Kulturë
Gëzim Llojdia: Njeriu o kokoshkave të dashurisë
E merkure, 20.03.2013, 08:44 PM
 NJERIU I
KOKOSHKAVE TË DASHURISË
NJERIU I
KOKOSHKAVE TË DASHURISË
NGA GËZIM LLOJDIA*
Gojë më
gojë u përcuall lajmi,për zeshkanin Beqo . Në Vlorë ky njeri zë ëmbël njihej
si: “Njeriu i kokoshkave”. Zeshkani 
papritur pësoi një aksident ndërsa ishte duke  shitur kokoshka.  Një dhimbje pasoi ndër njerëzinë e qytetit.  Dimër u kulluan sytë .  Nuk ka urë të hidhet.  Në udhën e tij, ndërkaq në punën e tij.  Tek ëndrrat e  
tia. Varrezën e lotëve e rajvizova.  Tek unaza e  
hënës . Mbetur pyetja.  Pse,pse,pse. . . ?Ai  kërkonte mbijetesën.  Bukën e pritshme.  Sopi i saj i mundimshëm gjithsesi.  Penguar nga murre dhe kufij. Ai quhej Beqo.  Ishte banor i qytetit.  Dimër dhe verë.  Në zheg e acar.  Bridhte udhët e këtij qyteti me thirrjet:
Kokoshka dashurie, Kokoshka dashurie. Stina  
e tij e  bekuar ishte  vera.  Plazhistët merrnin kokoshka vetëm tek ai. Të
ardhurit cucurisnin ndë zë kur dëgjonin 
thirjet e tij:” Kokoshka dashurie. -Cuditshëm,skemi dëgjuar kështu. Kokoshka
dashurie!Papritur një ditë dimri këtë dimër,ndër rrjetet sociale qarkoi lajmi
se njeriu i kokoshkave të dashurisë kishte pësuar aksident. Frymëhapësira e
ngushtuar. Duke çarë përmes turmës. Në trotuar një makine e goditi.  Gjysma e lajmit e përgjumur. E mpirë,pakica tjetër.
Ngushtësia. Do të lexonte dëshminë. Ftohtë. Të ftohtin,do ta ndiesh,do të thotë.
Kurdhimbja nuk ka kufij . Nuk ka formulë të fshehtë, për të gjetur dhimbjen e
njerëzve për atë që sakrifikojnë jetët e tyre në kushtet një mbijetese ekstreme.
 Bequa nuk ishte një personazh vip,por
lajmi bëri bujë.  As aktor nuk ishte. As
muzikant. As politikanë.  Ishte një njeri
i thjeshtë.  Shitës ambulant.  Mbante në dorë një thes  ku shiste kokoshka.  Nganjëherë e shikoje me një megafon,ku kishte
incizuar fjalët:”Hajde kokoshka dashurie.  I veçantë dhe në zë.  Zëholl i ëmbël;Hajde kokoshka dashurie.  E gjithë kjo sakrificë.  Për bukën e gojës. Ajo që më duhet të shpreh
është dhimbja.  Dhimbja për një njeri të
thjeshtë . Nëse do të lexoje qiellin e shpirtit.  Ishte pus i mërrtyer.  Dhimbje.  Me një kapele në kokë në zheg të verës bridhte
plazh nga cepi në cep ,aty këtu dhe njerëzia ishte mësuar tash me thirrjet e
tij :”Hadje kokoshka dashurie”. 
 Poetja
Laureta Petoshati shkroi këtë poezi , që po e përcjell të plotë.  Njeriu i kokoshkave :
Poetja
Laureta Petoshati shkroi këtë poezi , që po e përcjell të plotë.  Njeriu i kokoshkave :
Ku vajti
njeriu i kokoshkave të dashurisë,
i dobët,
i zeshkët, që regëtinte çdo ditë,
sa
imazhet dhe mirazhet e mërzisë,
kapeshin
për flokësh në çdo britmë!
Kokoshka
dashurie! Kokoshka! Kokoshka!
Pranë
derës së teatrit, në plazh, në shkolla:
- Merrni
ju bukuroshe, më rrofshi, ju rrofsha!
- Hani
kokoshka të jeni më të holla!
Ku vajti
burri që shiste kokoshka dashurie,
që me
dashuri bukën e fëmijëve nxirrte,
në shi e
në diell nuk njohu as strehë, as hije:
-
Kokoshka dashurie! Kokoshka! – bërtiste. 
E goditi
padashur një makinë,- thanë,
ndërsa
shiste kokoshkat, pjekur në ëndrra,
kokoshkat
e dashurisë të gjitha u shpërndanë,
të
bardha, të bardha, të kuqe nga brenda. 
Dikush shkroi në rrjetet sociale se njeriu i kokoshkave ishte gjallë,kishte pësuar një aksident në këmbë . Dhe në verën e sivjetme ai do tu rikthehej sërish punës së tij të përditshme. Bukës së tij me thirrjet:” kokoshka dashurie. Kjo histori e shkurtër për një njeri të thjeshtë ka një domethënie. Nëse politikanët e këtij vendi do të vepronin kështu do të kishin jo vetëm dhimbje në ditë-ikjet e tyre,por të pavdekshëm në këngë do të ishin.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










