Kulturë
Mustafë Rugova: Jeta është e tillë…!
E premte, 31.05.2013, 10:00 PM
Jeta
është e tillë…!
-Leter,
mikes time të gjimnazit-
-Kurre nuk me hiqet nga mendja kur nje burre i moshuar, me ofrohet dhe ne ato çaste të renda dhe me thote: -Zoti te lashte shendosh bre burre, e ti thuaju njerezve tuaj te mos merziten kaq shume, se mua more ti lum zoteria mi kane vra 11 familjare para syve edhe pike loti kush nuk m'ka pa! Kurre se harroj kete njeri te forte!-
Nga Mustafë Rugova
Shumë e
nderuara Myrvete!
Te kesh
vellezer edhe motra do te thote qe ti nuk je vetem. Motrat dhe vellezerit do te
thote, jane ata qe gjithnje te rrine prane teje ne dite te mira dhe te
veshtira. Vellai dhe motra jane ata me te cilet ti mund ti qashe te gjitha
hallet e botes, pra jane ata qe mund t'ju thuash ato qe te tjereve smund t'ju
thuash kurre! Ata jane aty, edhe kur miqte mund te ndodhë që ta kthejne shpinen
e te braktisin... Pra te kesh motra dhe vellezer eshte gjeja me e bukur ne kete
jete, sepse ata jane eliksiri i shpirtit. Dhe kur humb njerin nga kjo grixhe
familjare, eshte trishtim dhe eshte me e madhja dhimbje ne jete, sepse ti ,une
apo ai tjetri humb nje pjese te shpirtit... Ne anen tjeter ne duhet te jemi te
pergatitur edhe per te papriturat qe i sjell jeta. Jeta, moj Myrvetja ime,
eshte e befasishme, eshte tinzare, eshte jo rrallë edhe hipokrite, eshte pse
jo, edhe xeher... por ajo din te jete edhe e mire, e bukur ,hiroshe, madje
shume e dashur dhe terheqese... Jeta eshte e tillë, herë mrekulli e here
befasi! Ne të gjallet, edhe perkunder dhimbjeve qe na i shkakton nana natyre,
duhet te mesohemi te mbijetojme, duhet te behemi te forte, pra duhet te jetojme,
të jetojme aq sa ka me na dhene Zoti ymer. Kurse per njerezit tone te dashur,
te cilet sot nuk jane me ne, duhet dhe duhet ti kujtojme ,si dhe duhet te
mburremi me ta deri ne qiell qe pas vetes kane lene emra te mire. Kjo eshte
çeshtja dhe kjo eshte me e madhja vlere.
Ne
dhjetorin e kobshem, atehere kur ne humbem vellain tone, direkun e shtepise , e
kishim shume te veshtire te haperonim ne jete, sepse na iku njeriu te i cili i
kishim te gjithe syte; Ai i cili na mbajti gjalle dhe na brumosi me ideale te
pastra kombetare'; Ai i cili sidomos per mua ishte bere edhe prind edhe vella
po edhe mesues,sepse kur me pati vdeke babai, une isha ne moshe fare te njome,
nente vjeç; shtoja kesaj edhe skamjen e madhe, e te tjera halle te cilat te
plandosin per toke. Dhe pas njembedhjete ditesh qe ishte i shtrire ne spital,
dhe ate ne kome, pati dhene shpirt. Aty ishim i gjithe farefisi, dhe kurre se
harroje ate hallakame dhe ate permbysje te madhe ! Kurre nuk me hiqet nga
mendja kur nje burre i moshuar, me ofrohet dhe ne ato çaste të renda dhe me
thote: Zoti te lashte shendosh bre burre, e ti thuaju njerezve tuaj te mos
merziten kaq shume, se mua more ti lum zoteria mi kane vra 11 familjare para
syve edhe pike loti kush nuk m'ka pa! Kurre se harroj kete njeri te forte!
Edhe Ti
moj Myrvete, behu e forte dhe kujto motren tende te mire , jo me lot dhe me
merzi, por kujto ato çaste te lumtura qe ke kaluar me te, dhe lere LULEN te
qete atje ku eshte,se ajo tash eshte te Zoti, ai e ka marre ne gji,dhe ajo
bashke me te tjeret nga parajsa na veshtron, dhe kurre nuk mund te gjej qetesi
nese na sheh te perlotur dhe te merzitur!
Keto
fjale qe po ti them, une ndjeva nevoje ti nderroj me Ty, sepse mbreme pas atyre
komenteve tuaja plote dhimbje, nuk kam mund te rehatohem gjithe naten. Te lutem
shume, oj Myrvetja ime behu e forte, dhe drejtoji syte ne radhe te pare te
bashkeshorti yt, te partneri i jetes, pastaj ti ke motra dhe vellezer jo te
mire, por shume te mire, aty , tek ata do ta gjesh edhe ngushellimin dhe
gezimin e jetes. Kurse mua qe me ke shok, ke me m'pase afer mendjes e shpirtit
so njerzit e tut e dasshur, dhe une kurre skam me u hamend, por gjithnje kam me
te perkrahe ,sepse edhe ndihma e mikut eshte koxha e shtrenjte... Mos harro
keto qe po ti them e po ti shkruaj!
Ju pershendes
dhe ua shtrengoj duartë fort me shumë mall!
I juaji-Mustafa