Mendime
Ismet Uka: Bisedime të grackave
E diele, 30.12.2012, 12:06 PM
Bisedimet
me Serbin të cilat po i udhëheq Evropa,janë bisedime të grackave dhe
Pazarllëqeve me territor të Kosovës!
Nga Ismet Uka
Nuk ka
vend për optimizëm se bisedimet me Serbin do të jen të shkurta dhe të
suksesshme përpos nëse delegacioni kosovar hekë dorë prej atyre kërkesave që
skish me hekë askush tjetër. Pik se pari Kosova është sulmuar me mjete
ushtarake dhe policore për shkak se territori i pjesës veriore është i pasur me
minerale dhe miniera dhe fabrika që në të kaluarën ndërmarrja Trepça investoj
atje dhe miniera dhe flotacioni i Leposaviqit po punon me kapacitet të plot.
Dhe UNMIKI por edhe EULKSI,së bashku me udhëheqjen e Kosovës kurrë nuk u angazhuan
që strukturat shtetërore Serbe ti shpartallojnë dhe të vendosin ne krye te
bordit Trepça një drejtor por Trepçën një pjesë të saj ende e lan nen okupimin
Serb dhe Trepça po eksplatohet dhe të mirat materiale të saj po dërgohen për
Beograd.
Serbia
nuk i pranoj bisedimet teknike e as politike për ti normalizua mardhënjet me Kosovën sepse Serbia
gjithnjë ka konsideruar dhe konsideron se Kosova është çështje e forcave të
brendshme demokratike në Serbi,dhe çështje e brendshme e Serbisë e mbi te
gjitha këto Serbia edhe në kushtetutën e vet edhe para arenës ndërkombëtare
Kosovën e futi si territor të saj bile fare pa u skuqur qe mbi një popull që e
konsideron si popull që jeton në territor të Serbisë beri krime te tmerrshme
për të vetmin qellim që shqiptaret bën
kërkesa politike për të avancuar pozitën e tyre. Mjerisht klasa politike
shqiptare ende është në gjumë dhe nuk është duke e ditur me këndë ka punë dhe
për ti normalizuar mardhënjet me Serbin gjithsesi ka qen dashur që të
formulohet platformë mbi ato bisedime pa
marr parasysh e a janë bisedimet politik apo teknike dhe pasi që veç po
kërkohen bisedime Kosova duhet të hek krejt dorë nga plan i Atisarit dhe të
merr modelin e shteteve ballkanike evropiane se si janë të rregulluara të
drejtat e pakicave për ato shtete dhe model i vetëm kish me qen të drejtat e
shqiptarëve në luginë të Preshevës, dhe aq të drejta as ma shumë e as ma pak
për pakicën Serbe e cila jeton në Kosovë.
Ne
praktikat politike dhe shtetërore nuk ka pakica të shenjta kur bahet fjalë për
pozitën e pakicës shqiptare në Serbi dhe pakicës Serbe në Kosovë,pra nëse kemi
than dhe deklaruar se pakicat do të jen urë afrimi mes dy vendeve atëherë e çka
është pakica shqiptare në Serbi,mos vallë ajo pakicë edhe para këtyre
evropianëve që po shtihen si demokrat duhet lejuar Serbin ti rrah ti maltretoj
e ti dëboj kur ti teket e askush mos ta ngre zërin kundër ati represioni që
shqiptarët po e përjetojnë në luginë të Preshevës e besa edhe në Maqedoni dhe
Mal te Zi.
Bota
demokratike duhet të jep përgjigje të prere pse Serbet në Kosovë duhet të
trajtohen më mirë si pakicë se pakica shqiptare në Serbi. Bisedimet duhet te
zhvillohen pa e favorizua asnjërën palë e cila është ne bisedime sepse Serbia
nuk është duke luftuar për drejta mate madha njerëzore por Serbia luftën është
duke e ber per grabitjen e territoreve të huaja, siç është çështja me
territorin e shqiptarëve të Kosovës ku po donë ti përvetësoj territoret ku
jeton pakica Serbe duke i detyrua ata të rebelohen kundër institucioneve të
Kosovës.
Çka po ndodh
dhe si po sillet Serbia po e sheh bota Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare dhe
para veprimeve kriminele Serbe ika mbyll sytë sepse ,si po duket po e
shfrytëzon rastin kur ne për veti e kemi sytë po i mbajmë të mbyllur .Kurse
Serbia po punon natë e dit pa u ndalur fare dhe me mia vorre masive me shqiptar
që vet shteti Serb dha urdhër të varrosen atje,në territor të Serbisë e sodë po
paraqitet se nuk e din ku janë ato vorre e po i paraqitet Evropës qengj e
Evropa po e pranon si të tillë ne si
shqiptar politiken ton ndaj vet vetes
dhe ndaj të tjerëve sa ma par
duhet ta korrigjojmë .Sepse ai që pranon që të ulet ne bisedime kur bahet fjalë
për një qashtje siç janë pakicat
nacionale të mbetura në pjesë të shteteve tjera siç është pakica shqiptare në
Serbi e pakica Serbe në Kosovë,e fillon dikush qe rreth te drejtave te tyre te
mat me dy kute dhe favorizohet pakica Serbe e për ata shqiptare as që është në
rend dite sa ma par nga ajo tryezë e bisedimeve duhet hekë dorë,sepse po
krijohet presedan në territorin e Ballkanit,pra po krijohen pakica të shtypura
dhe pakica te privilegjuara gjë që
krijimi i pakicave te tilla kurrë nuk do ta stabilizoj as Kosovën e as
Ballkanin,por edhe as Evropën.Pra atje ku ekzistojnë pakicat duhet te trajtohen
një soj dhe ti kanë te drejtat një soj nëse vërtet dojmë mardhënje të mira nder
fqinjësore dojom bashkëpunim në ato pika ku kemi interes .Pra ashtu qysh Serbia
po i jep veti të drejt që pakicën Serbe ta financoj në aspektin material të
njëjtën të drejt duhet ta ketë Kosova edhe për pakicën shqiptare e cila jeton
në teritorin e Serbisë Preshevë Medvegj e Bujanoc .Ndonëse Kosova tani nuk i ka
kushtet por atëherë kur ekonomia kosovare të rimëkëmbet e forcohet pse mos mej
ndihmuar.
Nuk
mundemi të sillemi si gjokeri në shah dhe të presim iniciativat e Serbisë se
çka me Kosovën dhe pozitën e saj në arenën ndërkombëtare kur dihet qe Kosova
tani është shtet i ka të gjitha institucionet e saj dhe veprimi i këtyre
institucioneve duhet të jetë shumë azhur sa i përket kërkesave Serbe në planin
më të ri,dhe planet që kanë pretendime të atakimit te sovranitetit dhe te
integritetit territorial të Kosovës duhet amortizuar me kundër plane duke hekë
dorë nga privilegjet e ofruara me planin e Ahtisarit pakicës Serbe në Kosovë.
Në pjesën
veriore qytetarët shqiptar janë të rrezikuar nga bandat kriminele Serbe të
armatosura nga nisitë e formuara të
mbrojtjes territoriale nga regjimi Serb .Pra me këto veprime rëndë u shkel
sovraniteti i qytetarëve të Kosovës por edhe integriteti territorial,dhe institucionet
e Kosovës i kanë fut veshtë në lesh kurse EULEKSI e KEJFORI po bashkëjetojnë me
këto struktura kriminele dhe deshëm ose nuk deshëm ta pranojmë ndërkombëtarët
po na sugjerojnë se për një pjesë të
territorit të Kosovës duhet dialoguar. Qa do të thotë se pjesa veriore ka
ardhur para aktit të kryer në pamundësi të institucioneve shtetërore të Kosovës
që të ballafaqohen me problemet e krijuara atje sepse ju ka munguar përpjekja
për tu faktorizuar si shtet dhe për të vepruar si shtet.
Për të
funksionuar si shtet ka qen dashur që të punohet shumë në ekonomin e Kosovës të
forcohet policia në rend te par dhe të jetë policia jon në pjesën veriore atje
ku në një pjesë të vendit ton ekziston një vatër krize e cila vatër u krijua me
neglizhencën e faktorit ndërkombëtar,por e dhe vendor duke udhëheq politik të
dy trajtshme ,duke lejuar që shqiptaret të dëbohen me anë të represionit nga
strukturat Serbe kurse lejimi i forcimit dhe organizimit të strukturave
shtetërore Serbe duke fillua nga ato policore e ushtarake,deri te organizimi i
mbrojtjes territoriale,që paraqet rrezik për popullatën shqiptare të asaj pjese
në çdo moment dhe kësaj popullate i sugjerohet që të jetë e durueshme e mos të
mbrohet nëse këto struktura Serbe marrin ndonjë aksion kundër saj. Kurse këta
që po aludojnë se e kanë besimin e popullit për ta udhëheq edhe para kësaj
furtune të kurdisur kundër popullit të vet ne vend që të dhanë mjete për ta
mbrojt shtetin dhe forcua ata dhe për të vunë kontroll neper secilin cep të
Kosovës ,pushtetarët tan blejnë vetura të shtrenjta ,telefona e mbushje të
kushtueshme e keqpërdorin buxhetin për benzinë dhe shëtitje jashtë orarit me
vetura zyrtare pra çdo gjë që e dëmton kit shoqëri e bëjnë kurse pak bëjnë për
përparimin e saj.
Një fjalë
e urtë e pleqve tan duhet të shërbej si mësim se me bë e bën po me e majtë a
mundesh .Pra ja shteti u krijua me shumë gjak e sakrificë,fatkeqësisht vetëm
emrin e ka shtet sepse nuk jemi përpjek si qytetar ta japim çdo gjë prej veti
për të vënë rend qetësi e ligj,shumë qytetar në ketë shtet nuk trajtohen ne
aspektin social shëndetësor arsimor e por u shkelen të drejtat njerëzore në
mënyrë shumë të egër,kurse para krejt këtyre padrejtësive populli e ka shtri
qafen e e lejon që pushtetarëve të cilëve ja dha votën për ta udhëheq shtetin
të bëjnë veprime që e shkatërrojnë shtetin e ne si popull shukatëm.
Është
interesant se ka edhe veprime krye ne veti në shumë çështje e sidomos kur është
çështja të bisedimet me Serbin pjesë e pushtetarëve tan ne vend që tu shmangen
këtyre bisedimeve e të shtrijnë pushtetin në çdo cep të Kosovës ata vet ju
paraprinin thirrjeve se jemi të gatshëm për bisedime teknike por edhe politike
me Serbin. Pra këtu shihet ajo pa aftësia politike e të gjithë këtyre që janë
në pushtet sepse bisedimet politike me Serbin nuk janë të nevojshme kurrë
derisa Serbia mos ta njoh Kosovën si shtet.
Prandaj
thirrjet e pushtetarëve tan se janë të gatshëm për bisedime politike me Serbin
rrjedh si rezultat platforma Serbe që po
quhet platforma e Nikoliqit e e cila platformë tani ju dorëzua edhe bashkësisë
ndërkombëtare e evropiane,për ta kundërshtuar ose përkrahur.
Një
diplomat Gjerman platformën Serbe e përshëndeti duke i sugjeruar edhe qeveris
së Kosovës që edhe kjo ta bën një
platformë rreth këtyre bisedimeve dhe te dy platformat te afrohen në tavolinë
dhe të futet Kosova në treg dhe te vuhet ne pik pyetje sovraniteti i saj dhe
integriteti i saj pasi Kosova nuk është në gjendje ta vë nen kontroll një pjesë
të territorit të vet. Pra për të vendos Kosova në atë pjesë rend .ligj e qetësi
e rregull duhet pa tjetër për ta përdor forcën se a janë krijuar kushtet për
ketë kjo çështje duhet të jetë diskutabile ,sepse atje ku shkelet reni dhe
ligji nga strukturat kriminele pushteti ne secilin shtet sa do demokratik dhe
tolerant do të jetë është i detyruar që rendin dhe ligjin ta rikthej në
normalitet,po të jetë nevoja edhe me mjete represive e jo të dialogoj me një
shtet tjetër që çka të ndërmerret për ta stabilizuar atë pjesë ai shteti tjetër
është problemi vet atje.
Pra si përfundim i krejt kësaj bisedimet duhet të ndërpriten menje herë me rastin e lëshurjes në shqyrtim të platformës Serbe më të re për Kosovën para institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare. Te futet policia e Kosovës në pjesën veriore dhe ti mbroj fshatrat shqiptare nga sulmet e strukturave shtetërore të Serbisë,të ftohet popullata shqiptare në atë pjesë që të qëndroj e mos të shpërngulet dhe dinjitetin dhe sovranitetin e vet qytetar ta mbroj me të gjitha mjetet,tu afrohet nga pushteti i Kosovës asaj popullate atje ndihëm sociale ekonomike,dhe transport dhe lëvizje të lirë pasi që ata që e patën për detyrë ta bëjnë këtu nuk e bën,të rikthehen të gjithë qytetaret shqiptar në veri që pronat e tyre i shiten për shkak të dhunës Serbe dhe për shkak të mos interesimit te pushtetit të Kosovës për t’ju krijuar siguri qytetarëve të vet në atë pjesë .Këto veprime kishin me stabilizua pjesën veriore kishin mu krijuar rend qetësi për secilin qytetar atje pa marr parasysh se çfar feje e nacionaliteti është.