Mendime
Agim Gashi: Për zgjedhjet në Shqipëri
E marte, 25.06.2013, 08:11 PM
PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI
NGA AGIM GASHI
Isha i
bindur se edhe kësaj radhe do të fitoj PD. Bindjen ma mbushte edhe dëshira ime
që kisha për fitoren e Sali Berishës. E dija që me fitoren e PD-së në Shqipëri,
ndoshta edhe LDK-ja e Kosovës do ta korrte një fitore e do të kthehej në
pushtetin e merituar dhe të gatuar nga Dr.Rugova e jo nga këta që e udhëheqin
sot. Tani me humbjen e PD-së e me fitorëne e PS-së, shanset e LDK-së u rrënuan.
U rrënuan sepse në mesin e LDK-së ke të tillë që haptas e msheftas e ndihmojnë
të majten. Paraja sot e ka fatin e popullit e atdheut. Kjo para dikujt i ofron
lumturinë e dikujt mjerimin. Edhe në Kosovë prap do të fitoj e majta edhe pse
po u ndahet Jakup Krasniqi.Në fund këta edhe do të bashkohen si Ilir Meta me
Edi Ramën. Skenaret e planifikuara nga PS e Shqipërisë dhe PDK e Kosovës e
pastaj edhe Ali Ahmetit në Maqedoni, luhen mrekullisht dhe askush si ka faj të
djathtes që e luan lojen për kundërshtarët politik. Në mesin e PD-së dhe LDK-së
ka eksponent të majtë, bile edhe në kupolat e udhëheqjes që ndihmojnë të majten
në dëm të së djathttës apo si po i thonë të çendres së djathtë. Faji i këtyre
lojrave nuk është aftësia e së majtës por thjesht tregohet dobësia e së
djathtës. Fundja shqiptarët deri sot asnjëherë nuk ditën të bashkohen për një
qëllim të caktuar për të mirën e atdheut. Udhëheqësit politik shqiptar nuk
zgjodhen kurr gjuhën e dashurisë dhe bashkimit për popullin, por gjuhën e
urrejtjes, sharjeve dhe ndasive.
I vetmi njeri i kësaj historie kombëtare që diti të bëj mardhënje të shkëlqyera me popullin, ishte Dr.Ibrahim Rugova.Andaj edhe kishte kundershtarë ndër më egrit e më barbarër. Të tillë si Ai më kombi nuk ka. Edhe po të jetë ndonjë i përafërt, sdo të arrin kurr të ngjitet diku në udhëheqje shteti. Këtë sdo ta lejonin jo vetëm kundershatrët politik, por edhe injorantët e të njejtes ideologji e parti. Shqiptarët janë të tillë.Të gjithë din ta udhëheqin shtetin, të gjithë dinë ta vjedhin popullin e atdheun, ta vrasin e torturojnë atë në emrin e një lirie që quhet vetërobrim. Më shumë gjeneralë se sa ushtarë.Popull se jo mahi!
Edhe
udhëheqja e shtetit nga Sali Berisha nuk ishte ajo idealja që i duhej
popullit.Përndryshe populli do ta ndalte akoma në pushtet. Kishte varfëri,
korrupcion, hajni, vrasje, kidnapime...dhe asesi të ndalen. Këto i shfrytzoi e
majta dhe do ti shfrytzonte çdo parti pasiqë kemi të bëjmë me një popull tepër
të papjekur politikisht dhe tepër lakmiqar mu si udhëheqësit që i zgjedh. Këtu
humbin vetëm të ndershmit. Dardha pik ndër dardhë.
Por Sali Berisha kishte edhe suksese kolosale të cilat historia smundet me ia harrue. Po ta kishte edhe rrethin pak më të besueshëm dhe po mos ti kishte eksponent të PS-së në udhëheqjen e PD-së, Sali Berisha do ta udhëhiqte shtetin sëpaku edhe këtë mandat. Fatkeqësisht tradhëtitë në mes partish nuk janë risi vetëm te ne por në botën mbarë.Çdo parti ka spiunët e saj në oartitë tjera.
Por, gabimi kryesor i Dr.Sali Berishës që sdo ti falet asnjëherë, është ai që lejoi të fitoj e majta në Shqipëri.
Gjithsesi fituesve ua Uroj fitoren me shpresat se do të jeni në sherbimin e atdheut e jo të dreqit.
Le të rroj Shqipëria dhe shqiptarët.Shpresojmë në ndryshime të radhës që aq shumë i duhen tokës së Arbërit dhe popullit të saj. Lusim Zotin që këtyre tokave dhe këtij populli të ia dhuroj edhe një Ibrahim Rugovë.
Rroftë
shqipëria dhe poulli shqiptar!
25.06.13
Düren
AGIM
GASHI
O SA
PASKAM KEN BUDALL
Oooooooooooo
u ndala dhe mendova
Vetë me
vehten bisedova,
Po pse
jam kaq budalla
E si unë
them tjerë nuk ka!!!
Jo, jo
ska si unë të mjerë
Që humbë
veten për të tjerë,
Pulla të
kputuna në jakë të kmishës
Për poste
të Ramës e të Berishës.
Sa
mendova e u kujtova
Në këtë
botë vuajtje durova,
Asnjë
ndihmë prej Ramës e Berishës
Gjithmonë
me pulla t´kputuna të kmishës.
Eh sa
libra e këngë kam këndu
Po
shumë mbetën pa u publiku,
O vllazni
po ju baj be
Çdo gjë
dhash po për këtë atdhe.
E disa
njerz të atdheut
Si
n´Prishtinë e në Tiranë,
Jo që
kurr smë nderuen mue
Por më
shan me babë e nanë!
Derdha
gjakun edhe djersën,
Mbajta
burgje e kazamate,
Përsëri
mbeta askundi
Hajdutet
pallate të larta n´kate.
Rri e
trus o Agim Gashi
Shiqoj
hallet e shëndetin,
Ti ske
buk me e ngi barkun
Ata
uzurpuen edhe detin.
A spo e
shef çfarë kohe erdhi?
Për atdhe
e për shqiptar,
Nderohen
hajdutet e kriminelët
Atdhetarët
mbeten gomar.
Eh! Moj e
mjera Shqipëri
Të ka
mbulue varfëria,
Katandiset
atdheu i shkretë
Ku
udhëheq e sundon mafia.
Duro tash
e mos bëzaj
Të kan
rrokë hallet e trishtimi,
Vrimë e
fundit në kavall jeni
O ju
njerzit e mërgimit.
Atje në
atdhe me ska aromë
Të
shqiptarit e Shqipërisë,
Kudo
hajna e krime tjera
Sundon
dora e mafisë.
Në
t´gjitha anët lypësarë
Sa
mjerisht populli jeton,
E ka
denim nga Zoti i Madh
Se
vazhdimisht vetë i voton!
Unë i
mjeri nga mërgimi
Mendja më
rri në atë Shqipni,
Me gjithë
zemër e zjarr i djegun
Uroj të
ktheheni në mbarësi!
25.06.2013
Düren
00.21 minuta.