Mendime
Pirro Prifti: Patriot - Ali Pashë Tepelena?
E premte, 28.12.2012, 01:58 AM
Patriot -
Ali Pashë Tepelena? – Një Butafori Politike
Nga Pirro Prifti
Nuk është
për tu habitur aspak kur sheh që lumi i servilëve dhe militantëve miratojnë
marrëzitë e politikanëve. Më e keqja në këtë shtet është se edhe historianët e
miratojnë në heshtje. Kjo është e keqja e shtetit tonë anarkik, ku në
mënyrë periodike gjatë periudhave kohore, të ndryshme të gjithë fusin hundët në
punët e të gjithëve, është vëndi ku gjella që gatuajnë poltikanët duhet ta hanë
me detyrim jo vetëm populli por duhet ta hanë dhe ta pranojnë si shumë të mirë
gjellën e tyre edhe profesionistët dhe teknokratët- ndryshe ngelin pa punë.
Kemi për
fat të keq 100 vjet marrëzi politikanësh, dhe marrëzia e fundit ishte dëshira
për të sjellë kokën e Ali Pashait në Shqipëri?
Me sa
duket po vërtetohet historia e fshatit të pasur që pinte ujë nga burimi i ujit
që të bënte të cmëndur. Cdo njeri që vinte të punonte dhe të banonte në atë
fshat, duhej ta mendonte se, donte s`donte do të cmëndej dhe budallallepsej si
fshatarët e fshatit.
Kjo është
Shqipëria.
Prandaj
është e pamundur që Shqipëria të hyjë në Europë, sepse në momentin që bëhemi
gati për tu integruar, politikanëve u vjen në mënd gjithmonë një ide idiote e
cila e prish të gjithë punën. Kështu ka ndodhur këto 100 vjet pavarësi, kështu
ka ndodhur edhe gjatë luftrave për pavarësi pas vdekjes se Gjergj Kastriotit.
Gjithmonë në krye të `trimave shqiptarë` - ishte nga një trim i marrë të cilët
si i thonë fjalës nuk kanë frena. Dhe puna prishej nga mungesa e të urtëve dhe
të mëncurve. Megjithatë, rasti më i mirë
i erdhi Shqipërisë në 1912 kur u mblodhën më tepër të urtë -se `trima të
cartun`, dhe u formua ajo copë Shqipëri që kemi sot: e cunguar dhe e vogël,
pikërisht prej këtyre pashallarëve të cmëndur njërit nga të cilëve duan sot ti
kthejnë kokën, në vendin që quhet
Shqipëri, në një kohë që ai quhej pashai
i Janinës. Pra, edhe një tjetër butafori
politikanësh si ato të mëparshmet.
Ali Pashë
Tepelena mbetet një figurë historike por aspak e nderuar.
Nga
origjina sipas Robert Elsie ai ishte lindur ne Becisht nga një familje turke me
titull `bej` prej Anadollit dhe i jati u martua me një shqiptare në Becisht..
Vetë
Lordi Byron kujtonte në memuarët e tij:
`Madhëria e tij ishte një tiran i paparë, fajtor për gjithë ato mizori
të tmerrshme, shumë trim, aq sa quhej dhe Bonaparti Muhamedan, po ishte aq
barbar sa që i piqte ne hell rebelët...`.
Nëse
ndonjë shkrimtar apo politikan që thotë se Ali Tepelena ishte patriot që paska
luftuar për Shqipërinë, kjo është me të vërtetë jo për tu shqyer gazit por për
të shkulur flokët. Me sa duket kanë ardhur me të vërtetë kohërat e të paudhit.
Kohërat e anarkisë kur i ligu nderohet si burrë i mirë, kur burracaku nderohet
si trim, kur injoranti nderohet si i mëncur, dhe kur ciraku bëhet usta, dhe
tr4adhëtari nderohet si hero. Kjo është koha e butaforisë politike.
Historia
e Ali Pashë Tepelenës është e mbushur me krime makabre ndaj shqiptarëve dhe
grekëve. Një nga të vërtetat më të pamohueshme është se Ali Pashë Tepelenës nuk
i ka vajtur mëndja në asnjë rast dhe në asnjë vend që të bënte një Shqipëri të
pavarur nga Perandoria osmane. Ai ka kërkuar të bënte një pashallëk utopik larg
Perandorisë Osmane. Historia e tij është historia e këtij hajduti nga Tepelena
(Becishti) i cili masakroi fshatra të tërë të krishterë i cili zbrazi Toskërinë
dhe Epirin nga shqiptarët, mori nizam dhe pengje plot njerëz të thjeshtë
myslimanë, thjesht për të fituar gradat nga Sulltani, është historia e një beu
i cili mashtronte fshatra dhe njerëz të tjerë duke u vjedhur dhe rrëmbyer
pasurinë e pastaj i vriste për hobby, është historia e një Pashai i cili
dërgonte ushtarë shqiptare për tu vrarë për Perandorinë Osmane në Jemen dhe
Siri, është historia e një Pashai i cili me mizoritë e tij shkretoi Jugun e
Shqipërisë, duke rrafshuar fshatara të tërë në Himarë, Toskëri, Epir, dhe në Sul, është historia e më të degjeneruarit
nga Pashallarët e Perandorisë Osmane i cili kishte dy Hareme njëri me vajza e
gra robinja, dhe tjetri me dylberë e djem të rrëmbyer.
Historia
e tij si një pseudo-trim ishte historia e një banditi që u bë Pasha duke i
shërbyer Sulltanit nëpërmjet vrasjeve dhe përdhunimeve, nëpërmjet fshirjes nga
faqja e dheut e fshatrave të tëra shqiptare, aq sa shkaku që jugu i Shqipërisë
nuk quhet sot as Toskëri dhe as Epir është sepse ai cfarosi popullatën e
shqiptare të jugut sidomos të krishterët, por edhe popullata myslimane e varfër
u shkatërrua sepse atyre u mori bijte dhe i vrau nëpër luftra të kota shqiptarë
kundër shqiptarëve, ose i dërgoi nizam (ushtar) për hesap të Sulltanit. Ishte
Ali Pashë Tepelena i cili detyroi të vinin emisarë ortodoksë në Shqipëri sepse
ky përbindësh farosi popullatën shqiptare ortodokse por dhe myslimane; një nga
shembujt më të tmerrshme është libri i
Papa Kristo Negovanit: `Prishja e Hormovës`. Lexojeni të nderuar dhe do të
shihni realitetin makabër të asaj epoke.
Bëmat e
tmerrshme të tij në Shqipërinë e Jugut mund të lexohen lehtësisht nga të dhënat
që jep Pukëvili, por dhe të tjerë. Haremet e tij me nam në Janinë shtuan
kuriozitetin e `LGBT`-ve të Europës
Perëndimore të atëhershme, njëri nga të cilët Byron-i, erdhi për ta parë dhe për të u kënaqur vetë.
Edhe ai ka shkruar për Ali Pashanë për namin e tij me të keq, si më i
degjeneruari i Perandorisë osmane, pasuria e të cilit e mbledhur nga rrëmbimet
e cila arrinte në 400 ton ar(nuk dihet dhe sot e kësaj dite ku janë fshehur),
masakrat dhe vrasjet e tmerrshme të popullatës shqiptare dhe greke të Sanxhakut
të Janinës, por nuk ka shkruar asnjë rresht që të dëshmonte se Ali Pasha
Tepelena të ishte ndonjë patriot i ndonjë kombi dhe aq më pak i shqiptarëve. Ai
tallte lebërit, poshtëronte suliotët, vriste toskët, shante beratasit që nuk i
pushtoi dot, digjte fshatrat e krishtera për qejf, luftonte kundër Pashait të
Shkodrës dhe të Beratit, për të vrarë, për nam, tu rrëmbyer pasurinë
dhe gratë, e jo për pavarësi sic na thonë politikanët e verbër të sotëm. Edhe
Fermani i Sulltan Mahmuti-t II, flet për
denimin e tij me prerje të kokës jo vetëm se kundërshtoi urdhrat e Portës së
lartë por sepse ka turpëruar perandorinë osmanë me degjenerimin e tij?!
Atëhere
del pyetja e thjeshtë: përse duhet që një pasha i tillë i degjeneruar dhe mizor
t`i vishet nga ana e politikës shqiptare rroba e patriotit? Sepse ishte
shqiptar?
Është një
rast i rrallë që një pasha të ketë dy varre dhe sigurisht pashallarë të tillë
kanë qënë kryesisht me origjinë shqiptare-
shembull i degjenerimit dhe i ekstremizmit të kësaj klase të pasurish me
origjinë shqiptare të cilët i shërbyen me devocion pushtuesit duke u shkaktuar
shumë vuajtje jo vetëm shqiparëve të varfër myslimanë dhe të krishterë, por
kanë qënë shkaku kryesor i urrejtjes së padrejtë fqinjëve ndaj shqiptarëve në
përgjithësi sepse këta pashallarë në krye të sanxhaqeve ushtruan dhunë edhe
ndaj popullatave sllave , rumune dhe greke.
Idiotllëku
i disa shkrimtarucëve që kanë shkruar për Ali Pashain ka qënë më tepër
kurioziteti për perversitetet e tij, por politikat e diktaturës komuniste bëri që shkrimtarë të ndryshëm për tu bërë të
dëgjuar, shkruan për indivdë të tillë
perversë duke u veshur atyre rolin imagjinar të patriotit apo të të
ashtuquajturit në mënyrë absurde `plak i
urtë`që mendonte për Shqipërinë, në një kohë kur atëhere askush nuk i quante
tokat ku mbretëronte Pashai i Janinës me emrin Shqipëri, por Epir dhe Toskëri.
Kështu lindi mit-i i rremë i `patriotit` Ali Pashë Tepelena. Ky është fakti i
hidhur që në Shqipëri gjithmonë klasat drejtuese të cilat kanë pirë nga burimi
me ujë i të marrëve – në momentet më decisive marrin gjithmonë, vendime të
gabuara për të ardhmen; mesa duket faji është i shejtanit, i cili ka shkundur
brekët këtu në Shqipëri...
Sot kur
historia e Ballkanit po sqarohet dhe shumë historianë po shohin gabimet e
Europës së atëhershme ndaj shtetit të cunguar shqiptar, gjithashtu po
Atëhere po bëj edhe njëherë pyetjen: a është e nevojshme të sjellim kokën e Ali pashait këtu, dhe më saktë, a do të vazhdojë që uji i burimit të fshatit që përmënda më sipër(nga i cili kanë pirë klasat e pasura shqiptare), të bëjë efektet e tij negative tek politikanët tanë?