Mendime
Albana Lifschin: Ç'do të thotë të jesh Amerikan?
E diele, 30.12.2012, 01:08 PM
Udhëtim
në Historinë e Amerikës (5)
Ç'do të thotë të jesh Amerikan?
Nga Albana M. Lifschin
Michel
Guillaume Jean de Crevecoeur, i lindur ne France por emigruar ne SHBA ne shek e
18-te, ne librin e tij "Letrat e nje fermeri amerikan", ne mes te
tjerash ka nje ese me titull "C'eshte amerikani," ku pershkruan
ndryshimet qe peson gradualisht emigranti i ardhur ne Amerike deri sa perqafon
plotesisht identitetin e tij te ri qe ndryshon me ate qe solli prej vendit te
vet. Autori shkruan: "Ai (emigranti i Amerikes) le pas paragjykimet e
sjelljet e vjetra dhe fiton nje menyre te re te sjelluri e te menduari. Ketu
njerezit nga te gjitha kombet shkrihen ne nje "race" te re njerezore,
ne nje njeri te ri qe vepron mbi bazen e parimeve te reja. Ai misheron ide te
reja e formon opinione te reja. Ky eshte amerikani.*"
"Njerezit
te cilet ne vendin e tyre kane ndjere shijen e urrejtjes, perbuzjes,"
shpjegonte ai, "kur vijne ne Amerike, behen njerez te lire nga meskiniteti
e urrejtjet e vjetra. Fillojne nje jete te re e nderrojne vetveten. Ketu
qytetari amerikan, mund te ndodh qe te kete gjyshin nga Anglia, gjyshen nga
Hollanda e vete martuar me nje franceze. Nga martesa i lindin kater djem te
cilet martohen me gra nga kater kombe te ndryshme." Kjo ishte dicka e
vecante qe nuk mund te ndodhte ne Evrope, ku njerezit martoheshin brenda fese
se tyre.
Crevecoeur
shkruante se "ne nuk kemi princer per te cilet duhet te rrobtohemi e te
vritemi. Ne kemi shoqerine me te persosur qe egziston sot ne bote. Ketu njeriu
eshte i lire ashtu sic duhet te jete."
Crevecoeur
thoshte se eshte liria dhe mundesite qe e kane bere kete vend nje vend te madh
me shtepi te mira, rruge te mira, ura, peme orkide, lendina, aty ku 100 vjet me
pare kishte vetem toke te eger, te pakultivuar.
Duke
folur per ligjet e Amerikes, ai shkruante se ketu ligjet e lejojne qytetarin qe
te fajsoje pa frike guvernatoret dhe te tjeret.
Ne
Amerike erdhen njerez qe u ishte mbushur kupa nga hallet e problemet ne te
shkuaren. Ata kishin vuajtur nga diskriminimi klasor, fetar, nga perbuzja e te
pasurve.
"Ketu
njerezit e ardhur nga e tere bota "shkrihen" duke formuar nje njeri
te ri, puna e prosperiteti i te cilit do te sjelle ndryshime te medha ne
bote"-shkruante Crevecoeur.
Libri i
Jean de Crevecoeur " Letrat e nje fermeri amerikan" u botua ne
gjashte vende dhe u be shume i njohur. Fjalet qe ai hodhi ne leter me shume se
dyqind vjet me pare jane aktuale edhe sot.
Amerika e sotme thuhet se eshte nje "melting pot" ku emigrantet e te gjitha vendeve, kombesive, racave, shkrihen ne nje idenditet te ri, ne identitetin amerikan qe ruan e zhvillon po ato tipare per te cilat shkruante dikur Crevecoeur.
(Nga
libri i autores "Udhëtim në Historinë e Amerikës”, botuar 2003, ribot.
2006, 2010)
- (Ky
liber eshtë BOTUAR PER HERE TË PARE NE 2003 DHE RIBOTUAR NE 2006, SI EDHE NE
2010 Në KOSOVË NËN KUJDESIN E MINISTRISË SË KLUTURËS, RINISË DHE SPORTEVE-
-Krejt
cikli prej 5 shkrimesh është sjellur për botim në ZSh, nga Z. Lushaj-