E hene, 29.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Akoma po na mashtrojnë

E diele, 03.03.2013, 02:28 PM


Shahin Ibrahimi

 

Akoma po na mashtrojnë

 

I heshtur shoh gjëndjen me sy

Shoh,mat gjërat me metrin tim

Mendohem të largohem apo të rri

Më mungon çdo gjë,dhe ujë me pi.

 

Ngre kokën lart tavani po rrëzohet

Jashtë në rrugë të fton pa punësia

Në zemrat time, ndjenja acarohet

Paniku më ka zënë,nga pasiguria

 

Deti i egërsuar hap dyert e ferrit

Shuli prapa portës sa kohë do rri

Kthej kokën shohë urinë e tmerrin

Po në vënd të huaj,do ndjej qetësi?.

 

Tingujt e mitingjeve shesheve më ftojnë

Por andej largohem përherë i uritur

Përsëri shpresë të heshtur na premtojnë

Kaluan dy dekada,vetëm duke pritur.

 

Këtu të ndërtojmë

 

Bir ku je,flet nëna nga thellesia e zemrës

Më theri malli ,mbi lekët që dërgon lotoj

Vdekja afron mankthin me trokitjen e lemzës

Që këtu ti ndëgjoj vuajtjet, për to vajtoj

 

Keni kohë që rrugët e kurbetit keni marrë

Dhe botën po e ndërtoni si yzmeqarë

Hidheni këtu djersën se jeni Shqipëtarë

Brezat që do vijnë,për ju të jenë krenarë.

 

Ah moj Nënë të ndëgjoj që po rënkon

Lotët që kam derdhur s`më janë tharë

Malli,si gurë në zemër më rëndon

Po tretem në ditë e muaj për tju parë.

 

Për të jetuar punoni si skllevër o Emigrant

Mjaft derdhët djersë,Europën për ta zbukuruar

Mos harroni vëndin që ju rriti me uratë

Ëndrrën e tij bëjani realitet,për ta ndërtuar.

 

Mallin dhe rënkimet kursejani vetes

Hajdeni,krahë hapur ju pret vendlinja

Mjaftë qëndruat,e mbajtët kokën të ulur

Që Nëna e Atdheu,të ziejnë nga brohëritja.

 

Vitet kalojnë unë më i varfër mbeta

Vonë e kuptova se s`ndajnë gjë me mua

Për bukën time,tani do kaloj dedi

Si qen më përdorën,mendoj i vetmuar.

 

Loti gjykohet

 

Në këtë botë gjithçka gjykohet

Edhe një lot i derdhur kot

Në zemrën e vrarë asgjë s`harroht

Shtëllunga mjengulle e shoqërojnë në mot.

 

Çekiçi troket në kudhrën e braktisur

Si qukapiku që çukit trungjet ngadalë

Zemra e vrarë futet në trastë e mërzitur

Krenarinë e prekur e kujtonte me mallë.

 

Zërat e shpresës zbusin kujtesën

Horizonti i kuq zvenit të kaluarën

Pëshpëritjet trokasin zgjojnë pendesën

Hëna vazhdon të ledhatojë të harruarën.

 

Shtrati i pafajsisë ngadalë buzëqeshi

Kur shkretëtira e trishtuar lindi oaz

Se egoja e tij e shkuar,la re sa deshi

Kur vret një zemër,bëhesh fole për maraz.

 

Pendimi fluturon si qyqe mbi fjalë

Por me fjalë të tilla s`shtohet bereqeti

Ti bëjmë autopsinë fjalës pa dalë

Një zemër vritet,kur s`plotësohet amaneti.

 

Urdhëri i veçantë

 

Ul shpejtësinë na thonë pa rreshtur

Kjo fjalë zemrën ma gërvish

Mbas saj rrinë diçka fshehur

Buzëgaz nuk mund të rrish.

 

Urdhëri i veçantë hesht në llogore

Me vargje mbrënda përvëluar

Kuptimi i tij mjegull dëbore

Na e bënë punën të mallkuar

 

Mbi fatin tonë po zhbirojnë

Njerëz me zemra të zeza

Hekurudhën po e degradojnë

Duan ta dorzojnë në pelene

 

Rregulloren kanë cunguar

Ne na kërcënojnë me asistencë

Për çdo ditë duke na kafshuar

Këta militantë pa preçedencë.

 

Personelin kanë sakatuar

Rrogat me vonesë dy muaj

Pesëdhjet për qind i kan paguar

Megjithse në Vlorë kënë shkuar.

 

Rrugëve na flakin pa mëshirë

Vjetërsinë nuk respektojnë

Nga fjalët tona sju vjen mirë

Se të përçarë po na shikojnë.

 

Fjala jonë pse po ngrinë

Dhe kështu sa do durojmë

Sendikata pse spo merr frymë

Me infrakte më sjetojmë.

 

Perigoni për të dëshiruar

Riparimet për mëshirë

Nuk mundemi më me duruar

Të bizedojmë me drejtorinë.

 

S`keni lindur për të drejtuar

Na e bëtë punën të pështirë

Shumë shokë na i keni dënuar

Të lëmë punën është më mirë?.

 

Kujtoj vitet

 

Marr kujtesën shkoj ndër vite

Mendoj kohën që kam vuar

Prek balada edhe mite

Të regjimit të mallëkuar.

 

Vetë koha tallej me ta

Na dhuronin veçse vuajtje

Me mankthe kalonte dita

Kujtime nuk ka në ruajtje.

 

Nëna më mirrte dhimbjen nga dora

Me zë të tharë qiellit i drejtohej

Djersën time asnjëherë se mora

Tregoje realitetin njeriu dënohej.

 

Shumë të fortë e mbanin veten

Por nga fllucka s`ngeli gjë

Eshtrat e saj vetë u tretën

Dhe ideja s`u ndrit më

 

Mëndja na ngrihej nga hallet

Skamjen morëm si dhuratë

Askush me këtë fjalë mos tallet

Ndryshe dita lind sakate.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora