E enjte, 31.10.2024, 11:52 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E hene, 04.03.2013, 06:22 PM


Xhavit Gasa

 

TË ISHTE NDRYSHE

 

Sikur të kisha,

Një fuqi magjike,

Ta bëja botën,

Të ishte ndryshe.

 

Në qiell,

Të kishte,

Vetëm diell.

Dhe kaltërsi,

Pa asnjë ré.

Pa bubullima,

Pa rrufe dhe vetëtima.

 

Në tokë,

Të kishte,

Vetëm lule,

Pyje të larta,

Pa ferra e shkurre,

Të kishte,

Burime uji të kristaltë,

Dhe njerëz të gëzuar.....

 

VORBË

 

Askush,

Nuk di,

Sa fjalë,

Ka kjo botë,

Kush më shumë

Kush më pak,

Flasim e flasim,

Tjerrim fjalë..shumë fjalë.

 

Si vorbë,

E gatuar,

Prej balte,

Na qenka kjo botël,

Ah, sikur,

Të isha lugë,

Të zbuloja sa fjalë

Gatuhen në këtë vorbë.

 

Një fjalë,

E urtë thotë,

E di luga,

Çfar ka në vorbë....

 

KANITA

 

U xhelozuan kanarinat,

Morën arratinë bilbilat,

Nga zëri mahnitës,

Si kristal i Kanitës.

 

Kanita solli pranverën,

Me zërin e saj të bukur,

Na kujtoj Vaçe Zelën,

Na kujtoj Nexhmie Pagarushën.

 

Urime KANITA,

Me zërin të ëmbël,

Të uron gjithë shqiptaria,

U bëfsh mbretërshë e këngës....



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora