Kulturë
Qazim Shehu: Kur fillon Atdheu
E shtune, 02.03.2013, 11:45 AM
KU FILLON
ATDHEU
QAZIM
SHEHU
PARA SE
Para se
poezi për zogjtë të shkruash,
Të
njohësh hapësirat ku ata shkojnë,
Në valë
zanore të vesh cicërimat,
Në
brezare kujtese të vonë.
Ah,
zogjtë, sa të pranishëm,
Në
poezinë e poetëve,
Kur
ngrejnë çastin e magjishëm,
Dhe
grisin muzgjet shkrepave.
Gjithnjë
mbete borxh fjala për ta,
Në një
tërheqje pambarim,
Sa
here lart e më lart
Ngrihen
fluturim…
Dhe na
lënë në hapesirë të ngushtë,
Me
ëndrrën që pas s`u shqitet,
E pastaj
na lidhin në gushë,
Hapësirat
qëi bënë rripa rripa…
KTHINË
Në
hapësirën e ngushtë të një fjale,
Si
kthinë,
Nuk vjen
botë e madhe,
Lëvizje
aeroplanësh, trena
Makina me
zhaurimë.
Idetë e
mëdha jo që jo,
Në
referenca filozofësh,
Nuk
vijnë.
Ne
mikroborgjezë të lumtur ,
në të
rrimë,
Intimitetin
rutinor,
Në zjarre
të vegjël shkrijmë.
Dhe s`na
dogënis, as trallis,
Asnjë
bubullimë…
ESHKUARA
Sikur të
vinin motet e shkuara,
Sikur ato
të vinin,
Ne me mendjet e sprovuara,
Në
ndreqje gabimesh përherë do rrinim.
Ndaj e
shkuara nuk vjen kurrë,
Hiles i
ka rënë,
Ajo me
vrap ik gjithnjë,
Bishtin
në çarkun e së tashmes
Duke
lënë…
KU FILLON
ATDHEU
Ku fillon
Atdheu ,mijëra dëshmi,
Mijëra
përcaktime për të ka,
Si Atlasi
mbajti tokën mbi shpatulla,
Njeriu në
zemër atë mba.
Kjo është
e qartë, dhe sado,
Ta
vërtitësh filozofinë,
Asnjë
fjalë gjer në fund nuk i shpjegon,
Ku e ka
atdheu magjinë.
Edhe
kozmopolitët më të çmendur,
Edhe
rrahagjokësit më të mëdhej,
Sado
nëpër botë janë endur,
Sërish
përfunduan në Atdhe.
Edhe
patriotët me tamtame,
Që na
shkrinë në ndjenja e afsh,
E kuptuan
se s`duhej ashtu atdheu,
Vetëm kur
u shtruan rrafsh.
Atëhere
ku fillon Atdheu,
Këtë
gjithnjë e kam kuptuar,
Në çast
rreziku kur duan ta zhbëjnë,
Del
populli dhe e mban në duar…
ZOTI
ASNJANËS
Në punë
njeriu nuk ndërhyn,
Zoti
asnjanës,
Kur njeriu
njeriut i nxjerr sytë,
Duke u
bërë dorëzanës.
Dashuri e
vjetër vishet,
Me rroba
të reja,
Siç vesh
veten me pak diell,
Reja.
Zoti
asnjanës nuk ndërhyn,
Në punët
e njeriut,
Krijesën
e tij e pështyn,
Për
tmerret e papritura.
Padashur
krijuar,
Pa
kuptim,pa vlerë,
Të
mundej, zoti asnjanës,
Do krijonte njerëz të tjerë…