Kerko: Resmi Osmani
Resmi Osmani: Grave luftëtare të UÇK
E diele, 10.02.2013, 07:00 PM
Tregim
KRAHU I BUJANËS
Grave luftëtare të UÇK
Nga Resmi Osmani
Kompania
jonë e brigadës “Atlantik”, kishte dy ditë që kishte zënë vend në të dy anët e
shpatinave të Pashtrikut, në dushkajat e rralla që pranvera sapo i kishte gjethëzuar. Pranvera ishte në
shpërthim me gjithë bukuritë e saj, por ne nuk i gëzoheshim dot. Për Kosovën
ajo ishte një pranverë e përgjakshme. Sapo kishte mbrritur lajmi që komandantët
Agim Ramadani dhe Sali Çekaj kishin rënë heroikisht.
Ne ishim
pararoja. Pas nesh ishin kompanitë e tjera në rezervë. E dinim me cilët kishim
të bënim, por kompania jonë ishte pagëzuar me zjarrin dhe e kishte nuhatur erën
e barutit, kishte derdhur gjak dhe kishte dhënë dëshmorët e parë. Kishim
përgatitur pozicionet, hendeklidhjet , vendosjen dhe maskimin e topave fushore
kundërtanke e mitralozëve të rëndë. Xhenjerët kishin minuar rrugën në pjesën më
të ngushtë të saj. Prisnim nga çasti në
çast çfaqien e armikut dhe fillimin e luftimeve.
Në
kompani ishim katër vajza. Unë që sapo
isha diplomuar mjeke në Universitetin e Zyryhut, dy infermieret që vinin nga
Dielli
sapo ishte ngritur dhe mjegulla nga lugina po shprishej. Më parë u dëgjua
uturima e shurdhër, si një jehonë e largët, e më pas u shfaq një aeroplan
vëzhgimi që nisi të fluturonte ulët mbi vendqëndrimet tona. Djemtë deshën ta
qëllonin, edhe mund ta kishin rrëzuar, por komandanti nuk I lejoj pasi ne do të
vetëzbuloheshim. Na pushtoi ajo ndjenja e ankthshme e pritjes së të keqes dhe u
bëm gati për të pritur armikun. Ai nuk vonoi. Në qafë të malit si ca bisha të
stërmëdha e të frikshme u shfaqën tanket. Uturima dhe rrapëllima e tyre u
përhap nëpër grykën e malit. Prapa tyre, me hap të shpejtë vinte këmbësoria,
helmetat dhe çeliku i armëve u ndrinin në diell. Tanket u ndalën. Kullat e
topave nisën të rrotullohen, të ngriheshin e uleshin ngadalë si të donin të
nuhasnin dhe shihnin objektivin e tyre. Nga gryka e topave shkrepëtiu flaka e
verdhë, bubulloi krisma, jehonën e të cilave e kthyen shpatet e malit. Era
shtyu drejt nesh tymin e athët të barutit dhe predhat e para fluturuan mbi
kryet tona. U strukëm në llogore dhe vendstrehime, por predhat nuk qëlluan në
shenjë. Qëllonin qorrazi. Ende nuk na kishin dalluar. Tanket bënë përpara duke
na u afruar. Kur hynë në rrezen e veprimit tonë, tanku që printe hasi në minat
e vedosura, ungërroi si bishë e plagosur, u përfshi nga flaka dhe ngeci në
vend. Nga kulla e hapur, mes flakëve u hodh ekuipazhi. Tanët hapën zjarr me të
gjitha armët. Nga tanket e tjerë, që s’mund të përparonin ngaqë rruga u
bllokua, nisën të qëllonin drejt nesh me mitralozë. Një skuadër e tanëve, e
pajisur me armë automatike dhe granatahedhës, u doli në krah trupave serbe dhe
hapi zjarr, ndërsa një tank tjetër mori
flakë.
Pas pak
cicëroi radiomarrësi.Hapa butonin.
-Këtu
Dragoi. Si më dëgjoni. Kemi të plagosur rëndë. Marrje.
-Të
dëgjoj.
Morëm
çantat me mjetet e ndihmës së parë dhe tok me dy sanitaret u nisëm duke ecur njera pas tjetrës, me kërcime
e të përkulura. Armiku na diktoi dhe mbi ne vërshëllyen plumbat.
“Shtrihuni,barkas- u klitha vajzave-me zvarritje !” Shokët tanë filluan të na
mbulonin me zjarr. Zvarriteshim me vështirësi deri sa arritëm një vend me
shkurre, u ngritëm, ecëm me kërcime e të përkulura dhe kur dolëm në vend të
zbuluar, u gjendëm sërish nën breshërinë e plumbave.
Përparonim
rrëshqanthi, me zor e mundim, metër pas metri, por me vendosmëri, shokët e
plagosur na prisnin. Jeta e tyre, që varej në fije të perit kishte nevojë për
ne. Ajo copë rrugë mu duk sikur zgjatej pafund dhe koha pa cak. Oh më në fund!
Ja dolëm. Rrëshqitëm nga ledhi i llogores. Bujana dergjej e mbytur në gjak,
ishte e zbehtë dhe rënkonte nga dhimbjet, kurse mitralieri që kishte marrë
plagë më të lehta mundohej t’i vinte në ndihmë , por pa ditur sesi. Dihasja nga
lodhja dhe isha e tronditur nga ajo që
po shihja. Krahu i majtë i Bujanës, mbi brryl rridhte gjak me currila. Ja preva
mëngën e setrës me gërshërë. Krahu ishte copëtuar. Copërat dhe ciflat e
eshtrave ishin përzier me palcën dhe mishrat e dërmishur, ishte një përzjerje
kockash,mishi dhe gjakut, që rridhte paprerë. Krahu mbetej I varur nga dejet
dhe një cope lëkure. Kishte dhe plagë të tjera në këmbë e ije, por më të lehta.
Ia lidha krahun
Dy
sanitaret mjekuan mitralierin dhe lëvizën nëpër llogore për të parë në se
kishte të plagosur të tjerë.
Koha nuk
priste. Ndërsa beteja vazhdonte, Bujana duhej tërhequr në çadrën e ndihmës së
shpejtë. E nxorëm mbi ledhin e llogores, pastaj e hodha mbi shpinën time dhe
nisa të zvarrisem këmba-doras. Sido që shokët na mbulonin me zjarr, nga ana
serbe vazhdonin të na gjuanin. Brrylat dhe shputat e duarve mu bënë gjak,
shpesh mjekra më kapte në tokë, djersa rridhte pikë –pikë. Kur hyra në
shkurrishte u shplodha pak. Bujana, gati
ndjenja humbur rënkonte e rënkonte sa më këpuste shpirtin. Nxora pagurin
dhe I laga buzët e rreshkura. “Durim, motra ime e mirë, se ja pas pak do
arrijmë e do dalim jashtë rrezikut”. Por ajo ose s’më dëgjonte, ose s’mund të
përgjigjej. Më arritën edhe dy sanitaret. Më ndihmuan që Bujanën ta hidhja në
shpinë. Pjesën e shkurrishteve e përshkuam shpejt, pastaj me zvarritje,
rrëshqanthi për të fituar çdo pëllëmbë tokë. Befas, në pulpën e djathtë ndjeva
një dhëmbje përvëluese. Më kishte fshikur një plumb. Ndjeva që këmba u lag nga
gjaku, por nuk e ndërpreva zvarritjen. Pas një mundimi të skëterrshëm nën
fërshëllimën e plumbave dhe shpërthimit të predhave, ia dolëm. Bujanën e shtrim në shtratin fushor. E
harrova plagën time.
-Doktoreshë,
ti qenke plagosur, dale të ta shoh.
Është një gërvishje- tha ajo pastaj ma fashoi.
-Zhvisheni
Bujanën.
E
kontrolluam me kujdes, i hoqa me pinceta dy cifla metalike nga ijet dhe
kofshët. Ajo ofshante nga dhimbjet, por rreziku mbetej krahu i saj, që mund të
gangrenizohej. Duhej ndërhyrë sa më shpejt. U ndodha para një rasti të
vështirë. Nuk isha kirurge, por nuk më mungonte praktika elementare. E keqja
ishte se më mungonin pajisjet e nevojshme për një ndërhyrje serioze kirurgjike.
Krahu duhej prerë, pastaj ajo të dërgohej në spitalin ushtarak që ishte goxha
larg. E vendosa. Do të ndërhyja. Hapëm tryezën fushore dhe e shtrim të
plagosurën. Nuk kisha sharrë kirurgjikale. U vura në një zor të parrëfyer.
Thirra një ushtar nga të prapavijës që të më gjente një sharrë. Më solli një
sharrë hekuri me hark. Për ta disinfektuar e dogja në flakën e alkooholit, e
pastrova dhe e lyeva me jod. Sanitaret hapën në një tryezë tjetër pajisjet:
bisturi, pinceta, gjëlpëra , penjë kirurgjikalë, kapëse, pambuk,garza,gërshërë
dhe një shishe me eter.
Bujana u
përmend. Sytë e mekur shprehnin dhembje dhe vuajtje.
- Krahu
im-tha ajo- nuk e ndiej dorën, nuk i lëviz dot gjishtat- Zëri i delte i dobët
si një mërmërimë.
E putha
në ballin që i digjej zjarr, i laga me ujë buzët e thara e të plasura.
-
Qetësohu, motra ime- i thashë,- çdo gjë do të kalojë.
Mora një
shuk me garza, i laga me eter dhe ia vura si një maskë mbi gojë e hundë.
-Merr
frymë thellë. Të lutem,bëje.
Pas pak
narkoza bëri punën e vet. Vesha përparsen, vura maskën, dhe vesha dorashkat.
Kështu bënë edhe sanitaret.
-Bisturinë-thashë.
Ma dhanë.
Dora më dridhej, por e mblodha veten. Kishte ardhur koha të rrëfeja se çfarë
dija të bëja. Luftëtarët luftonin për liri, armiku donte jetën e tyre. Detyra
jonë ishte ta shpëtonim jetën. Më
shkojnë të ngjethura në shtat kur kujtoj atë operacion: Bëra një prerje të
thellë rrethore deri në kockën e padëmtuar, ndalova rrjedhjen e gjakut, pastaj
nisa sharrimin. Njera nga sanitaret mbante krahun, tjetra më jepte pajisjet dhe
më fshinte djersën që buronte nga balli. Ajo shushuritje kësh-kësh e sharrës,
që priste eshtrën më copëtonte shpirtin , më depërtonte në tërë qënien dhe ma
mpinte fuqinë e dorës. Më në fund krahu u shkëput. Me duart që më dridheshin
bëra me kujdes qepjen. Preva fijen e fillit dhe fuqishterrur u ula në stol.
Serbët u
tërhoqën. Komandanti I kompanisë erdhi të shihte të plagosurën. Deshën të vinin
edhe luftëtarët për ta pare, por nuk I lejova.
Bujana
ende nuk ishte përmendur. Komandanti u trondit kur pa krahun e prerë të
vendosur në një tabaka. E Kisha pastruar me kujdes nga gjaku dhe e fashova te vendi I dëmtuar.
Dorë e
zbehtë, me lëkurë të lëmuar, pa gjak, si
e dylltë por e bukur, me gjishtërinj të gjatë, delikatë e të hollë, thonjtë si
bajame me ndriçim të sedeftë. Gjishtërinj pjanisteje, që dinin të nxirnin nga
tastiera tinguj me harmoni të magjishme . Rrethi I artë I unazës së
martesës dhe ora në kyç që vazhdonte të maste kohën, sikur nuk donin të
pranonin shkëputjen e asaj gjymtyre të vyer nga jeta.
Kur
Bujana u zgjua nga narkoza, nën efektin e qetësuesve e duronte dhimbjen. Me
fjalë të zgjedhura dhe të kujdesëshme, i spjegova gjendjen dhe i thashë se
kisha bërë më të mirën e mundëshme. Atë që do të bënte në një rast të tillë çdo
mjek tjetër. Nuk kishte fuqi të fliste, por deshi t’a shihte krahun. Hoqa
mbulesën. Asaj I rrëshqitën dy lote nga
sytë e lodhur, por t ë bukur. Qante për ëndrrën e saj të këputur në mes.
Gjithnjë kishte menduar për koncertin e parë që do të jepte për Kosovën e lirë,
kur të hynin triumfues në Prishtinë.
Nuk I
fola mw, fjalët ishin të tepërta.
-Doktoreshë-
më tha zëkëputur- dua ta “varros” këtu, në këtë vend, poshtë këtij lisi krahun
dhe dorën time- pasi heshti pak- edhe gjakun që më është derdhur te llogorja.
Është gjaku im i derdhur për lirinë e
Kosovës.
Njera nga
sanitaret, që e dinte vendin, shkoi te çerdhja e mitralozit dhe me një lopatë
të vogël xhenjere mblodhi dheun që ishte lagur me gjakun e trupit të Bujanës
dhe na e solli në një qeskë transparente. Mora krahun e pajetë, i hoqa nga
gjishti unazën dhe pastaj orën që ia vura në dorën tjetër dhe e futa në qeskë. Grykën e qeskës e lidhëm
me një kordele kuqezi. Rreth dy metra
nga ana lindore e trungut madhështor të lisit, gërmuam “varrin”. E vendosëm me
kujdes krahun mbi një rrasë guri dhe
pastaj në heshtje të plotë e mbuluam. Në kukumalen e dheut të freskët vendosëm
një tufë lule mali. Lisin e quajtëm “Lisi I Bujanës”.
Aty në
dheun e tokës amë, në malin e Pashtrikut, Bujana kishte lënë për lirinë e Kosovës një gjymtyrë të trupit dhe një pjesë të ëndërrave të
shpirtit të saj.
Pasdite,
një skuadër e kompanisë, ngarkoi në barrela të plagosurit dhe nën shoqërimin
tim, që do të kujdesesha për të sëmurët, u nisëm drejt spitalit. Pas një
qëndrimi disa ditor aty, Bujanën e nisën për në Tiranë.
E takova ditët e para të pas çlirimit në Prishtinë. E bukur dhe e lumtur. E kishte dhënë koncertin e saj virtuoz vetëm me një dorë dhe kishte korrur duartrokitje pafund. Nuk kishte ikur në emigracion. Kishte vendosur të rrinte në tokën të cilës edhe pse e gjallë , si çëmim të lirisë i kishte falur një pjesë të trupit të saj.