Kulturë
Fabula nga Vangjush Saro
E shtune, 17.08.2013, 04:41 PM
Vangjush
Saro
Fabula
Ngut
U mat
njeriu disa herë
të kapërcente
një llogaçe;
së fundi
hopa(!) tha i mjeri
edhe u
hodh sakaq.
Por nuk
ia doli gjithsesi,
në baltë
u përlye,
prandaj
edhe u mat të shante
kanalin e
urryer
q’e lagu
thuaj gjer në thonj.
Por befas
mëndjen e ndërroi.
I foli
vetes:
-Kokëtul,
nuk ta
kanë fajin balta e gropa;
pa marrë
ende mirë vrull,
si mund
të thuash: “Hopa!”
Yjet
U
mblodhën njëherë në kongres,
yje nga i
gjithë rruzullimi:
shkrimtarë,
shkencëtarë
dhe
njerëz me biznes,
yje të
pasarelës e të filmit;
madje
s’mungonin as ata
që
qiellin ndrijnë natën...
Papritur
te porta
na u shfaqën
ca yje të
vegjël,
dixhitalë,
që ishin
zënë dore për dore...
-
-Ne
jemi...ne punojmë në portale;
ne bëjmë
natë e ditë vlerësime
për
prozën dhe për poezinë,
ne mbajmë
gjallë gërrmërr-in
se vëmë
notë.
Dikush
tha pa e ngritur zërin:
-Çorap u
bë kjo botë...
Trumcaku dhe Ferra
-Më
mërzitën këto fluturime,
i thotë
një ditë Ferra Trumcakut,
seç bën
ca figura krejt pa sqimë;
m’u hiq
për Zotin, njëherë së paku.
Si
s’pashë rrotull një bilbil
ose
skifter
a fundja
një pallua;
veç ti, o
cofëtirë, hyn e
ç’dreqin
ke që më je qepur mua?
Ia kthen
Trumcaku drejt e drejt:
-Ti mirë
e ke, o mike e shtrenjtë,
nuk
shtyhet gjithë jeta në një ferrë;
por
ç’mund të bëjmë ne hallmëdhenjtë,
kur për
njëri-tjetrin jemi prerë...
Ti kot
mërzitesh kësisoj.
-E di, -
qesh Ferra - qenka e thënë;
tani që
ca më thellë po e mendoj,
më duket
pikës i ke rënë...