Kulturë
Poezi nga Ilir Muharremi
E hene, 07.10.2013, 07:07 PM
Ilir Muharremi
Këngëtare e
dikurshme
Tërë kaluarën e
kujtova
Çka vendoset tash
Nuk e dijë
Nuk duhet ta
dijë
Në mend më vije
çdo imazh i së kaluarës
Kur isha fëmijë
doja një këngëtare
Nuk dua të ja
cek emrin
Imagjinoja sikur
të isha me të
Këmbët, fytyra,
flokët
Zgjonin epsh te
unë
Ku dija unë
atëherë për epshin
Ajo këndonte dhe
unë e mendoja
Pa masturbim
Platonike ishte
për mua
Nuk e dijë pse
erdhi te unë
Pse tash mendoj
për të
Pse ishte dikur
Prapë është ajo
Kthim në
fëmijëri
Pse mos të
jetojë mbi fëmijërinë time
Nuk po ndjehem
mirë
Poet i
shpërfilljes
Fëmijëria ime më
mungon
Aty isha
kalimthi
Të kthehem prapë
E di nuk mundem
Fantazia më e
lartë s e ë vërteta
Krijon lojën
E dua atë
fëmijëri e të jetuarit një herë
Nuk kam forcë
prapë të kthehem aty
Kur nuk do ta
dijë
Pse nuk mund të
kthehem në fëmijërinë time
Me këngë e
kujtoj
Me aroma e
vajtoj
Te kisha ditë
aty do ta ndaloja kohën
Aty do merrja
frymë gjithë
Aty do puth
nënën time
Aty do i
përkulem babait
Por erdha këtu
arrita
Nën kujtim të
fëmijërisë
Këngët më bëjnë
mirë dhe keq
I kujtuar ndaj
fëmijërisë
Kujtimi
Çka duhet të
mendoj unë tash
Kur mendja
servilzion vetëm atë që mundet
Po provoj të
kujtoj, harrova në kujtime jetoj
I sforcoj,
lehtas vijnë
I krijuar nga
kujtimet jam
Bredhi me to
Çfarë kërkojë
Absurdin, jo
Lehtë nxjerrem
me këtë
Kontradiktë,
pakuptime
Nuk është këtu
esenca
Më shumë
U dorëzuam duke
menduar absurdin
Nuk e mendoj
Djersitem çdo
natë për këtë
U djersiten edhe
ata
Vulosen pikën e
fundit
Më bindësi është kujtimi se absurdi