Shtesë » Lajme
Gëzim Llojdia: Bitumi i Selenicës ...
E marte, 21.05.2013, 08:56 PM
BITUMI I SELENICES- GJITHE RRUGET DO TI KISHTE SHTRUAR
NGA GËZIM LLOJDIA
Selenica
e njohur prej bitumit, që ka prodhuar ndër kohëra. Selenicës shtrihet rrëzë
kodrave. Vjosa është një gjarpër shtriqet në bregun përtej. Qyteti minator
shqyrton një fytyrë plotë rrudhje tregon plakje para kohe dhe braktisjen e madhe. Tre plagë që vunë në
lëvizje,shkurt gërryen nga themeli qytetin minator në 20 vjet tranzicion .Orët
e zhvillimit të qytetit mbetet socializmi.Vitet ’90 sollën dhimbje në të vërtet
shpirti u çlirua nga gurëzimi i materias dhe braktisja morri dhenë. Qyteti që
ruante në shpirtin e tij produktin e zi ka parë, mirëpo ka njohur
më shumë të huaj. Pasqyra e kronikave të tij thonë se ujqërit dhe zogoria e tyre ishin gati ta mbanin pirjet ashtu si pronë të tyre me kohëzgjatje të pambarimtë
,nëse nuk do ta përballonin
vendasit s,sulmet e kësaj aradhe të
tërbuar që ka ardhur nga pushtuesit e egër,por jo më pak nga shfrytëzuesit ,që
sunduan minierën. Qyteti në pamje të
parë ngjan si qytetet e tjerë të fjetur në kohët sotme me arin vjeshtor dhe brymën e hënës me
Vjosën tek bregu me kodrat tek kokat
,miniera që shtrin labirintet e veta nën
trupin e tij .Mirëpo askush nga vendasit nuk e kishte menduar se ai
produkti i zi,ishte pasuri që merrte
flakë nuk do tua kalonte jetën pa brengosjen deri në dridhjen nga
pikëllimi nga shfrytëzimet,aksidentet dhe tmerret e tjera .
Rruga për
në Selenicë tregon një asfalt të brishtë vende -vende kafshuar nga ujërat .Në
hyrje të fshatit Lubonjë dikur një sektor i madh i fermës bujqësorë të
Llakatundit,rruga është kthyer në një hauz të thellë duke shkaktuar rrezik për
automjetin. Maune sjellin rëra bituminoze
nga Selenica(në të vërtetë minierën e shfrytëzon prej vitesh një kompani
franceze) kanë shkatërruar këtë udhë dhe udhët e tjera . Bitumi natyral i
Selenicës njihet qysh para 2000 vjetësh, citojmë kronikat.Dhe më tej tregojnë se përdorur si armë luftë nga
ilirët, grekët e vjetër, romakët .Me këtë pasuri kombëtarë që nxirret nga
nëntoka vendi ynë duhej të ishte vendi i parë në tokë ku duhej të kishte të gjitha rrugët me asfalt
.Se çfarë është ky produkt natyral,të lexojmë kronikat . Bitumi i Selenicës
është një pasuri natyrale, që gjendët në nëntokë. Kjo pasuri është shfrytëzuar nga të huajt, thonë
kronikat e hershme. Shprehja shqiptare: zifti i Selenicës ka shtruar
rrugët e botës,ndërsa kanë lënë në mjerim rrugët e këtij vendi gjen mishërim tek udhët e lumit
të Vlorës. Kjo pasuri kombëtarë gjykoj
se i duhej dhënë ë investitori të
huaj,mirëpo më parë duhej të ishin mbuluar më zift, të gjitha udhët e këtij
vendi. Regjimi i Enverit gati 50 vjeçar nuk ja dha të huajve mirëpo edhe në atë
kohë zifti i Selenicës nuk i mbuloi dot
rrugët më çakëll. Çfarë duhej të kishte bërë shteti kur u kris sistemi i centralizuar? Kjo
minierë mund të njësohet më ato të nxjerrjes së arit kushedi, në të
vërtetë për arin e zi, që nxirrej në Selenicë,ngase një ditë
edhe tregu do të gjendej. Shteti do të duhej të kishte marrë në konsideratë
faktin-udhët e këtij vendi gjysmë të shkatërruar dhe asnjëherë të shtruara me zift. Atyre duhej tu
kalonte përsipër zifti i zi, për ti sjell në standard me udhët e fqinjëve tanë
. Shqyrtojë dhe sjell në vëmendje: këta
fqinjët tanë s’kanë pasur minierë zifti,
mirëpo rrugët e tyre futen te standardet evropiane. Shqyrtoj sërish: me minierë
zifti, por me rrugët e standardeve të
luftës. Kemi një minierë të vendosur
diku në periferi të qytetit të minatorëve ,që nxjerr produktin kryesor të mbulesës së zezë të udhëve.
Mirëpo nuk ka asnjë arsye, që rrugët
shqiptarë të krahasohen me vendet ku janë zhvilluar luftërat e fundit si Kabuli apo Siria. Nëse udhëton
sot nëpër aksin rrugor Vlorë-Lumi i Vlorës -Borsh kjo udhë e Kurveleshit të
poshtëm të nxjerr në bregdet,mirëpo ajo ngjanë se përsipër i
janë rrëzuar bomba luftë duke u kthyer kështu
në hendeqe e kanale .Zifti në
këtë udhë ngjanë si gjalpi sipër një copë bukë
të thekur. Mirëpo po të kërkosh të ngjitësh në Kurveleshin e
sipërm bukurit aty rrëzohen para syve nga mungesa e rrugëve. Fshatra të
tërë të këtij vendi nuk kanë rrugë ndërsa një investitor i huaj ka kohë, që bënë pramati me produktin e zi,
që e nxjerr nga nëntoka jonë. Kjo pasuri
nxirret në vendin e quajtur Selenicë nuk ka mundur do të shtrojë disa km më tej në udhën ë lumit të Vlorës .Si
mundët vallë, që gjithë arteria kryqësore e këtij qarku është copë-copë, për
ibret shprehën lebërit. Fqinjët tanë nuk ë kanë këtë pasuri ,çuditërisht rrugët
e tyre ndrijnë nga asfalti i mrekullueshëm.”Ari i zi” gjendët në nëntokën tonë
është si flori e shkuar floririt, or tunxh ,ngase kjo pasuri që ka ngjyrën e
zezë do të kishte shtruar të gjitha rrugët, cepat,lagjet dhe katundet e këtij
vendi do të kishim turizëm,mos braktisje të fshatit,zhvillim të këtij të
fundit,prodhime e përpunime të
produkteve bujqësorë e blegtoralë. Nëse
zifti do të ishte hedhur në rrugë,?Çdo katund do të ndriste nga udhët e
shtruara me zift të zi. Kujtdo
investitori të thoshe:hajde investo do të merrte rrugën. Por më këto udhë,
gjithkund e zë lemeria për të shkuar dhe jo më për të investuar Rrugët do ti
kishim si Evropa. Produkti. Gjendët në
thellësi të shpirtit të tokës tonë, gjë na është dhënë për të bërë pramati.
Mirëpo fjala bie :Si e shfrytëzojmë
ne shqiptarët? Tregues i kësaj është
gjendja e rrugëve. Portreti i tyre flet
shkoqur. Shqipëri të qofsha falë….të ka dhënë Zoti këtë pasuri. Pra ta ka dhënë
Zoti . Gjithmonë ka një shkak,përse Zoti
të sjellë në jetë.Enigma,që nuk dihet,por që kuptohet.Ka legjenda mistike, që
flasin për rërat e ndezshme ato lëshojnë
flakë vetë. Këto rëra gjinden në Selenicë dhe në masivet e tjera përreth tyre
.Po ti ku ishe shqiptar,kaq kohë dhe kaq gjatë ende së shqyrton arsyen se përse
ta ka dhënë? Mos vallë për armë luftë,apo për rrugët e
tua?Rrugët ,ato turpërojnë këtë vend ,që gjithsesi mbetet i bukur. Bukuri që vret sytë. Duhet të
qartësojmë idenë se në radhë të parë. Përse duhet ti kemi rrugët të shtruara?
Qytetërimet nisin tek infrastruktura
rrugore. Gjithë braktisja masive e
fshatrave nga jugu në veri ka një zanafillë. Mungesa e infrastrukturës rrugorë .
Kronikë:
Të dhëna historikë nga autorë të huaj
Bitum do
të thotë:Lëndë minerale me ngjyrë të errët a të zezë, në gjendje veshtullore
ose të ngurtë, me prejardhje nga hidrokarburet e vajgurit, që nxirret nga toka
dhe që përdoret për të shtruar rrugët etj.Viti 1905: Komunikimi midis Vlorës
dhe Beratit,autori përmend : përmes
armenit(fshati i sotëm ) dhe Signa(Sinja), preferohet nga karvanët në
sezonin e dimrit (kur rruga nga Vlora në Bërat, është përmbytur
plotësisht).Autori përmend shpellat e bitumit në Picar. Industria minerare në
Picar, e Selenitza(Selenica) dhe Romzi. Gurorët ë saj, punonjësit janë grekët
dhe vllahët. Fshati ka një xhami dhe një kishë dedikuar St Nicholas (Sënkol).
Këto llafe në format të shkruar i përkasin
Eugenio Barbarich. Albania. 1905
Roberto
Almagià (Ënciclopëdia Italiana (1936). Selenizza (Selenica). 15 km nga Vlora, në
një kodër në afërsi të bregut të majtë të Vjosës e njohur tashmë nga lashtësia
për lëshimin e gazrave të ndezshme. Ato janë të lidhura më praninë e bitumit i
cili është i mbarsur me gur ranor
miocenit.Nga dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë është kryer nxjerrja nga një kompani francezë. Atë
pastaj e mori përsipër Shoqëria italianë e minierave Selenizza në vitin 1918
(më qendër në Romë), e cila nxirrte
ekstrakt rreth 5-6000 ton në vit. Një dekovil mbart produktin në portin
ë Vlorës.
Kronikë: Pellgu
minerar
Ekzistenca
e këtij pellgu ka qenë i njohur që nga kohët e lashta u përmend nga
shkrimtari Pliny natyralist romak. Të
parët që përfituan nga fusha e asfaltit
ishin turqit që sunduan Shqipërinë .Më vonë kemi një shoqëri francezë nga fundi
i shekullit deri në fund të nëntëmbëdhjetës dhe
Luftës së Parë Botërorë ,territori u pushtua nga forcat e ekspeditës italianë të cilët ftuan industrinë
italiane të ndërhyjë për shfrytëzimin e rezervuarit. Ndërhyrja italiane. Ajo ishte e përbërë nga Lidhja e
Minierave Selenizza, me kapital të konsiderueshëm .Ndërtuan një dekovil prej
mbi 30 km për t'u bashkuar në portin ë Vlorës dhe u zgjeruan galeritë e gërmimit dhe ndërtuar një fabrikë në Vlorë
për përpunim asfalti për prodhimin e vajrave mineralë. Në vitin 1939,
vitin e parë para luftës, prodhimi
i asfaltit ka arritur në 15.000 ton me prodhimin e
tij të vajrave mineralë, lubrifikantë të veçanta për të cilat pastaj
industria italianë ishte e varur nga
tregjet e huaja. Aktiviteti u ndërpre në
vitin 1943 me pushtimin gjerman të Shqipërisë. Në vitin 1939 kompania kishte
fituar koncesionin për shfrytëzimin e minierave të Shqipërisë. Prodhimi u iniciua
në Porto Marghëra ku është prerë dhe është përdorur pastaj për prodhimin ë
acidit sulfurik. Hiri u përdor pastaj në çelik në vend të mineral hekuri.
Kronikë: Treni(dekovili)
Vlorë Selenicë
Treni
–dekovil bënte udhën e hekurt nga
qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe rrugë malorë. Ky lloj treni quhej dekovil dhe
kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar
relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si
e përshkruan një studiues lokomotivat më avull tërhiqnin duke u ngjitur në
rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët e
vegjël .Një detaj të vogël kujtojnë banorët ishte së treni kishte edhe
vend për drejtuesin .Makinisti e ndalonte dhe hipte drejtori .Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë
funksiononte, por duke mos e përshkruar
tunelin e qafës në Babicë. Ai qëndronte
tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të
zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa
udha e hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi
gjithë kjo udhë e hekurt më gjatësi
kilometrikë? Italianët ndërtuan, për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë.
Përveç rrugëve ndërtuan edhe një rrjet
dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë -
Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë
së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion
shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta.
Thënie:Duke
qenë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar gjithmonë na i kanë prerë
rrobat popujt e mëdhenj. Fjalë e urtë shqipe:”Sipas kokës-festen”.
Kronikë: Selenica e sotme
Drejtori
i shkollës së mesme Ilia Seferi. Flokëthinjur. I shkurtër. Fjalët i ka më
pikatore. Ka shkëlqyer në gjimnaz. Shkolla
e rikonstruktuar.Pastërti dhe
kënde .A gjendët një shkollë ë ruajtur
,pasuruar me këndë punuar plot pasion dhe shije. Shkolla gjendët në hyrje të
qytetit të venitur të minatorëve. Numri i nxënësve ka pësuar rënie.Nga 750 nxënës
në kohë-fillim tranzicioni sot shifra është zvogëluar deri në 150 nxënës,dy matura ka viti 2012-13. Shkolla
e Selenicës për nga mënyra se si mirëmbahej
bërë objekt për mirë nga mediumet e
këtij vendi .Bojatisur dhe e
pajisur me stenda,nxënës të qetë dhe mësues, që zhvillon mësimin
normalisht. Mirëpo dallimi nga shkollat e tjera të zonës së Topalltisë është se
në këtë ndërtesë siç pohon edhe Ilia është investuar është mirëmbajtur. Në disa
shkolla kryesisht ajo e komunës Vllahinë të binin në sy dyert pa kompensatë, që
mund të komunikojë nga jashtë pa problem,banka në gjendje lufte dhe muret
problematikë. Një gjarpër qarkon në lindje .Është Vjosa,që rrjedh
turbull-turbullo në dimër apo zheg. Koha e njëzet viteve të fundit e ka përhumbur në një farë
mase historinë e qytetit minator. Aty banorët kanë jetuar me minierën. Bujqësia
është futur ndoshta në shekullin, që i grisëm fletën. Për
rërat bituminoze të kësaj zone flasin për pasuri .Kodrat ndjekin
njëra-tjetrën dhe në horizont. Ky i fundit mbanë rëra bituminoze. Brenda këtyre
kontureve, d.m.th brenda këtyre
llagëmeve nxiret ari i zi. Në të vërtet,pa bërë hasha do ta themi,atë që dihet
mirë.Qyteti i dikurshëm është kthyer në një fshatë të ngeshëm .Ka diku aty
te 1800 votues. Pallatet bosh. Emigrimi
e griu këtë qendër deri në themele.
Zymtësia është portret, ajo shfaqët tek banesat e kohës së socializmi .Në atë
kohë qyteti ishte ndër më të mëdhenjtë e Topalltisë. Çfarë siguronin minatorët
në qytetin minatorë në krahun e djathtë
të Vjosës. Tre gjëra themelore të thonë. Së pari-punësimin. Puna ishte nder dhe
lavdi. Puna ishte në të gjitha frontet bjqësi,minierë,tregti .Puna ishte e
lodhshme ,tmerruese. Së dyti-strehimi në banesat, që do të mund të quhen
socialë. Të gjithë njësoj. Streha me tulla dhe me hyrjet 1+1 dhe 2+1. Me një
komision strehimi. Së treti:Pensionet. Mosha
e tretë gëzonte një pension. Ky lloj pensioni përballonte vitet e mbetura. Kinoklubi i minatorëve. Dikur i
zhurmshëm.Poster:Mbrëmje vallëzimi për minatorët e dalluar”.Fusha e sportit. Skuadra:”Minatori”.Nostalgjia ë
dikurshme shkrihet në një pikë. Qytetin e ka ngrënë në shpirt mërgimi përtej
vendit tonë. Një bust në këtë kryqëzim udhësh, është një dëshmi. Fytyra të
mërzitura. Pamja e tyre ishte dëshpëruese. Shpirti tregonte një dekor ,që ishte
gëlltitur nga lodhjet në Shqipëri nuk kanë munguar në këtë tranzicion të
vështirë ka premtime por nuk ka punë. Madje kjo e fundit është hija,që mbanë në
jetë dritën. Në të vërtetë,hija i jep kontrastin portretit. Një jetë të tërë ka
pluskuar jeta e banorëve të këtushëm nën një mjegullnajë kujtimesh.
Kështu, kur hynë në këtë luginë ,porta e
mirëseardhjes është kjo qendër e hershme. Frymëmarrja e përditshmërisë së
qytetit është pakësuar. Çfarë ishte qyteti i minatorëve në vitet’ 90? Të gjithë kanë orë shpirti edhe
qytetet,por orët e këtij qyteti janë murosur. Kështu ëndrra për një troll të ri
perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim.
Për ata,që u lindën këtu u rritën si
varr u mbeti një qemer ,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja ,
gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e
dhjetëra minatorëve i mori me vete
sistemi,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Dhe
kur vinte çasti i punës në minierë hynin si bukuroshë, dilnin me sytë plotë trishtim. Ishin kohë
eksodesh të mëdha dhe me ndryshim sistemi në Shqipëri, viti 90. Vllahët që
përbënin një pjesë të popullsisë ja grahën kur u hap kufiri. Më laçkë e plaçkë ngarkuan ikën për në mërgim. Greqia
destinacioni i tyre i preferuar. Të tjerët rrugëve të Italisë / Eci përhumbur /
Një :”Hej,tungjatjeta!” / Lodhjen më ka shkundur... Ku gjenden djalëria
shqiptarë ndër kontinente. Lotim dhe dhimbje, që ndjellin tek vashëzat me sytë
nga mërgimi. U larguan duke boshatisur pallatet për tu gjendur në metropolet
si:Durrës,Tiranë,Vlorë. Aktualisht qyteti i minatorëve është i pazhurmshëm. Sa
probleme ka qyteti sot?Thelbi ishte papunësia. Mungesa tregut për banesat. Miniera ende në varësi të
kompanisë franceze.
Kronikë: Selenica
historia shkruhet ndryshe
Selenica është një qytet në Shqipëri me rreth 6,900 banorë shkruan Ëikipëdia.Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta, të shfrytëzimit çnjerëzor, që u janë bërë burimeve natyrorë të bitumit nga shoqëritë e huaja.. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri anglezë. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italianë, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërorë, ku si rrjedhojë ë shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet më nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatorë teatri, estradë sallë kinemaje, pallat kulturë,muze, shkollë të mesme dhe bujqësorë, bibliotekë publikë.