fazat ku hidhen bazat e
formimit të personalitetit të të rriturit. Si e tillë, pra është edhe periudha
universitare.
Arsyeja pse
sociologjia është dhe duhet të jetë pjesë e kurrikulave të fakulteteve tona
lidhet me faktin se ajo edhe si si disiplinë akademike jep shumë sugjerime
praktike për jetën tonë:
Së pari, të menduarit sociologjik dhe kërkimi
sociologjik ndihmojnë në krijimin e politikave praktike dhe reformave sociale
në disa drejtime të qarta, siç mund të jenë ato për kundërvenien e varfërise
etj, luftën kundër papunësisë, kundër pabarazive shoqërore etj.
Së dyti, sociologjia ndihmon në hartimin praktik të
politikave në rritje të ndërgjegjes kulturore të grupeve të ndryshme të
shoqërisë. Kështu të gjitha ato politika qe nuk mbeshteten në vetëdijen e
mirëinformuar për mënyrat e jetesës mbi të cilat ato ndikojnë, kanë shumë pak
mundësi për sukses.
Së fundmi, sa më
shumë të dinë njerëzit për kushtet e veprimit dhe për veprimtaritë e jetës së
tyre, aq më shumë do të jenë në gjendje të ndikojnë në rrethanat e jetës së
tyre. Sociologjia nuk u vjen në ndihmë vetëm politikëbërësve, por kur grupet kanë ngritjen e duhur kulturore dhe vetëdijen, ato mund t’iu përgjigjen në mënyre efikase
politikave të ndjekura nga ata. Pra, të dashur kolegë, sociologjia është
shkenca e cila siguron ngritje kulturore për vetveten, duke u dhëne njerëzve
mundësine të ndryshojnë kushtet e jetës së tyre.
Jo më kot,
historia na jep një trajektore gjithnjë në rritje të afrimit të kësaj shkence
me mjediset universitare që nga fillimet e saj deri më sot. Për ta ilustruar
këtë mund të them se:
Kjo disiplinë u
përdor për herë të pare me emertimin e vet, në fushën e mësimdhënies, në
Universitetin e Kansasit, në vitin 1890
nga Frank Blackmar, në lëndën me titull:
“Elementët e sociologjisë”.
Departamenti i
Sociologjisë dhe Historisë në Universitetin e Kansasit u themelua më 1891, por
një vit më vonë, në Universitetin e Chicagos, Albion Small themeloi të parin departament të pavarur të sociologjisë,
ndërkohë që më 1895 themeloi edhe
“Revistën Amerikane të Sociologjisë”.
Në kontinentin
tonë, departamenti i parë i sociologjise u themelua më 1895 në Universitetin e
Bordosë nga filozofi dhe sociologu Emile Durkheim, themeluesi i Revistës
“Vjetarit Sociologjik” një vit më vonë.
Departamenti i
parë i sociologjisë në Britaninë e Madhe u hap në Shkollën Londineze të
Ekonomisë dhe Shkencave Politike më 1904 që është edhe vendlindja e „Revistes
Britanike të Sociologjisë”. Harriet Martineau është e para grua sociologe në
historinë e mendimit sociologjik emrin e së cilës ka marrë edhe fondacioni që
unë drejtoj.
Më 1919 një
departament i sociologjisë u hap në Gjermani në Universitetin “Ludëig
Maximilians” të Mynihut nga Max Ëeber dhe në Poloni një vit më vonë, nga
Florian Znaniecki.
Bashkëpunimi
ndërkombëtar në sociologji filloi më 1893 kur Rene Ëorms themeloi një “Institut
Ndërkombetar të Sociologjisë”, një institucion i vogël, i cili më vonë u
eklipsua nga një tjetër me i madh siç
ishte „Shoqata Nderkombetare Sociologjike”.
Më 1905 u themelua “Shoqata Amerikane Sociologjike”, organizata
më e madhe në botë e profesionisteve të sociologjisë, ndërsa ne 1909 Ferdinand
Tonnies dhe Max Ëeberi themeluan “Shoqatën Gjermane të Sociologjisë”.
Së fundi, që t´u
paraprij pyetjeve të auditorit, preferoj të sqaroj disa aspekte të jetës së
përditshme të pedagogëve të cilët, përtej shkencës, aplikojnë njohuritë e
sociologjisë në sjelljen e tyre çdo ditë, qoftë edhe në mënyrë intuitive.
Nuk ka se si të
mos kemi qëndrime konform normave shoqërore
që studion sociologjia, kur hyjmë në Universitet dhe i përshëndesim studentët
tanë; kur përcjellim mirësi dhe mirësjellje në vend të distancës
pseudoakademike, apo kur me sjelljen tonë të kujdesshme dhe të dashur i bindim
studentët për drejtësinë dhe domosdoshmërinë e kërkesave tona mësimore.
A nuk kemi
krijuar një klimë shoqërizimi të përshtatshme për studentët tanë?
Në rastin e
mirëkuptimit dhe shpjegimit të sjelljes shmnagëse të ndonjë studenti, në rastet
kur stimulojmë dhe përkrahim ndonjë
tjetër “të dallueshëm” për nga etnia ose prejardhja e tij rurale a nuk mbajmë
një qëndrim të drejtë shoqërizues?
Shembuj të tillë
ka çdo ditë dhe sigurisht na ndodh të gjithëve. Thellimi i këtyre njohurive do
të na pajiste edhe më fort me mënyrat e ndryshme dhe format që na bën të ditur
shkenca e sociologjisë duke kontribuar edhe më me efikasitet në punën e bukur
dhe të vështirë të pedagogut.
Duke përfunduar
këtu fjalën time do të prisja me interes pyetjet tuaja, me shpresën se
përgjigjet e mija do t´ua përkëdhelnin
kurreshtjen për dijen.
Faleminderit!
*Fjala e mbajtur
në takimin me kolegë të Universitetit "Vitrina".