E shtune, 27.04.2024, 07:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Haki Bajraliu: Nga zemra buron gëzimi

E shtune, 01.06.2013, 02:05 PM


HAKI BAJRALIU

NGA ZEMRA BURON GËZIMI

(Poezi për fëmijë)

Shëpia Botuese: Kurora

Gjilan 2013

SHËNIME PËR AUTORIN

Haki Bajraliu, u lind më 16. 03. 1948 në fshatin Velegllavë, komuna e Dardanës (ish Kamenicë).

Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje kurse pjesën tjetër në fshatin Desivojcë dhe në Hogosht. Shkollën e mesme – Normalen, në Gjilan, ndërsa SHLP -Drjetimi i mësimit klasor po ashtu në Gjilan,  të cilën e ka mbaruar në  vitin 1978.

Ka punuar  në procesin Edukativo-arsimor prej vitit 1969, në fshatin Poliçkë, Velegllavë, Desivojcë  dhe së fundit në Gjilan.

Pas 43 vjetësh pune të suksesshme  është pensionuar në vitin 2013.

Haki Bajraliu që nga shkolla e  mesme Normale është marrë me shkrime dhe  në dorëshkrim ka një serë veprash, zhanresh të ndryshme, si poezi, tregime, drama, monografi dhe  doracakë për metodologjinë e punës në procesin  edukativo-arsimor.

Vepra “NGA ZEMRA BURON GËZIMI” është  një përkushtim i zellit dhe shembujve artistik të gjetura për konkretizimin e mësimit.

Haki Bajraliu jeton dhe vepron në Gjilan.

Biiblioteka Libri i parë

Redaktor: Hysen Këqiku

Recensentë: Jusuf Bislimi, Hetem Arifi

Përkujdesja artistike: KURORA ARS

 

 

MOS NA HARRO

 

Eh, si janë këto ditët

E kanë të bardhën

E kanë të zezën

E kanë ditën

E kanë natën.

 

Me psherëtima

Me gëzime

Me të vështira

Me hidhërime

 

16 marsi 2013

Me emocione

Me psherëtima

Me ngashërima

 

E lash ditarin

I lash vogëlushët

Dikur hyra me gëzim në shkollë

Atë ditë dola me lot nga shkolla

 

Dita e fundit me pasion

Atë ditë kur dola në pension

“Ditën e mirë o mësuesi jonë”

Mos ke frikë  se ne nuk të harrojmë

 

 

VENDLINDJES SIME

 

Velegllavë ëndrra ime

Lulet ke stoli balli,

Sa e madhe je në mua

Shumë për ty më merr malli.

 

Poezia ime më je ti

-Vend me lule shumë,

Dy horizonte të barabarta

Në mes i kthjellti lumë.

 

Nuk bën jo pa të vizituar

E  pa i derdh disa pika lot,

Të përmalluar për gurë  e thera

Jo, jo zemra nuk të harron dot.

 

Velegllavë, psherëtimë mali

Cicërimë bilbili e ujë burimi

Po më thuaj o vend i bekuar

Nga zemra jote buron gëzimi!?

 

Nuk flas  unë më tha mali

Po flet vetë historia,

Çdo armik që shkeli këtu

E kapi paniku e lemeria.

 

 

SHPIRTI NUK U VRA

 

Nuk na erdhi asnjëherë

Me lule duart plot,

Na erdhi me tym e zjarr

Me plumba e barot.

 

Kënga u ndal fare

Në sy pranvere,

Arat u mbushën varre

Edhe kësaj here.

 

Po shpirti nuk u vra

Lirinë prore gjakojmë,

Kthim prapa nuk ka

Drejtë saj marrshojmë.

 

 

ZEMËRLUANË PËR LIRI

 

Kosovë, oj nëna loke

Për ty kalitemi ne,

Për rrugët e lirisë

Në ballë përherë na ke.

 

Adem Jashari me kushtrim

Fehmi Ladrovci e Xheva e ti’

Në pararojë e jo në lojë

Për këta zëra lumja ti

 

Lum babai që i rriti

Lum nëna që u dha gji,

Me UÇK-në forcë çeliku

Zemërluanët për liri.

 

 

PSE KËSHTU

 

Dritë o diell, o jetë

Më përkund në kënaqësi,

Nëpër shtigjet e ardhmërisë

Më rrëmben e më futë në thellësi

 

Unë kënaqem kur të shof ty

Ta jap dorën të uroj mirësi

Pse dhe ti nuk e bënë këtë

Me fjalë të parë shpreh armiqësi.

 

Pse unë dua të jetoj në liri

Çfarë të keqeje të bëj ty,

Ecim bashkë hullive të gëzimit

Ndërtojmë kulla të përparimit.

 

 

NË MËRGIM

 

Larg vendlindjes

Në mall tretem

Mirë mëngjes

Kujt i them ...

 

Rëndë për besë

Për të gjithë ne,

Mendja na fluturon

Atje në atdhe.

 

Atje kemi prindër e fëmijë

Para syve në përvajim,

Më dhemb koka lotojnë sytë

Largohu pak o përmallim.

 

E përmallimi rritet e rritet

Sikur lulja fill pas shiu,

Nuk duron as gurë as druri

Sa duron ky shpirt njeriu

 

I rëndë shumë kurbeti i zi

Po fati ynë, kështu është shkruar,

Diku larg në meridiane

Bukën e gojës për ta fituar.

 

 

VËLLAUT TIM

 

Shumë të mbarë

e kam një vëlla

Kurrë prej tij

nuk kam për t’u nda’

Kudo   që shkoj

edhe në sheti

Atë se lë

të mbetet në shtëpi.

 

Është  rritur vëllau

për në shkollë

I hareshëm duket

faqet kuq si mollë,

Edhe mësimet i shkojnë

mbarë

Do t’i ndihmoj

të jetë i parë.

 

Nuk futem në lojë

pa qenë dhe ai

Se nuk ndjejë

pa të kënaqësi

Eja vëlla

-e lus eja

Unë dhe ti

Në lumturi.

 

 

ADELINËS

 

Gëzueshëm Lina kthehet nga shkolla

Sikurse një kukull e bardhë si bora,

Është punëtore e shkëlqyer

Detyrat si lë kurrë pa i kryer.

 

Për çdo  ditë në shkollë shkon

Gjithherë prindërit i njatjeton

Lamtumirë o babë e nënë

Të mirët e mi diell e hënë.

 

Vëllezër e motra  - degët e mia

Plot me lule  e plot me pemë

Si dua unë u gjetsha të gëzuar

Me ju motra si bilbili në rrem’.

 

 

LAVËRTARI

 

Me gëzim

Pret pranverën

Të mbjell misrin

E hudh farën

Lavërtari me zellin e tij

Lavron arën bën çudi.

 

Gëzimi i duket

Në faqe e sy,

Në pika djerse

Edhe në arë

Tramak misri

do të bëhet

Ja, kjo farë.

 

Edhe fëmijët

I rrinë pranë,

Me ujë të freskët

Dhe dashuri

Të gjithë në punë

Për begati.

 

Të gjithë në punë

Për mbarësi...

 

 

SI NË ËNDËRR

 

Tungjatëjeta na thotë pranvera

Si një nuse me shumë stoli,

Livadhin me lule e ka fustan

Malin me gjethe, kulm shtëpi.

 

Buzë lumi në degë shelgu

Bilbili e akordon sharkinë,

Më tej e thërret një gushkuq

Eja tek unë  e ke lumturinë.

 

E kur bëhen të dy bashkë

Njeri nuse e tjetri dhëndër,

Ku ka më bukur pa më thuaj

Se kjo jetë si në ëndërr.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora