| E shtune, 01.06.2013, 03:02 PM |
Përparim
Hysi
Bilanci i
jetës
Shtatëdhjetëbukësh...
veç byrekëve
(se dhe
byrekët llogariten në Myzeqe !)
Më duket
se dal pak me "firo", se
Dyzet e
ca vjet punova ndershmërisht
Dhe një
kacidhe nuk kam në xhep
Ndodhi
një ndryshim që befasisht
Na gjeti
të papërgatitur për këtë jetë.
Ndryshimi
qe i bukur (për të aspironim)
Por qe
një bukuri migjeniane që vret
Ne, mosha
e tretë, që zumë pensionin
Befas u
gdhimë pa kacidhe në xhep.
Ti pate
pushtet, po nuk qe i zoti *
(më thotë
dikush që mirë më njeh)
Ankesa
jote: është kot së koti
Dhe ke
katandisur si qen që leh.
Pushtet
vërtet pata, po qe kalë që më hipi
Peshën e
madhe s'e mbajta mbi kurriz
Dhashë
dorëheqje ( shpëtoi kurrizi)
Sikur
rilinda. Shpëtova nga një krizë.
Mirë,-
ndërhyn miku,- po i sheh të tjerët
Qoft
dhe kolegun që i dorëzove karriken ?
Kanë vënë
pasuri sa po zënë qiejtë
Ti veç zë
qahesh sikur shkërben qyqen?
Kohët
ndryshuan, por mbete siç ishe
Shkuan
dhe vanë tuajat ideale
E pate
në dorë që të jetoje ndryshe
Dhe mbaj
ndershmërinë që s'vlen as dy pare.
Mori fund
kështu diskutimi
Bilanci i
jetës me firo më del
Pa
kacidhe në xhep mbeti Përparimi
Nuk qeshë
i zoti të bëhesha "kriminel"
* kam
qenë kryetar i komitetit pluralist në rajonin.Qendër në Fier si përfaqësues i
PD në vitin 1991.
28
maj 2013
Letër
djalit*
Sot ti
mbushe plot 50- vjeç
Unë e
mamaja urojmë të bëhesh plot njëqind
Festojmë.
Po e ndjejmë tënden mungesë
Dhe fatin
tonë mos e ketë asnjë prind.
Ti je
larg. Atje ku perëndon dielli
Ne të
kemi afër dhe për ty regëtijmë
Kemi vënë
me mamanë të dy krahëshpendi
Që godat
e urimit me ty t'i tringëllijmë.
Sa vijmë
e moshohemi. Si unë e mamaja
S'ka ditë
që me ty ne mos bisedojmë
Po si je
me shëndet? Po gruaja? Po Alba? **
Dhe
ngashërehemi. Dot nuk gëzojmë.
Të
kthehesh ? Oh, është krejt e pamundur
Ti
je vendosur atje përjetësisht
Çdo ditë
që shkon, mamaja duke u lutur
Lotët
kullojnë veç prej dashurisë.
Eh, djali
ynë ! Të të prijë e mbara
Jetofshë
i lumtur me gjithë familje
Bashkë me
Albën veç ditë të bardha
Ditë të
gëzuara... të gjitha DITËLINDJE.
* jeton
në Florida prej vitit 1997
** Alba-
mbesa ime që më 27 qershor mbush 13 vjeç
26
maj 2013