Mendime
Fatmir Lamaj: A nuk ka ardhur koha?
E diele, 13.10.2013, 04:32 PM
 A NUK KA ARDHUR KOHA?
A NUK KA ARDHUR KOHA?
Nga Fatmir Lamaj
Ndryshimet e
reja politike në Shqipëri patjetër që kanë në vetvete kontributin e pamohueshëm
të gjithe shtresës së të përndjekureve politik të cilët duke përjetuar
dhimbshëm zhgënjimin e madh që solli pushteti I kaluar  bojkotuan masivisht partin Demokratike dhe
Berisën. Do të ishte fyese për këdo nga ne vazhdimsia e një pushteti qe vetëm
na mashtroj e zhgenjeu  me qeverisjen e
dyte te tij e cila solli mjerim të  metejshem. Vetëm spiunët e servilët e çdo kohe
u bën  garda  pretorane e mashtrimit të ri berishian. Në të
kuadër të ndryshimeve të reja besoj se dallgët e reformimit institucional do
kalojn edhe mbi godinen e vjetër të Institutit 
të Perndjekureve politik. Ajo godine duhet të shkundet nga pluhuri dhe
myku tetvjecar,po kujdes zoti Rama,se ështe shumë e vjetër  dhe mund të shembet. Berisha institutin e të
Perndjekurve Politik e la në nje godin të persekutuar ku për tete vjet nuk u bë
asnjë  qindarkë  investim ndërsa ministrat e tij
rikonstruktonin dhe mobilonin zyrat e tyre cdo vit. Asgjë  personale nuk kam kundër drejtuesit actual të
atij institucioni Z. Simon  Mirakaj. Për
kundrazi në përshtypjen,respektin  dhe
konsideratat e mija, pavaresisht luhatjeve te lehta që mund te kem pasur
marrdhëniet tona, une individualisht kam ruajtur dhe do të ruaj gjithmon
respektin e madh për të dhe gjithe familjen e tij. Miresin  dhe butesin e Simon Mirakës,si individ e
keqshpërdoroj  pa mëshirë sharlatani
Berisha duke e kthyer atë institucion  në
një instrument politik për qellimet e tija 
gjithmone të mbrapshta ndaj shtresës tonë. Kushdo që e njeh mirë  Simonin 
do të ruaj për të respektin veçse nuk do tia fali kurr keqpërdorimin e
tij në dëm të persekutuareve politik. Në kontekstin  aktual të situatave te reja  është e natyrshme që individ të ndryshëm ti
japin hov  egoizmit dhe ambicjeve  drejt postit të lënë detyrimisht bosh.
Përziedhja e
tyre do krijonte një kokçarje të pashmangshme, por ne  kryeasia 
e shoqatës të Burgosurve Politik ”Integrimi me drejtesi dhe Dinjitet” me
kryetar  zotin Xhaferr Ankaraj e kemi
bërë  propozimin tonë duke ju shmangur
çdo vleresimi për kandidaturat  e tjera.
Duke e vleresuar si të vetmen  mundësi
për ti kthyer dinjitetin e nevojshem dhe të munguar dhe duke e bërë atë  institucion funksionalisht  efiçent u kemi propozuar institucioneve
perkatëse  emrin e zotit  Bedri Blloshmit si një pinjoll I një
familjeje  të madhe dhe tërësisht   të 
persekutuar nga  regjimin
komunist. Zoti Bedri Blloshmi vëllai I poetit të vrarë  Vilson Blloshmit dhe kushëriri i parë i
poetit Genc Leka dhe ky i pushkatuatr,si dhe 
biri I një familje me 12 të pushkatuar nga diktatura komuniste përfaqeson
në vetvete vlerat më të mira për të mirë drejtimin e atij institucioni të
kthyer në një kufom ne dekompozim e sipër.
Emir I Bedri
Blloshmit është I njohur në publicistikën Shqiptare dhe më gjërë si dhe shumë I
mirnjohur nga bashkevuajtësit e vete. Ne besojmë se kandidatura e tij do të
gjejë mirkuptimin e nevojshëm si dhe kujdesin dhe ndjeshmerin e duhur  që ky institucion mos  të bjerë më në duar sharlatanësh dhe të
paftësh siq ka ndodhur deri sot.
Zoteri pushtetar
përzgjedhja e një kandidature dinjitoze në 
krye të  atij institucioni
mund  dhe 
duhet të konsiderohet si testi I parë por  me shumë rendësi I marrdhenieve që do krijoj
qeveria e re me shtresën e të persekutuareve politik, sepse ajo reflekton
në  vetvete qëllimin dhe ndjshmerin
tonë  si një tregues shumë domethënës, ku
çdo hap I gabuar në këtë drejtim do të lindëte veçse dyshime në qellimet e
deklaruar nga ana juaj për ne. A nuk ka ardhur koha? … Kohë ska më…

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










