Mendime
Qerim Pllana: Lamtumirë viti i 2012 gënjeshtrave
E hene, 31.12.2012, 02:25 PM
Gënjeshtrat
shpeshherë shkaktare luftërash dhe sfidë popujsh nëpër botë!
Lamtumirë
viti i 2012 gënjeshtrave - Gëzuar Viti i Ri 2013-ta !
Shkruan: Qerim Pllana
Vitin që
e lamë pas ishte me plotë gënjeshtra deri me apokalipsin e planetit! Tani
përshëndetemi me lamtumirën e vitit të 2012 rrenave! Duke hyrë në vitin,
vëllain e brishtë 1913-ta, respektivisht 2013-ën.
Gënjeshtra
gegërisht rrena është një mëkat dhe dëm i madh për çdo shoqëri, individ,
familje, sidomos ves i shëmtuar për çdo politikë, për udhëheqës, politikan në
cilitdo institucion shtetëror apo shoqëri. Ves i shëmtuar për ekzekutiv,
legjislativ, presidencë, shumë më keq për gjyqësor. Gënjeshtër është çdo fjalë
që nuk është e vërtetë. Është një veçori, mënyrë dhe cilësi, ves dhe vepër e
ulët, poshtëruese në veçanti kur bëhet me qëllim të caktuar përfitimi mbi
kurrizin e tjetrit, shumicës së shoqërisë nga pakica, hierarkia apo grupi
oligarkik në institucionet udhëheqëse shtetërore në veçanti në ekzekutiv,
kulturë dhe gjyqësi!
Fatkeqësisht
gënjeshtra sot është përhapur pothuajse në tërë planetin, në çdo mjedis, në
shumicën e shoqërive, pavarësisht sistemit shoqëror. Gënjeshtra (gegërisht
rrena) është ves, lloji mashtrimi prore me qëllim ogurzezë, përfitues dhe
mashtruese. Gënjeshtra ndonjë herë
merret si një lloji arti, sepse si e tillë do një mjeshtri si të gjitha
artet, të cilat kërkojnë një mjeshtri për të arrit qëllime të caktuara në
politikë. Sado që gënjeshtra është jetë-shkurt, lë pasoja në shoqëri, familje,
institucione gjithandej ku ka reperkusione në shumicën e qytetarisë..!
Ka pak
apo aspak raste në jetë, që një njeri i cilësdo moshë a gjini, të mos ketë
gënjyer një herë në jetë. Pavarësisht se gënjeshtra është fjalë e thënë që
s`është e vërtetë. Një pohim që shtrembëron dhe fsheh me qëllim të vërtetën.
Rrenë-mashtrim, thjeshtë është një trillim në mënyrë, formë apo stil të pa
vërtetë. Prore i thuhet rrenë apo gënjeshtër me bisht, që i ka këmbët e
shkurta, që zbulohet shpejt. E bënë vegshin por s`ja ve kapaku e lë pa i ngjitë
vegën...
Gënjeshtra
është shpresë dhe premtim i kot, që s`mund të fshihet dot. Gënjeshtra të shtynë
të gabosh, të tradhtosh vetën dhe të tjerët për një kohë, por jo për gjithnjë
dhe për gjithmonë. Më gënjeve njëherë, dy, por s`do t`më gënjesh tërë jetën!
Kjo
shprehje në Fjalorin e Gjuhës se Sotme Shqipe
të AASH-së, botim i IGJLSH-të
vitit 1984-Tiranë, shpjegohet: Gënjeshtër.-ra f. sh.-ra -rat. 1. Fjalë e thënë
që s`është e vërtetë; pohim që shtrembëron e fsheh me qellim të vërtetën,
rrenë, mashtrim; diçka e paqenë ,
trillim. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, bisedë që bie në sy menjëherë:
“Vërshimi si ky sivjet, (2011) ndodhë njëherë në 100-vjet”! Thënie me rastin e vërshimit
të nën-Shkodrës nga ujërat e Bunës, Drini i Bardh, Kiri dhe L. i
Shkodrës etj. Pra gënjeshtër që bie në sy menjëherë. “Gërdecin nuk e di ku
shtrihet e ku gjendet”, me rastin e tragjedisë në Gërdec, vetëm
E terë
kjo që u theksua rreth gënjeshtrës (rrenës) përputhet me premtimet boshe para
elektoratit nga ana e shumë politikanëve, partive dhe udhëheqësve te tyre, jo
vetëm për të ardhur në pushtet, por edhe
për të mbajtur sa më gjatë pushtetin me premtime të rrejshme,
keqpërdorim dhe vjedhje të votës etj. Aq më keq kur premtohet se lufta
zhvillohet për të krijuar kushte sa më të volitshme për qytetarin komunitetet,
sovranin, forcimin e demokracisë në shoqëri, për njeriun e thjeshtë në
përgjithësi. Premtimet pastaj dalin të jenë boshe, të
Gënjeshtra
dikur në mbështetje të kanuneve ka qenë krim i dënuar rreptësishtë. Mik i
gënjeshtërt. Sjellje a buzëqeshje e gënjeshtërt, buzëqeshje ironike. Gëzim i
gënjeshtërt, ose qetësi e rreme e gënjeshtërt.
Rasti me
ndjekjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike të Sanxhakut të Nishit, krahinave,
Toplicë, Vllasenicë, Bllac, Surdulicë etj., më 1877/78. “
Në popull
ishte përhap lajmi se në Itali jetojnë, flasin dhe gjallojnë fiset ilire;
Japygët dhe Mesapët. E vërteta ishte së në jugun e Italisë, Kalabri, Siçili,
Sardenje dhe
Propaganda,
gënjeshtra dhe mashtrime pat gjatë gjithë bombardimeve të NATO-s mbi Bosnjë,
Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, madje para gjatë dhe pas sulmeve. Sot, çështja
Kosovë-Serbi është shumë e ngjashme me t`kaluarën. Gatishmëria e politikës së tradhtisë, sidomos gënjeshtrave të cilat
Kjo sikur
i shërbeu në Rambuje,
Sidoqoftë
gënjeshtra ka një afat të caktuar të jetëgjatësisë! Sepse një popull, njeri apo
një familje, mund të gënjehet një, dy apo tri herë, por s`mund të tradhtohet,
lajthitet dhe të gënjehet tërë jetën. Edhe pse gënjeshtrat e tilla kanë
shkaktuar luftëra dhe mjerim gjatë sistemeve dhe shoqëri, gjatë gjithë
historisë. Siç u theksua me gënjeshtra dhe tradhti grekët pushtuan Trojën,
romakët Aleksandrinë, Egjiptin dhe Ilirinë, serbët ndoqën shqiptarët, por më
shumë me dhunë., tradhti dhe pabesi!
Kurse
gjatë tri dekadave të fundshekullit të kaluar u përpoqën për krijimin e Serbisë
së madhe deri në
Fatkeqësia
qëndron në atë se tash e 100-vjet reshtë edhe politika shqiptare është kah
vazhdon se imituari politikë të ngjashme si veja që i ngjet vesë. Pra partitë
apo sistemet njëra-tjetrës i bëjnë hile, popullin e sfidojnë tash e plotë
100-vjet reshtë po ashtu për konsum të brendshëm politik, sall për pushtet.
Duke u kënaqur më një grusht pushtet pa shtet të vërtetë, pa pavarësi dhe pa
unitet, me grindje, gënjeshtra të
përhershme. Vërtetë sall për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, me pak apo
aspak interesim për milet, popullin e vetë..! Lamtumirë viti i 2012
gënjeshtrave.