Editorial
Aurel Dasareti: Si do të mbrohej Shqipëria në luftë
E shtune, 05.10.2013, 12:38 PM
Si do të mbrohej Shqipëria në luftë
Nga Aurel
Dasareti, Arizona, USA (ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike)
O shqiptar! Mos u frikëso se jeta jote do të përfundoj; frikësohu më tepër se ajo kurrë
nuk do të fillojë.
Isha vetëm 17 vjet e gjysmë. Mesditë, Maj 1994. Këmba ime, për herë të
parë, shkeli në Tokën e Shenjtë të Atdheut të gjyshit tim. Në pritje të disa
miqve nga Amerika dhe Australia u vendosa në një hotel, Tiranë. Nga mbrëmja
dola pak në qendër. Shumë njerëz mbanin në duar lek dhe kur vështruan se jam “i
huaj” më ofronin shërbimet e tyre - të shkëmbej dollarë. Shkëmbeva me një
40-44 vjeçar. Më luti të ulemi në një restorant aty afër sepse ishte
hera e parë të takon një amerikan me prejardhje shqiptare. Përkundër varfërisë kishte
dëshirë të madhe të më qerase dhe bisedoje me mua. Rrëfehet se jeton në një
banesë të vogël, s`bashku me gruan, me shumë fëmijë si dhe prindërit pleq. Askush
prej tyre nuk punon. Ma tregon dokumentin ku shihet se deri para dy vjetësh ka
punuar si oficer (major) karriere i ushtrisë shqiptare, por presidenti Salih
Berisha, për “parime” të “demokracisë” e ka pushuar nga puna atë dhe shumë
oficerë tjerë; e gjithë kjo për shkak të “reformave”. Ne oficerët e larguar me
dhunë nga puna kemi kryer me nder detyrën e shenjtë të mbrojtjes së atdheut,
tani më vjen shumë turp të shkëmbej valuta në rrugë, por pasi asnjë anëtar i
familjes nuk është i punësuar dhe nuk kemi për të hëngër jam i detyruar ta bëjë këtë, - rrëfehet më tej
oficeri. U ndjeva shumë keq. I them se edhe gjyshi im ka shërbyer si oficer karriere,
ndërsa unë sapo kam kryer shkollën e mesme ushtarake dhe se pas një viti “aventure”
do të filloj studimet në Akademi. Më luti shumë të kthehem nga kam ardhur e mos
interesohem për luftërat e përgjakshme ballkanike që ishin në zhvillim e
sipër...I propozova me ia kthyer sërish lekët (me vlerë prej 600 dollarëve) që
i shkëmbeva dhe dollarët t`i mbante. Nuk pranoi assesi. E provova ndryshe. I
them se kam një kompromis, t`i merrte prapa lekët kurse dollarët të mi kthen kur
t`i jap mundësi Zoti. Kategorish nuk pajtohet. “Krenohu për rrënjët tua fisnike pellazge-ilire, mbroje përherë nderin
e Shqipërisë kur të dëgjosh nga të huajt shpifje për kombin tonë. Dhe, më kujto
mua, shumica janë si unë”, - ishin këto fjalët e tij që m`i shkroi në një
letër para se me u nda...
Sali Berisha e zvogëloi deri në zero numrin e ushtarëve duke i pushuar
nga puna edhe gjeneralët, Edi Rama e shpërbën Gardën e Republikës së Shqipërisë
e krijuar më 24 qershor të vitit 1928. Gjatë viteve 1990-98 kishte shumë gjasa
të shpërthej një konflikt i armatosur, luftë në mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Serbia do të fitonte shumë lehtë.
Ushtria shqiptare nuk do të mundte ta ndihmon Kosovën, përkundrazi, do
ta humbte edhe pjesën më të madhe të territorit të saj, prej Shkodre e deri në
Durrës. Bash në ato kohëra Berisha filloi ta zvogëlon-dobëson ushtrinë në vend
që ta zmadhon-forcon. Bëhet pyetja pse kjo marrëzi-tradhti?! A thua i erdhi
urdhri prej Serbisë? Apo prej Greqisë? Ose prej të dyve? Në një ngjarje është
gjithnjë e vërtetë vetëm ajo që beson dëgjuesi. Tani, vetëm xhandarmeria
çetnike numëron minimum 4000 paramilitarë, paramendoni sa ushtarë dhe armatime
moderne ka Serbia. Po Greqia? Ku qëndron Shqipëria?!...Shumë pyetje...pak
përgjigje...
Çështja më themelore gjatë shkrimit të letrave të mia është të zgjedh
stilin përkatës se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet,
ndjenjat dhe veprimet e grupeve dhe individëve në temën që parashtroj. Shkrimin
e mëposhtëm e shkruaj në stilin ushtarak…
Jam gjysmë-demokrat por jo pacifist. Prej fëmijërisë, jam ithtar i
zjarrtë i ushtrisë amerikane...
U.S. Military Academy (USMA), e njohur
gjithashtu si West Point, është kolegj luftarak i ushtrisë amerikane, e
themeluar në vitin 1802.
Qëllimi i Akademisë është që të zhvillojë
kadetët në katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe
morale-etike.
Kodi themelor i etikës në West Point është
motoja e Universitetit, "Detyra,
Nderi, Atdheu".
"Një kadet nuk do të gënjej, mashtroj,
vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë."
USMA edukon oficerë për ushtrinë amerikane.
Studentët, të quajtur kadetë, duke u dhënë një diplomë Bachelor i Shkencës dhe
kualifikohen si nëntoger në ushtri.
Pasi ta kryejnë Akademinë Ushtarake mund të kualifikohen
për Kolegjin e Shtabit të Ushtrisë, dhe pastaj të US Army War College në
Pennsylvania.
Përvoja historike ka treguar se çdo vendi, rreziku i konfliktit
ushtarak, më së pari, i vjen nga vendet kufitare. Pasi Shqipëria është e
rrethuar nga armiqtë, mund të vjen deri te një konflikt me fqinjët të cilët
s`bashku e shikojnë Shqipërinë si inferiore. Prandaj domosdo të ndërtohet
balancë në fuqi ushtarake ndaj fqinjëve grabitqar. Ky lloj balancimi do të
ndikonte që të shmanget një konflikt i madh...
Në luftërat e armatosura veprojnë faktorët dhe kushtet në të cilën
zhvillohet ajo. Faktorë të ndryshëm vendosin format dhe mënyrat e përgatitjes
dhe menaxhimit të tyre. Doktrina e shtetit shqiptar duhet të konsideron
faktorët kryesor - personelin, mjetet materiale/teknike, hapësirën dhe kohën -
që përmbajnë kushtet e përgjithshme të efektit të luftës dhe luftës së
armatosur.
Faktorët e luftës së armatosur, ose disa elemente të tyre, mund të kenë
vende dhe role të ndryshme në veprimet e përgjithshme në balancat e forcave dhe
procedurave në luftën e armatosur. Ato, njëkohësisht, në të gjitha kushtet e
luftës së armatosur përmbushen edhe përmes ndër-kushtëzimeve reciproke,
lidhjes, varësisë dhe ndryshueshmërisë, gjatë së cilës rolin kryesor përherë e
ka faktori njerëzor. Faktori njerëzor dhe teknika luftarake për operacione
masive të veprimeve luftarake, përfaqëson kushtin e domosdoshëm për rezistencë
afatgjate dhe aftësi për zgjedhjen e iniciativës në të gjitha fushëbetejat.
Doktrina jonë, e ballafaqimit të suksesshëm kundër çdo agresori, më së
pari domosdoshmërish të bazohet në ndihmën e një numri të madh luftëtarësh dhe
ndërgjegjësimi i lartë moral dhe politik i faktorit njerëzor, artit adekuat të
luftës, vullnetit të përgjithshëm, gatishmërisë dhe aftësisë së popullatës dhe
forcave të armatosura të saja për të luftuar pa kompromis në mbrojtjen e lirisë
dhe sistemit të vetë shoqëror edhe në kushtet më të vështira. Prandaj gjendja
morale-politike e popullit dhe forcave të armatosura ka një ndikim vendimtar në
rrjedhën dhe rezultatin e luftës së armatosur në një luftë mbrojtëse të
përgjithshme kombëtare.
Shqipëria është anëtare e NATO-s, megjithatë, mbështetja në forcat e
veta dhe mundësive materiale-teknike është një nga parakushtet kryesore për
menaxhimin e suksesshëm të luftës së armatosur. Faktori njerëzor
domosdoshmërish të posedojë sasi të përshtatshme dhe kualitative të armatimit
të ndryshëm si dhe teknikë tjetër luftarake, me të cilat mundësohet arritja e
fitores mbi agresorin i cili është i armatosur edhe me armët më moderne.
Madhësia, forma dhe karakteristikat e hapësirës sonë ndikojnë direkt në
përgatitjen dhe menaxhimin e luftës së armatosur dhe veprimeve luftarake në
kushte të ndryshme. Në hapësirat tona mund të shprehen gjitha dimensionet e
luftës së armatosur dhe formave të veprimeve luftarake – në tokë, në ajër dhe
në det.
Lufta e armatosur dhe rezistenca ndaj agresorit duhet të ndodh
(zhvillohet) menjëherë prej fillimit të luftës, në të gjitha hapësirat e
vendit. Asnjë pëllëmbë hapësire përkohësisht e okupuar nga agresori, nuk do të
humbet në favor të agresorit pa përleshje në fushëbetejë, as që forcat tona do
të mbeten pa aktivitete luftarake; njëkohësisht populli do të ofron rezistencë
masive.
Agresori domosdoshmërish do t`u ekspozohet sulmeve intensive prej vet
kufirit dhe në të gjitha pjesët e hapësirës sonë, kudo që shfaqet: në zonat e
depërtimeve të forcave të tyre, në rrjetin e frontit, në territoret që
përkohësisht i ka okupuar si dhe në sfondin (prapavijën) e tij. Lufta e
armatosur dhe format e ndryshme të rezistencës sonë, do t`i pamundësojnë
agresorit përdorimin e hapësirës sonë – ashtu që në asnjë mënyrë të mos mundet
ta përdorë atë ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht etj.
Disa pjesë hapësinore domosdoshmërish të mbrohen edhe me shumë
këmbëngulje, jo me çdo kusht vetëm me veprime frontale por me të gjitha format
e veprimeve. Vendbanimet, sidomos qytetet e mëdha, kanë një vend të veçantë në
sistemin e mbrojtjes dhe të rezistencës.
Agresorit domosdoshmërish t`i imponohet një luftë e pandërprerë dhe një kohëzgjatje e luftës e cila është e nevojshme për të shkatërruar forcat e sajë dhe të dëbohet nga territori ynë. Operacionet kryhen në kohën që agresorit i përshtatet më pak, kur ata u eksponohen humbjeve më të mëdha. Kur armiku është në çrregullim (rrëmujë), beteja dhe sulmet tona assesi nuk duhet të ndërpriten, përkundrazi, sulmet intensifikohen, armikut nuk duhet t`i jepet shansi të rigrupohet, të kemi humbje për këtë. Prandaj forcat e armatosura dhe njësitë luftarake domosdoshmërish të jenë të përgatitura dhe të ushtruara edhe për veprime natën dhe në të gjitha kushtet e motit...