E shtune, 27.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Bilanci i jetës

E shtune, 01.06.2013, 03:02 PM


Përparim Hysi

 

 

Bilanci i jetës

 

Shtatëdhjetëbukësh... veç byrekëve

(se dhe byrekët llogariten në Myzeqe !)

Po zë e  bëj bilancën e jetës

Më duket se dal pak me "firo", se

 

Dyzet e ca vjet punova ndershmërisht

Dhe një kacidhe nuk kam në xhep

Ndodhi një  ndryshim që befasisht

Na gjeti të papërgatitur për këtë jetë.

 

Ndryshimi qe i bukur (për të aspironim)

Por qe një bukuri migjeniane që vret

Ne, mosha e tretë, që zumë pensionin

Befas u gdhimë pa kacidhe në xhep.

 

Ti pate pushtet, po nuk qe i zoti  *

(më thotë dikush që mirë më njeh)

Ankesa jote: është kot së koti

Dhe ke katandisur si qen që leh.

 

Pushtet vërtet pata, po qe kalë që më hipi

Peshën e madhe s'e mbajta mbi kurriz

Dhashë dorëheqje ( shpëtoi kurrizi)

Sikur rilinda. Shpëtova nga një krizë.

 

Mirë,- ndërhyn miku,- po i sheh të tjerët

Qoft dhe  kolegun që i dorëzove karriken ?

Kanë vënë pasuri sa po zënë qiejtë

Ti veç zë qahesh sikur shkërben qyqen?

 

Kohët ndryshuan, por mbete siç ishe

Shkuan dhe vanë  tuajat ideale

E pate në  dorë që të jetoje ndryshe

Dhe mbaj ndershmërinë që s'vlen as dy pare.

 

Mori fund kështu diskutimi

Bilanci i jetës  me firo më del

Pa kacidhe në xhep mbeti Përparimi

Nuk qeshë i zoti të bëhesha "kriminel"

 

* kam qenë kryetar i komitetit pluralist në rajonin.Qendër në Fier si përfaqësues i PD në vitin 1991.

 

28 maj   2013

 

 

Letër djalit*

 

Sot ti mbushe plot 50- vjeç

Unë e mamaja urojmë të bëhesh plot njëqind

Festojmë. Po e ndjejmë tënden mungesë

Dhe fatin tonë mos e ketë asnjë prind.

 

Ti je larg. Atje ku perëndon dielli

Ne të kemi afër dhe për ty regëtijmë

Kemi vënë me mamanë  të dy krahëshpendi

Që godat e urimit me ty t'i tringëllijmë.

 

Sa vijmë e moshohemi. Si unë e  mamaja

S'ka ditë që me ty ne mos bisedojmë

Po si je me shëndet? Po gruaja? Po Alba?  **

Dhe ngashërehemi. Dot nuk gëzojmë.

 

Të kthehesh ? Oh, është krejt e pamundur

Ti je  vendosur atje përjetësisht

Çdo ditë që shkon, mamaja duke u lutur

Lotët kullojnë veç prej dashurisë.

 

Eh, djali ynë ! Të të prijë e mbara

Jetofshë i lumtur me gjithë familje

Bashkë me Albën veç ditë të bardha

Ditë të gëzuara... të gjitha DITËLINDJE.

 

* jeton në Florida prej vitit 1997

** Alba- mbesa ime që  më 27 qershor mbush 13 vjeç

 

26 maj   2013

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora