E hene, 29.04.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Kuleta: Fjalim për 10 shkurtin 2007

E diele, 03.03.2013, 11:38 AM


z. Kryetar i Kuvendit,

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Të nderuar familjarë të të rënëve,

Një motiv shumë i fuqishëm që më nxiti të flas sot, përveç atij kryesorit, të kërkimit të drejtësisë, është ofendimi i rëndë që kam ndjerë më 10 shkurt 2007, në periudhën pasuese, e që vazhdoj ta e ndjej edhe sot. Ofendim që i është bërë vendit tim, popullit tim dhe mua si pjesë e tij. Dhe ky ofendim është bërë nga UNMIK-ut dhe strukturat e tij përgjegjëse për atë që ka ndodhë atë ditë. Unë, personalisht, kam qenë pjesë e asaj demonstrate, përmes së cilës kam dashur ta artikuloj pakënaqësinë time me atë që po ndodhte e që po i përgatitej Kosovës. Si pjesëmarrës i këtij manifestimi protestues, mund të dëshmoj se në asnjë moment nuk ka pasur veprime e rrethana që do ta justifikonte një ndërhyrje të tillë brutale, shtazarake nga ana e strukturave të UNMIK-ut. Kjo ndërhyrje ka qenë jashtëzakonisht e ekzagjeruar dhe në shpërputhje të plotë me shkallën e nevojshme për ruajtjen e sigurisë. Por kur kësaj i shtohet vrasja e dy njerëzve, në rrethana krejtësisht të pajustifikueshme, atëherë poshtërimi arrinë kulmin.

Ofendimi më i madh vjen nga mënyra se si jemi trajtuar ne si popull në përgjithësi dhe si demonstrues në veçanti. Për fat të keq, shumë pjesëtarë të strukturave ndërkombëtare këtu, Kosovën e kanë konsideruar si oazë afrikane në Evropë. Dhe në këtë mënyrë, disa prej tyre, edhe janë sjellë ndaj nesh, duke na konsideruar si rebelë të pashpresë, njerëz të paaftë për t’u sjellë në liri dhe për të menaxhuar me veten. Janë sjellë edhe pa ndjenjën më të vogël njerëzore e të përgjegjësisë. Dikujt mund t’i duket e ekzagjeruar, por, për fat të keq, kjo po vazhdon të ndodhë edhe sot. Kemi dy njerëz të vrarë, pa kurrfarë prove justifikuese, dhe ende, pas 6 vjetësh askush nuk është vënë para drejtësisë për këtë krim mizor. Përkundrazi, për ironi, kriminelët janë dekoruar! Po sikur këta policë të kishin vrarë një qytetar të një vendi tjetër, të fuqishëm evropian, athua do të ndodhte e njëjta gjë? Përgjigjen për këtë, ju lutem, le t’ia themi secili vetes, në mënyrë që të jemi më të sinqertë.

Të nderuar deputetë,

Kosova nuk është duke jetuar në mesjetë dhe qytetarët e saj nuk janë skllevër që të konsiderohen si gjëra që flasin. Në qoftë se ne heshtim dhe dorëzohemi para atyre që na trajtojmë si të tillë, ne do ta meritojmë atë trajtim. Prandaj, detyra jonë është që si institucione të këmbëngulim dhe t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat politik e juridik për t’i mbërthyer kriminelët para drejtësisë. Në këtë betejë për drejtësi nuk humbë asnjë popull, asnjë institucion. Në këtë betejë humbë vetëm padrejtësia.

Nuk ka dyshim që faktori ndërkombëtar është shumë meritor që Kosova sot gëzon këtë liri. Por, këtë liri nga pushtuesi nuk mund të lejojmë ta paguajmë me çmimin e lirisë kolektive e individuale për të shprehur bindje politike. Lirisë për të dalë, si qytetarë të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë përmes manifestimeve të ndryshme protestuese. Është çmim shumë i lartë. Në qoftë se liria nga pushtuesi, pra e drejta për jetë, nuk e nënkupton edhe të drejtën për jetë më të mirë, thjeshtë, nuk e ka vlejtur të përpiqemi për të!

Faleminderit!

Agim Kuleta, deputet i LB-së në Kuvendin e Kosovës



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora