E hene, 29.04.2024, 08:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Sami Gega - ''Shqiponja e Malësisë''

E diele, 03.03.2013, 02:54 PM


SA PESHË E RËNDË NË SHPIRTË E ZEMËR ËSHTË   PADREJTËSIA!....

(Dr. Sami Gega: “Shqiponja e Malësisë”, monografi, botoi “Mirgeeralb”,  Tiranë,  2013)

Nga Tahir Bezhani

Këto ditë më dhuroi këtë libër i nderuari Adem Rama nga Durrësi, ndryshe, vëllai i protagonistes në këtë monografi të sapo lexuar.

Mendoj se nuk do ketë  lexues i cili nuk do ndiej krenarinë e veçantë për jetën dhe veprën e protagonistes në këtë monografi të shkëlqyer të autorit Dr. Sami Gega.

Njëherit, krahas kësaj, çdo lexues, do shijoi nga zemëra vuajtjet e pakrahasueshme, kaluarin e një jete të ndrydhur skajshmërisht nga rebelimi i disa figurave të brishta në pushtetin e gjatë e diktatorial të Enver Hoxhës në Shqipërinë e monizmit hermetik.

Tani më, secili nga ne kemi lexuar mjaft literaturë rrëqethëse të burgologjisë së shteteve moniste, të diktaturave të ndryshme, të pa para, për burgosje e vrasje të shkrimtarëve e intelektualëve, të cilët ishin ndriçues të rrugëtimeve me mendime  ndryshe nga diktaturat, si ajo e Enverit;por , të ketë një presion aq të pa ndershëm, aq makabër, po aq edhe të pa turpshëm, si ndaj Shqiponjës së Malësisë(Rukije Ramës), nuk do e kisha besuar, po mos të kisha lexuar këtë monografi nga zoti Sami Gega.

Në fillim  libri të futë në jetën plot kënaqësi, duke u njohur me një personalitet të rrallë, si Rukije Rama, e cila me punën e palodhshme, si edukatore e brezave, si luftëtare për emancipim të femrës shqiptare të atyre viteve 60-ta, si aksioniste me kazmë në dorë për rindërtimin e Shqipërisë së lodhur nga luftërat e gjata, si një intelektuale rrethi, e cila me punën dhe veprën e sajë, ngitet në shkallë vendi, në piedestalin më të lartë të shtetit komunistë, duke i thurur lëvdata më të mëdha  për meritat e fituara. Nga autori lexojmë:

”Në fshat mundohej të shuante të vjetrën dhe të ndizte të renë. Në shkollë shpërndante dashuri për nxënësit dhe mblidhte dhimbje për veten. Dhimbje, për t’i shfrytëzuar si forcë për pune.”

P a s t a j ?...

Pastaj lexojmë jetën në një kalavar me tablo të zeza, plot vuajtje, jetë sizifqe, kur Rukije Rama,  vihet nën dioptrinë e disa rebelëve të pushtetit dhe me procese të montuara e dëshmi te rrejshme, pa asnjë grimë faji, dënohet me pesë vite heqje lirie, kinse për abuzim te veprave te Enverit, qellim arratisje, kundërshtuese te aksioneve etj. Ai që e ka provuar natën e burgut, e dinë se është si nata e varrit. Prandaj, kur njeriu vuan pesë vite burg pa asnjë dëshmi të fajit, shtrohet pyetja, si mund të pastrohet ndërgjegjja e njerëzimit?

Kurrë e me asgjë!... “I vdekuri është i detyruar ta kundërmoi edhe erën e varrit”-thotë Jesenini.

Por, kur njeriu është i edukuar  dhe i kalitur me karakter më të lartë se “edukata” e rebeluesve të pushtetit, atëherë natyrshëm se njeriu  mbisundon vështirësitë dhe vishet me epitetet e heroizmit si formë e qëndresës dhe rezistencës ndaj padrejtësive të kohës. Këto  rrebeshe e padrejtësi fuqishëm i luftoi protagonistja e gjallë e librit”Shqiponja e Malësisë”, z. Rukije Rama. Ajo, me guximin dhe trimërinë e pa thyeshme prej një malësore tropojane, me këmbëngulje e vendosmëri të pa parë,  nxori në pah, triumfoi drejtësia ndaj padrejtësisë duke hedhur në dritë pafajësinë e saj, ndershmërinë, karakterin dhe gjithë humanizmin prej një femre të skalitur me virtyte si një sokoleshë, jo vetëm e Tropopjës, por e gjithë Malësisë së Gjakovës, gjithë shqiptarisë.

Pas leximit të kësaj monografie të mrekullueshme nga autori Dr. Sami Gega, lexuesin logjika e  bënë udhëtarë kohe, të futë  në analogji sistemesh politike të cilat vijnë e ikin, por vuajtjet mbesin vrima të zeza në trup, shpirt dhe mendje të njerëzimit.

Nuk do doja të lexoja kurrë vuajtje e padrejtësi të tilla si shembullin e Rukije Ramës në trojet tona....



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora