E hene, 29.04.2024, 09:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Rudi Berisha: Për Shqipëri vdes për të lindur

E diele, 03.03.2013, 11:45 AM


Rudi Berisha

 

PËR SHQIPËRI VDES PËR TË LINDUR

 

Jam ushtar i kohës në mjegullën e ditës

Kalorës i furtunave të trupave të vdekur

Jam ushtar i gotës më gjak shqiptari

Më betimin e dhënë në librin historik

 

Frutat e atdheut ruaja që në rrënjë e saj

Mullirin tropikal e ktheja në varre masive

Bebëza e syrit tim të kaltër shikoj lirinë

Për Shqipëri vdes për të lindur Shqipëri

 

Ushtar prej kohësh më pushkën e zjarrit

Në gjoksin tim i përgjakur nga baroti

Më këmbë të këputura në luftën e Llapit

Në Malësinë e Dibrës të mbytur prej gjakut

 

Jam Çamëri i të përlotur nga robëria

Jam Arbëri i ndarë nga dielli më copën e ti

Jam Tivarë i dëbuar dhe i masakruar nga koha

Jam Toplic i vdekur për të lulëzuar Shqipëria

 

Shigjetar prej kohës së shigjetave të lashtësisë

Më shpat luftoja për atdhe të ngriti mëmëdheun

Kurorën e mbaja në kokë kur qëndisja lavditë

Edhe pse rashë për dhe serish u ngrita në kurorë

 

Qiell e bardhë jetoja i veshur më stolit e Prishtinës

U mbatha më këpuca të Dukagjinit në vjeshtën e re

Në Llap ndërtova kështjellën në dimrin e egër

Fletën e historisë të ma shkruajnë në Gjakovë

 

Në lidhjen e Prizrenit më ruani besën e kombit

Në Besa- Besë në Bradash mos shkelni shqipen

Në Prekaz mi puthni për mot dëshmorët e lirisë

Për Shqipëri vdes për të lindur në fushë një lis



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora