Kulturë
Gëzim Llojdia: Cili është Bekçiu i monumenteve?
E diele, 20.01.2013, 11:54 AM
 CILI ËSHTË BEKÇIU  I MONUMENTEVE ?
CILI ËSHTË BEKÇIU  I MONUMENTEVE ?
NGA GËZIM LLOJDIA*
1.
Fytyra e
dhimbjes. Me shkulme shterpësie. Kërkojnë të vjedhin shenjtët. Shën Mërin  o Zot !Dhe Shën Premte. Perëndi e madhe!
Kërkojnë të vjedhin banesë së shenjtë, 
shenjtët. Ti marrin asaj portretet dhe relikt e saj, imazhet  e saj dhe frymën  e saj. Onufri ky piktor ky mjeshtër i madh diku
aty nga viti  1554 në kujtesë nuk do ta
kishte pikëzuar mendimin. Kaq shekuj pas tij, 
bashkëkombësit  t’ja grabisnim. Me
një fjalë   lëndën e tij.Tja këpusnin nga
gjiri kishës.
Natën .
Kokëunjur,  në muzgun e thepisur.
Një  pyetje si luzmë më mundon prej kohe
:
Ç’bëhet
në këtë dreq moti me dëborë ,  dhe
me  krisma vetëtimash. Natë hajdutësh .
Pra c‘bëhet udhëve të kësaj ane  ,  të dreq rrëmetit . 
Kur e
kaltër mbrëmja bie pranë, /
Te
fanitet ty gjithmonë sikur/
Diku mua
larg në një mejhane/
Një i
dehur thikën po ma ngul.
Pika e
lotit tënd , përmbi krahëdrurësh lakuriq, tatëpjetë  bregut po zbret,  shkapërdredhur.
2.
Në
lartësi  e vetmuar, një kishë .Duke
ëndërruar kohën e shkuar.Kjo është kisha e së Shën Premtes  në Gjinar. Në strehë  të këtij vendi e haruar me sytë gjithë  trishtim, një kishë e bardhë .Ç’bënte
atje  e vetmuar nën qerpikët e mëdhenj të
pemëve të larta ? Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të
shkretuar ? Portreti i kishës :Fytyrëbardhë.Strehëkuqe.Hije misterioze. Por
kisha ruante atë çastë fytyrën :dyerkyçur. Dritarembyllur.Tjegullakuqe.E
heshtur.Zëmekur. Dikur kanë banuar këtu, njerëz të çuditshëm në fate dhe
veshje.Kur duhet të zbresi  këtu prifti
për meshën ?.Kushedi, sa kohë mbanë, që kur është larguar prifti  i fundit 
zhgunveshur nga streha . Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e
tyre .Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin.As si vdisnin.Këta nuk
ishin si murgjët kinez,  që vdekjes i
fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe. Kisha e tyre dhe fryma e tyre
kanë ruajtur në këtë strehë pranë fshatit Vlashë, ekulibrat shpirtëror.Mirëpo
për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi, duhet të
kuptojmë thelbin e tyre të besimit. Por kjo kishë këtu ishte e ortodoksisë, që
kur u ndanë nga papati i Romës si kisha të tjera ballkanase dhe lindore. Kisha
ruante në vetvete, hijen e mjegullt, që e mbështjell me misterin, që në
përgjithësi ruajnë të gjithë shtëpitë e besimit. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,
unë kam besuar se banesat e Zotit, kërkojnë lartësi resh. Edhe kjo kishë në
dukje i përmbahej këtyre parametrave qiellor .Mos ndoshta ishte shenjë e
komunikimit me Zotin ?Gurët e avllisë, 
pushtuar ishin prej pluhurit të kohës. 
Në atë
lartësi mes diagrameve të rrahjeve të zemrës, shqiptarët të këtyre luginave të
heshtura e kishin respektuar besimin dhe fenë në përgjithësi, pavarësisht se
mund të mos i përkisnin atij. Ata, nuk mund ta kapërcenin udhën, kur shenja e
qytetërimeve qartazi ishte shprehur. Besmin mos e humb. Pra duke kapërcyer
udhën e kishës, duke e respektuar institucionin e saj të paprekshëm deri në
fund me kodin e saj. Ndonëse ata vinin nga një shkreti shpirtërore, por
kërkonin hapësira galaktikash për shpirtrat e tyre të vrarë e të kyçur nga regjimi,
që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht të varfër .Të ndotur
prej kësaj të fundit , të pabesët vënë dorën tek vendet shenjta. Vënë dorën
edhe tek Onufri ynë.
3.
U thye
MTKRS.Brenda realitetit duhet shpjeguar. Përse është braktisur vallë ruajtja
dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore? Mos shkaku është heqja e kujdestarëve
dhe mosvënia , ç’gabim i pafalshëm o Zot. Lexoj në sytë e grabitësit ethen e
fitimit. 
Në
ç’gjuhë  shkruajnë , grabitësit ,  thua hë. Sa lehtë të grabisësh pa ditur
dëmin?Nuk ka qenë  traditë por në
mëhallën tonë dikush shkroi përmbi varrin e grabitësit:“Prehet këtu
:fantazma  e…. Qefini i ngatërruar,
i  ngurtësuar,  i ngritur në erë. E  vërtetë. Por e  pagënjeshtër. Në dimensione të kohës,
përsërisim vazhdimisht :shteti, shteti, shtetit…….
*Mrsc.Anëtar
i Akademisë Evropiane të Arteve.
Autori ka qenë Drejtor i parqeve arkeologjike të Vlorës.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










