E marte, 30.04.2024, 12:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Martini: Prej reales në fantazmagoriken

E diele, 03.03.2013, 10:26 PM


Prej reales në fantazmagoriken

Nga Prof.Asc. Ilir Martini

Edhe kësaj radhe, artistja nga Kosova Agnesa Muharremi shkëlqeu me ekspozitën e dytë personale e cila u inaugurua të premten në Galerinë Fab në Tiranë. Para artdashësve ajo prezantoi një numër të konsiderueshëm  pikturash ndër të cilat vlen të  veçohen motivet nga realja, irealaja, narracioni dhe kozmikja. Çdo mohim i saj lumturon telajon duke shpalos fuqizimin e vetvetes dhe përgjigjen më mistike: kontaktin e njeriut me botën ose edhe më shumë, vlerësimi për diçka të përtejme. Këtu lind edhe absurdi sepse në esencë të dy vlerat nuk janë absurde, por njeriu e ngjallë këtë. Gjithçka varet nga guximi dhe këtë Guxim Agnesa e mishëron në pëlhurë, duke u liruar nga çdo predikim dhe ndikim. Dinjiteti i saj qëndron në aftësinë për të pasur qëllime në sundimin e të paarritshmes. Kërkesën për eksplorim të botës së brendshme, ku arti puqet me idenë, imagjinatën, dhe çdo gjë fillon nga realja, shndërrohet në diçka kozmike, estetike, e argumentuar nëpërmjet penelit, ku fantazmagoria është praktikë e angazhimit moral, estetike nëpërmjet ndjenjave, mendimeve, emocioneve njerëzore. Veprat shprehin atë ndikimin individual, të një vlerësimi objektiv dhe subjektiv, të një reale e cila gjen formën në abstrakten kozmike, forma është e lakuar apo në disa raste e rrumbullakët që ngjanë me rrathët e Dante Aligerit, në një kuptim objektiv, por jo edhe tematik. Në vlerësimin moral të veprave artistike luan rol jo vetëm pozicioni i artistit, por edhe ai i spektatorit, i cili nuk është pasiv. Spektatori përputhet dhe zhytet në një kozmos ngjyrash, ndjenjash, lëvizjesh, rrotullimesh rreth së vërtetës globale, aty ku ka filluar dhe ku vazhdon më tej. Ngjyrat janë të ngrohta, të ndezura, e kuqja, bënë lojë më të verdhën, sikurse grija me blunë, dhe e thërrasin ngjyrën neutrale, të bardhën, e cila i ndan dhe i bashkon të gjitha në pëlhurë. Përplasja e ngjyrave, dhe krijimi i formave, është i menduar dhe kontrolluar nga dora e artistes. Këtu dukshëm vërehet se arti nuk është vetëm dije për botën, por ka qenë e mbetet, ashtu si filozofia, një armë e fuqishme për formimin e personalitetit të njeriut dhe edukimin e tij, për orientimin e krijimtarisë emocionuese dhe praktikuese. Arti bënë thirrje të një realiteti të ri, e ai është kontakti me kozmosin, apo rrotullimi rreth lartësisë së përjetësisë, ku bluja reflekton perspektivën e së ardhmes, gjithnjë nën kompozimin e ngjyrave tjera të ngrohta. Të shtrira në kompozicion, nënë lëvizjen e rregullt të formave dhe ngjyrave, arti i krijueses Muharremi bëhet mjet i një horizonti të gjerë spektaklesh, vijash, formash dhe ngjan me takimin në mes filozofisë dhe artit. Arsyetimi i artit është i fortë dhe i thellë duke treguar ndryshimet e jetës. Sado i gjerë të jetë elementi argëtues, i thjeshtë, i gjerë, ose thjesht figurativ, vlerat e mirëfillta, të fuqishme krijohen përmes ideve, mendimit, mesazhit ideor dhe filozofik. Struktura, dhe ngjarja që krijon krijuesja, përpiqet të futet në anët më të thella të botës dhe kozmosit, duke shpalosur thelbin e dukurive, që synon të kuptojë ngjarjet , sfidat të një mekanizmi të brendshme njerëzor dhe artistik. Koka e saj shpërthen, si një magmë, dhe bëhet vullkan që digjet mbi domethënien e vlerave. Modelimi i shpirtit, fantazisë krijon unitetin e anës emocionale dhe asaj intelektuale. Përzierja e mendimit dhe ndjenjës japin atë anën më shpirtërore, provokuese të artit. Roli pozitiv është shpikja e një rruge, apo zbulimi i hekurudhës së përjetshme të ngjyrës, lëvizjes, rrotullimit ku graviteti nuk ka forcë të tërheq asgjë, dhe çdo formë qëndron sipër hapësirës apo në mes të kompozicionit. Gjuha artistike, nën ndihmën e elementeve figurative shpalos atë pasionin e pasqyrimit të realitetit të gjerë global dhe mbi global.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora