E shtune, 03.05.2025, 02:51 PM (GMT+1)

Speciale

Ukshin Zajmi: Gjurmë dardane në Serbinë jugore

E enjte, 23.05.2013, 06:00 PM


Gjurmë dardane në Serbinë jugore

Ekskluzive nga Ukshin Zajmi

Në trojet antike të Dradanisë, që sot i takojnë shtetit serb, është duke u ndërtuar koridori jugor i autostradës nga Leskoci deri në kufirin Serbi-Maqedoni. Kjo pjesë e rrugës ka një gjatësi prej mbi 100 kilometrash dhe gjatë trasimit të saj, janë gjetur 33 lokalitete arkeologjike. Sipas të dhënave që jepen nëpër sajte të ndryshme interneti, mësohet se 28 lokalitete janë hulumtuar nga institute e muze të ndryshme serbe, ndërsa pesë kanë mbetur për t’u hulumtuar më vonë. Hulumtimet arkeologjike përgjatë trases se kësaj autostrade dhe 40 metra larg saj i finanson organizata e themeluar per këto rrugë “Koridorët e Serbisë”, ndërsa punët gjatë trasimit dhe matjeve të ndryshme i përcjellin arkeolog të angazhuar për këtë qëllim. Kjo trase rruge shkon paralel me rrjedhën e lumit Morava Jugore apo Morava e Binçës, që nisë në territorin e komunës së Vitisë në Kosovë, dhe lumenjeve tjerë si Moravica që gjendet në Kosovën Lindore. Ndonëse në këto loalitete edhe më herët janë gjetur lokalitete arkeologjike, thuhet se ky territor nuk është i studiuar pikërisht për ate  se ky terren gabimisht është fshirë nga hartat e vjetra romake, dhe se hulumtimet arkeologjike në këtë terren fillojnë nga zero-ja.

Gjatë hulumtimeve të këtyre lokaliteteve, thuhet se ato datojnë që nga shekulli i 10 deri në shekullin e 8-të para epokës së re. Kjo ka të bënë me katër lokalitete arkeologjike rreth fshatrave Pavlovc dhe Davidovc në rrethinën e Vrajës si dhe të lokaliteteve Donji Neradovc deri tek ai i quajtur Srpska ku?a (shtëpia serbe). Arkeologu Aleksandar Bullatovi?, nga instituti arkeologjik serb, thot se, gjatë këtyre punimeve janë zbuluar vendbanime mjaft të mëdha, identiteti i të cilave nuk ka mund të përcaktohet, por që dihet se ato kanë qënë të ndërtuara përrreth lumit Morava, i cili, tash, bukur shumë është larguar nga këto vendbanime të lashta. Pos venbanimeve, gjatë hulumtimeve thuhet se janë gjetur artefakte të shumë shtesimeve arkeologjike nga kohërat parahistorike, të kulturës së Starqevës e më pak të kulturës së Vinqës e deri tek koha e antikitetit të vonë dhe të perandorisë romake.

Territori, në të cilin janë gjetur këto lokalitete arkeologjike, ka qenë territor i banuar kryesisht nga fisi ilir Dardan, por që  në shkrimet e deritanishme asnjë fjalë nuk thuhet për dardanët e as për ilirët, edhepse, disa qarqe serbe, trumbetojnë se edhe serbët e kanë prejardhjen prej ilirëve.

Një gjë është brengosëse, studimet serbe të këtyre lokaliteteve, kanë për t’u munduar që asnjë artefakt të gjetur e që u takon Dardanëve të mos e emërojnë me emrin e vërtetë, e kur kësaj nuk mund t’i bishtërojnë, atëherë ate atefakt do ta zhdukin, sikur që i kanë zhdukur mumiet e gjetura në Lipkovë të rrethit të Kumanovës në Maqedoni. Përndryshe arkeologët  dhe historianët shqiptarë, deri më tash, asnjë fjalë nuk e kanë thënë për këto vendbanime. Ndoshta, për ata nga Kosova, qasja në këto venbanime është e kushtëzuar dhe e pamundur, por, për historianët shqiptarë nga Kosova Lindore dhe arkeologët e historianët nga Shqipëria një gjë e tillë nuk është e kufizuar.

Ecuria e gjetjeve arkeologjike gjatë trasimit të rrugëve në Serbi është për t’u lakmuar, karshi punëve që po bëhen në trojet shqiptare. Në këtë vend, vetëm në 100 kilometra trase janë gjetur 33 vendbanime, kurse në trasenë e magjistralës “Ibrahim Rugova” në Kosovë përmendët vetëm një lokalitete i tillë, gjë që habit, sepse trasea e saj kalon nëpër territorin e Prizrenit e të Suharekës, si territore të njohura për lashtësinë e tyre. Mirëpo, kur asociacionet kulturore të Kosovës dhe ato të trashëgimisë kulturore heshtin, kryesit e punimeve memzi presin, sepse po u zbuluan ato, atyre u krijojnë hargjime (nëse për këtë është i shkruar ndonjë pasus në kontratën e hartuar) por, edhe vonesa në realizimin e projektit.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx