Mendime
Neki Babamusta: Provokacionet greke ndaj Shqipërisë
E enjte, 27.12.2012, 12:27 PM
Provokacionet
greke ndaj Shqipërisë, gusht 1949
“
Nga: Profesor Neki Babamusta, Londër
Ngjarje
reale, sipas dëshmisë së ish-rojes kufitare nga Kavaja, z. Faje Çela
Pas
çlirimit të Shqipërisë, veçanërisht në verën e vitit 1949 Junta ushtarake greke
organizoi sulme ndaj njësive kufitare të Shqipërisë. Këto sulme barbare
shoqëroheshin me vrasje, me rrëmbime njerëzish, me plaçkitje dhe grabitje
bagëtish.
Nga mesi
i gushtit v. 1949, një njësi e postës kufitare greke, në një mesnatë me shi,
arriti të futet në një kapanon të rojeve tona kufitare. Si kriminelë dhe të
pabesë, vrasin në gjumë disa nga rojet shqiptare, duke ua prerë kokën me thikë.
Pas 7
ditësh, 7 kufitarë shqiptarë, trima nga malësia, pa ua treguar eprorëve, lidhën
besë për hakmarrje. Të armatosur dhe me bomba, të shtatë kufitarët eleminojnë
dy roje të postës greke dhe futen në kapanonin e fjetjes. Hapin zjarr të
befasishëm, duke lënë të vrarë tërë kufitarët grek në kapanon.
Ushtria
greke i shtoi operacionet provokuese ndaj Shqipërisë. Nga fundi gushtit i v. 1949, formacione kufitarësh
grek, rifilluan sulmin në agim. Alarmi për mbrojtje të territorit shqiptar,
ngriti në gadishmëri për kundërsulm njësitë tona kufitare. Një kompani me
ushtar grek arriti të futet në brendësi të territorit shqiptar, me mendimin se
do përparonin me ndihmën e kalit të
Trojes.
Njësitë
shqiptare kufitare në jug të Shqipërisë iu përgjigjën kundërsulmit. Kufitari
trim nga Kavaja, mitraljer, Faje Çela, nuhati situatën. Me qetësi, zuri
pozicion mbrojtës pas një guri të madh. Duke mos u zbuluar nga ushtarët grek,
priti deri sa ato u afruan në distancën
40-50 metra. Hapi zjarr të pandërprerë, duke lënë të vrarë shumicën e kompanisë.
Të tjerët ua mbathën këmbëve. Grekën tërhoqën të vrarët në brëndësi të tokës
shqiptare në mesnatë.
Shqipëria
dhe Greqia janë dy vende që historikisht nuk i duan luftrat. Në momente të
caktuara historike, populli shqiptar i ka manifestuar popullit grek ndenja
miqësie, si në kohën e Ali Pashë Tepelenës (1800-1821), po ashtu edhe në kohën
e Luftës çlirimtare kundër fashizmit (1940-1944).
Dy
batelionat shqiptare në pranverën e vitit 1940 u gjendën pranë popullit grek,
kur Musolini sulmoi Greqinë. Forcat shqiptare me patriotin e madh të kombit
tonë, Spiro Moisiu, u rradhitën në anën e popullit grek.
Kombi
shqiptar me
Në
rezolutën e datës 10.12.2012 drejtuar parlamentit shqiptar nga z. Shpëtim
Idrizi, drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, kërkohet që parlamenti t’i
njohi shqiptarëve të Çamërisë këto të drejta: të drejtën e pronës, të
shpërblimit të pronës, mundësia e kthimi tek varrezat e të parëve në Çamëri, të
hiqet ligji absurd i luftës, ku Greqi ka shpallur që nga vitit 1949 se Greqia
është në gjendje lufte me Shqipërinë.
Klanet e
egra nacionaliste greke, duke përfshirë edhe ato të tipit nazist “Agimi i
Artë”, as populli liridashës grek nuk i don. Këta nacionalistë grek, jo vetëm
që përndjekin dhe keqtrajtojnë shqiptarët në Greqi, por hedhin parrudha
nacionliste për aneksimin e zonave shqiptare të jugut, si Korçë, Gjirokastër,
Sarandë, Himarë, etj. Le të mos i fryjmë urrejtjet mes dy popujve
shqiptaro-grek! Me dorën e miqësisë së sinqertë janë të fituar të dy popujt,
duke jetuar secili i lirë në trojet e veta stërgjyshore.
Regjistrimi i popullatë s shqiptare (censusi) i v. 2012-të vërtetoi se minoriteti grek nuk e kalon shifrën 0.87%. Ky fakt rrëzon pretendimin e klaneve shoveniste greke se në Shqipërinë e jugut jetonë disa qindra mijë banorë grek, duke e quajtur çdo të krishterë shqiptar, grek. Në realitet pakicat minoritare duke përfshirë edhe ato greke gjithmonë kanë gëzuar të drejta të plota në Shqipëri, edhe në kohën e diktaturës komuniste. Pakicat minoritare duhet të shërbejnë si ura miqësie midis popujve dhe jo të bëhen shërbëtorë dhe spiunë besnikë dhe atyre që i komandojnë dhe paguajnë.
Lëvizja e Lirë - një e drejtë ligjitime dhe humane
Sot, në kohën e demokracisë lëvizja e lirë e njerëzve është një normë legjitime. Njerëzit kanë të drejtë të lëvizin brenda territorit aty ku i sigurohet jeta më e mirë. Që nga viti 1994 janë shpërngulur nga zonat e veriut dhe janë vendosur edhe në rrethinat e Sarandës mbi 60 familje shqiptare. Ata janë vendosur në toka të ish-fermës shtetërore. Me mundin dhe djersën e tyre banorët e ardhur nga veriu, ngritën fshatin e tyre Shëndëlli me 400 banorë. Si njerëz të punës kanë ngritur shtëpi të reja dhe kanë formuar plantacione me agrume. Njëkohësisht shumë nga fëmijët e këtyre banorëve janë në emigracion. Ky është një shembull domethënës që duhet ta ndjekin me qindra familja të tjera shqiptare në trojet shtetërore kudo në brezin kufitar të jugut. Kjo siguron ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve shqiptare. Kjo lëvizje në jug të Shqipërisë i ndërpren rrugën asimilimit të rracës shqiptare duke përforcuar identitein shqiptar.
Në vend të urrejtes, na duhet paqe mes popujve
Shqiptarët
sot jetojnë të ndarë në pesë shtete, si në Shqipëri-Kosovë, Greqi, Maqedoni,
Serbi dhe në Mal të Zi. Shqiptarë kudo që jetojnë në trojet e tyre nuk shfaqin
fobi ndaj popujve të tjerë.
Që me
1991 problemi i shqiptarëve të Çamërisë ka qenë detyrë kryesore e forcave
demokratike në Shqipëri. Me 1995
ish-presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha e ngriti problemin e çështjes çame
ish-presidentit grek z. Stefanopullos, i cili akuzoi padrejtësisht shqiptarët e
Çamërisë si jo luftëtarë me forcat greke kundra pushtesve gjerman. Këtë akuzë
të tij e hodhi poshtë edhe gjykata e Janinës po në 1995.
Me rastin
e 100 vjetorit të Shqipërisë kryeministri z. Sali Berisha kërkoi që pas
zgjedhjeve të 23 qershorit 2013-tës të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të
pajisen me pashaporta shqiptare. Kjo është një e drejtë ndërkombëtare, ndërkohë
kur maqedonasit, grekët dhe serbët u mohojnë shqiptarëve pashaportën shqiptare.
Sa herë që përmenden kufinjtë e Shqipërisë dhe dhënia e pashaportave ngjallen
reagime negative nga shtetet ballkanike dhe disa titullarë të Evropës. Në një
kohë kur shqiptarët në Maqedoni burgosen, vriten, interrnohen, u griset flamuri
shqiptar, në krahinat shqiptare nën Serbi dhe Mal të Zi u mohohen shqiptareve
të drejtat më elementare të gjuhës dhe flamurit, si dhe burgosje. Ndërsa
shqiptarëve camë u mohohet e drejta për të shkuar në vendin e tyre, në Çamëri.
Propoganda shovensite ballkanike bën plane kundër kombit shqiptar për aneksimin
e tij.
Akademikët
maqedonas të Shkupit i quajnë shqiptarët ‘kafshë’ në një kohë kur në Maqedoni
pjesa më e madhe e territorit maqedonas është shqiptar, duke përfshirë edhe 40%
të popullsisë. Deputetja e PP (Partisë Punëtore) në Parlamentin Evrpian, grekja
Marieta Grannacoy akuzon shqiptarët për shovenizëm (Shqipëri të Madhe) sa herë
që përmendet kufiri jugor, Preveza-Greqi.
Fatkeqësisht,
prapa ish-prokurores së Hagës, Karla Del Ponte, qëndrojnë dhe disa klane në
Evropë, që natyrisht nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Thëniet monstruoze të
Karal Del Ponte shtrembërojnë historinë dhe lavdinëe kombit shqiptar për hir të
prapagandës anti-shqiptare. Historianet grek bëjnë plane për zhdukjen e
Ballkanit dhe mes Greqise dhe Serbisë të ketë një kufi të vetëm. Këto
propaganda dhe shpifje nxisin tensione siç po ndodh dhe në Mitrovicë ku qeveria
serbe do të hedhi poshtë pakon e Ahtisarit. Shqiptarët e Maqedonisë nënshkruan
marrëveshje të Ohrit në 13 gusht 2001 në hir të paqes dhe stabilitetit në
Ballkan. Kjo marrëveshje është detyrim në rradhë të parë për qeverinë e Maqedonisë
që të mos asimiloi dhe zhduki rracën shqiptare nga trojet e tyre.
Politika
shqiptare për çështjen e platformës kombëtare duhet të jetë e bashkuar. Kosova
me Shqipërinë do të bashkohet kur t’i vijë momenti i duhur. Shqipëria nuk
kërkon ndryshim kufijsh, por integrim në Evropë. Kjo është një e drejtë që e
meriton populli shqiptar. Ashtu siç jeta që është e përkohshme, edhe pushtetet
dhe partitë janë kalimtare. Por kombi mbetet. Për këtë qëllim madhor partitë
politike shqiptare kudo që ndodhen duhet të kenë një platformë të përbashkët
kombëtare.