Mendime
Ramiz Selimi: Gazetarët kosovarë janë të trashë
E enjte, 27.12.2012, 02:00 PM
Gazetarët
kosovarë janë të trashë, dembelë dhe frikacakë!
Shkruan Ramiz Selimi
Mjaft më,
me zbukurime dhe trillime, është koha për gazetar profesionist, koha për
zhvillim të vendit, koha që vlera më në fund të dominojë mbi të keqën.
Në
përgjithësi stafet tona gazetareske janë të djegura nga brenda, shumica e tyre
nuk kanë asnjë ide dhe asnjë qëllim. Ata bashkë me pronarin e tyre e shohin
interesin kryesor të fitimi i parave dhe përfitimi i sa më shumë reklamuesve të
rinj, qëllimi është për të mbijetuar gazeta. Një fokusim i tillë i stafeve në
ndër-dijen e tyre, nuk lë vend për ofrimin e ideve dhe qëllimeve në dobi të
shoqërisë, ato ide vetvetiu digjen, nëse nënshtrohemi apo bëhemi peng i mjeteve
materiale.
Nganjëherë
unë jam tmerrësisht i mërzitur me idetë dhe ato që u ofrohen lexuesve në
shumicën e gazetave kosovare nga disa
analistë, opinionistë, kolumnistë apo komentues. Nuk është me rëndësi se a janë
ato të shkruara nga gazetarë profesionist apo persona tjerë të spikatur, thelbi
është se aty mungon ideja dhe ofrimi i alternativave të mirëfillta në nevojë të
shoqërisë!
Ndoshta
titulli i shkruar më sipër në lidhje me gazetarët kosovarë dhe përfshirja e
tyre në përgjithësi duket se është titull absurd. Por relativisht ofrimi dhe
botimi i shkrimeve në lidhje me situata të ndryshme ku mungojnë idetë dhe drejtimi
i duhur, të ofrojnë mundësinë e etiketimit të tillë. Sigurisht ka gazetarë që
ju mungojnë idetë, edhe atëherë kur ata ofrojnë “ide” janë të djegura dhe të
padobishme, shkrimet e tyre në shumicën e rasteve janë të pa vlera, që sillen e
pështillen si në kohën e meseleve të odave shqiptare, pa u marrë direkt me
temën, pra këta janë gazetarë cinik, të trashë në kokë, ku vetëm titulli i
lartë-shkruar i përshtatet.
Gjithashtu,
ka gazetarë që janë e kundërta e tyre. Por shtrohet pyetja,pse ata kur është nevoja
e reagimit dhe ofrimit të ideve alternative bëhen pjesë e "sjelljeve të
mira", sipas kërkesave të pushtetit apo përfitimeve materiale. Ata duke
harruar çdo diferencim dhe kritika në adresa të caktuara, i përgjithësojnë
rastet abuzive të politikanëve budalla, rastet e korruptuara dhe shkeljet tjera
ligjore për të cilat lë të kuptohet se ata gazetarë janë ose të korruptuar, ose
injorant, ose dembelë, ose të interesuar vetëm në interesat e veta materiale,
etj.
Në shumicën e vendeve të zhvilluara, atëherë kur politikës i mungojnë idetë dhe nuk mund të arrij të qëllimet e përpiluara dhe caqet e definuara, janë idetë e gazetarëve ato që e furnizojnë politiken me ushqim dhe tejkalim të situatës. Në politikën e vendeve Evropiane nga qeveri dhe politikanë dëgjohen thirrjet që u bëhen gazetarëve dhe njerëzve tjerë me ndikim në ofrimin e ideve dhe alternativave për tejkalimin e situatave të ndryshme. Asnjëherë ato nuk mungojnë, as nga gazetarët por as nga njerëzit tjerë me ndikim, sepse të gjithë këta që ofrojnë ide dhe alternativa i kanë të qarta saktësisht rrugën dhe cakun e dëshiruar, prandaj politika i merr idetë e tyre, i përpunojnë ato dhe pastaj edhe i zbatojnë.
Bashkimi Kombëtar të ndodhë tani!
Shtrohet
pyetja, Pse, shkrimet për tema të caktuara në shumicën e rasteve
përgjithësohen? Çka dëshirojnë me ketë për të arritur? Përgjigjja është në
titullin e lartshënuar! Nëse kritikohet një politikan për nepotizëm,
korrupsion, neglizhencë, etj,etj, automatikisht nga gazetari kërkohet ideja dhe
alternativa për zgjidhjen e tij. P.sh. Ministri X është zbuluar dhe faktuar nga
gazetari për veprën e bërë, ofrohet alternativa me personin x në zëvendësimin e
tij, politika duhet të analizojë.
Shumë
analistë, opinionistë, komentues po merren në kohen e fundit me shkrime për
Bashkimin Kombëtar. Të gjithë janë të bindur se Bashkimi Kombëtar do të ndodhë
me integrimin në Bashkimin Evropian. Disa nga këta gazetarë me të vërtet janë
cinik dhe të trashë, duke shkruar tema jorealiste të cilat aspak nuk i hynë në
punë politikës. Pse nuk kërkohet rreptësisht, bile, bile nëse është nevoja edhe
me protesta Bashkimi i menjëhershëm kombëtar në fushën e arsimit, ekonomisë,
kulturës, turizmit. Çka po na pengon neve që se pari të bëjmë Bashkimin
Ekonomik Kosovë-Shqipëri, që në dy tri vitet e ardhshme ta bëjmë një
minishengen me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën, pas disa viteve edhe me
Greqinë e Serbinë. Gazetarët duhet të hulumtojnë dhe të ja ofrojnë të vërtetat
opinionit se ku janë pengesat që nuk po ndodhë një bashkim ekonomik mes shqiptarëve.
I gjithë zhvillimi i një vendi në të dy drejtimet si mirë, si keq, përpos
politikës është edhe meritë e gazetarisë. Mjaft më, me zbukurime dhe trillime,
është koha për gazetar profesionist, koha për zhvillim të vendit, koha që vlera
më në fund të dominojë mbi të keqën.