Kulturë
Ramiz Dërmaku: I papërsëritshmi Ali Podrimja
E hene, 13.05.2013, 06:22 PM
ME RASTIN
E 11 – MUJORIT TË
´VDEKJES SË POETIT, SHKRIMTARIT, GAZETARIT, INTELEKTUALIT
z. ALI PODRIMJA
SHKRIMTAR ME NJË ORIGJINALITET TË PAPËRSËRITSHËM
Nga: Ramiz DËRMAKU
Biografia
e poetit Ali Podrimja.
Poeti Ali
Podrimja u lind më 28 (Gusht , 1942 në Gjakovë - 21 Korrik, 2012) vdiq në
Francë. Kishte një fëmijëri të vështirë. Është autor i më shumë se disa vëllimeve poetike, dhe sot
numrohet si njëri ndër kritikët më të mirë të poezisë së sotme shqipe dhe pa
dyshim mund ta rradhisim në mesin e penave më të afta në trojet shqipëtare por
edhe në Diasporë. Studjoi pranë Univerzitetit të Prishtinës në
Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Kohën më të madhe të jetës poeti e
kaloi në Prishtinë . Me shkrime e krijimtari letrare filloi të merret që nga
bankat e shkollës së mesme dhe nuk u
ndal deri në vdekje. Vjershat dhe
shkrimet e tij të para i hasim ne të gjitha gazetat e revistat që
botoheshin gjatë atyre viteve;“ Pioneri“, “Rilindja“, “Gëzimi“.., etj.
Bashkëpunoi me shumë gazeta e revista që botoheshin në Shkup e nga një herë edhe në Tiranë. Poeti Ali
Podrimja, shkroi në prozë dhe poezi për fëmijë por edhe për të rritur, nga një
herë ai ishte marrë edhe me estetikë , ku ia kishte kushtuar Nobelistës- nënës
shqiptare“Nënës Terezë“. Gjatë viteve të fundit Ali Podrimja, punoi me përkushtim
të madhë dhe arriti ta pasurojë jo veprimtarinë e Tij por prozen dhe poezinë e
tij letrare shqiptare. Gjatë kohës së okupimit serbo çetnik, ai nuk punoi
askund , por veprimtarinë krijuese dhe letrare nuk e ndaloi kurrë. Gjatë viteve
të pesëdhjeta ishin vite kur poeti Ali
Podrimja arriti suksese te mëdha . Gjatë
vitit 1957, botoi për herë të parë poezinë e parë në revistën“Jeta E Re“, ishin
këto vite shumë të vështira sepse kombi shqiptar po kalonte ne një periudhë ku
përdorej, dhuna, forca burgosjet, arrestimet, dhe dënimet drakonike. Poeti dhe
shkrimtari Ali Podrimja, edhe ne këto kushte e rrethana sikur merrte guximin
dhe të shkruante dhe ne këtë atmosferë agonie ai që e kishte kapluar Kosovën
. Podrimja botoi përmbledhjen e parë me
vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve
(1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën
e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë
bashkëkohore kosovare.Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra
poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i
hapur (1998) dhe Harakiri (1999). Kishte lindur dhe u shkollua ne një qytetë me
tradita të pasura patriotike, por në anën tjetër të medales ishte qyteti më i përndjkeur nga
UDB-jugosllave. Mirëpo me shtimin e
dhunës e presionmit, ndaj shqipëtarëve tek ata edhe më tepër shtohej
urrejtja ndaj armikut.
Stili
poetik i shkrimtarit dhe poetit Ali Podrimja ?
Ali Podrimja tërë karierën e vet krijuese gjurmoi nepërmjet vargut
rrënjët e shpirtit dhe identitetin e zemrës kombëtare . Poeti Ali Podrimja
botën e vetë poetike e artikulon përmes një sistemi të konsoliduar figurativ
dhe më së shumiti e vë në përdorim metaforën dhe simbolin. Ai përmes manifestimeve
të tij poetike u bë i njohur sepse ai ne
këtë mënyrë Podrimja mbrohej nga sulmet e regjimit serb.
Me 18 - korrik të vitit 2012 poeti, shkrimtari , gazetari, intelektuali, Ali POPDRIMJA ishte në një festival të poezisë që mbahej në Francë . Pas kërkimeve të parreshtura të organeve kompetente franceze , me 21 korrik të vitit 2012 u gjet i pa jetë trupi i poetit Ali Podrimja. Ai vdiq në rrethana të panjohura deri më tani. Me 21 korrik të vitit 2012 mbylli sytë përgjithmonë njëri nga emrat e mëdhenj të letërsisë bashkëkohore shqipe z. Ali Podrimja. Vdekja e shkrimtarit të fëmijëve, poetit, gazetarit dhe intelelktualit Ali Podrimja, në kohën më të mirë për familjen e Tij të ngushtë , Miqët, shokët , lexuesit e prozës e poezisë por edhe për mua ishte një lajm tronditës e dhembës, emrat e mëdhenj të poezis dhe letërsisë shqiptare. Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Ali Podrimja uishte një gazetar i pjekur , njeriu me një kulturë të gjërë pune. Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura. Ai ishte shkrimtari shqiptar me një jetë interesante, i cili gjetë jetës së tij ishte shfaqur para lexuesit pa kurfarë frike, pa as një lloj ndrojtjeje, por çdo herë me guxim qytetar, me një dashuri magjepse për fëmijë e të rritur. Atë sot nuk e kemi fizikisht midis nesh, letërsia shqiptare ka humbur një penë të aftë, gazetaria ka humbur shkrimtarin më të dashur, më të urtë. Ali Podrimja posedonte një kujtes të habitshme, të plleshme ishte njëri ndër poetët më të dashur jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur. Ne fundë i themi; ZOTI E BEKOFTE KOSOVËN.