Mendime
Hilmi Saraçi: Historia duhet të shkruhet nga historianët
E premte, 23.11.2012, 07:58 PM
Historia duhet të shkruhet nga historianët (e mirëfilltë)
Nga Hilmi Saraçi
Nuk ka dilema se historia jonë është shkruar edhe nga të tjerët që nuk e kanë njohur historinë, prandaj ka mjaft pasaktësi dhe shtrembërime me tendenca që nuk mund të pranohen. Këto shtrembërime kanë rrjedhojen edhe nga fusha të tjera siq është trysnia ideologjike dhe politike. Për këtë arsye historinë duhet lanë historianve dhe njohtsëve të mirëfilltë të historisë, prandaj në këtë fushë ka dilema dhe paqartësi per të gjetur të vërteten. Për këtë arsye duhet ta dijmë që :secila figurë dhe secila ngjarje duhet të vendoset në kontekstin meritor të kohës dhe të rrethanave historike, pa ngjyrime politike dhe ideologjike. Në këtë kontekst vështirësitë për ndriçimin e disa ngjarjeve dhe të figurave të shquara janë të pranishme, siq është figura e Ahmet Zogut dhe shumë figurave të tjera…
Rrugëtimi i popullit tonë gjatë historisë
Populli
shqiptar ka rrugëtime të hidhta dhe të gjata gjatë historisë. Bëri shumë
luftra, pati edhe shumë viktima, pati personalitete që mbeten të pandriçuara sa
duhet, pati shumë organizata dhë
lëvizje të panumërta ilegale dhe legale që gjatë historisë paten vlera të larta dhe të mirëfillta, jo vetëm për historinë tonë , por
edhe për historinë e rajonit me të cilën me të drejtë krenohet populli
shqiptar, Në këtë fushë vlen të përmenden figurat emblematike si Skenderbeu, Nëna Terëzë, Adem Jashari e
shumë personalitete të tjera që me veprën e tyre na bënë krenar dhe të njohur
në botë si komb me tipare të larta kombëtare dhe njerëzore . Shumë luftëtarë,
heronjë të kombit në rrugën e gjatë për
çlirim dhe për bashkim të kombit sakrifikuan jetën, si para shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë, ashtu edhe pas
shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duke vazhduar para e pas Luftës së Dytë Botërore
e deri tek vitet e fundit të shekullit XX. Kjo do të shihet qartë
në historinë e popullit tonë në të
kaluaren e hershme dhe në të tashmen- fillimet e shekullit XXI.
Prandaj historia e popullit shqiptar në këta 100 vjet të kaluar është trajtuar jo vetëm nga historianet tanë , por edhe nga historianët e huaj të cilët janë munduar t’i përcjellin dhe t’i.trajtojnë ngjarjet më relevante që nga 28 Nëntori 1912, deri me 17 shkurt 2008, që janë ngjarje kulminante të historisë së popullit tonë. Mirëpo shtrohet pytja sa kemi qenë dhe sa jemi të përgatitur për të paraqitur (vlerësuar) drejt dhe pa ndikime ngjarjet historike më të rëndësishme të popullit tonë, respektivisht figurat e shquara për liri dhe pavarësi kombëtare?
Paqartësi dhe reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbreti Zog
Shteti shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë përveç shenimeve , përkujtimeve dhe festimeve për nderë të këtij përvjetori (jubileu) me rëndësi të veçantë , kishte planifikuar edhe bartjen e eshtrave të Ahmet Zogut nga Franca dhe në këtë mënyrë të bëhet rivarrimi i tyre (eshtrave) në mënyrë festive (solemne) pranë mauzoleut të familjes mbretërore si në shumë vende të botës, pasi personaliteti i mbretit Zog meriton të nderohet, sidomos me rivarrosjen e eshtrave në atdheun e tij, në Shqipëri. Mirëpo në këtë rast pati (ka) disa paqartësi historike, reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog në atdheun e tij, pranë antarëve të familjes mbretërore . Mendoj se në këtë drejtim , për një vlerësim të duhur ndaj figurave të shquara të kombit tonë, por edhe ndaj figurës së Ahmet Zogut ka munguar, prandaj po zhvillohen debate, diskutime dhe opinione të panevojshme, pas kohe , sepse për këto është dashur të flitet para rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog dhe jo tani në këto momente festive , në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të krijojmë paqartësi, huti dhe përqarje në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të figurës së Ahmet Zogut Këto debate, shkrime dhe opinione nëpër media të shkruara dhe elektronike sikur nuk janë të prezentuara mirë, respektivisht disa autorë me shkrimet e tyre po krijojnë ndasi para opinionit dhe nuk po dijnë kah të anojnë dhe nuk po kuptojnë mirë të vërtetën për të kaluaren e mbretit Zog dhe për vendin e merituar të tij në historinë tonë kombëtare.
Kurkush nuk është i pagabueshëm në jetën e tij
Mendoj se nuk është bërë gabim kur kanë vendosur që eshtrat e mbretit Zog të kthehen në Shqipëri, në atdheun e tij.Kjo ka qenë një obligim dhe një nderë jo vetëm për familjen mbretërore , por edhe për popullin shqiptar. Nuk ka njeri (prijsë, lider udhëheqës, mbret e të tjerë ) që nuk ka gabime gjatë karierës së vet vepruese dhe sunduese, ashtu siq pati edhe mbreti Zog. Mbreti Zog gjatë karierës së vet si mbret i Shqipërisë ka pasur mjaft gabime që nuk arsyetohen leht. Mirëpo gabimet e tij për të cilat po flitet dhe po interpretohen nëpër media sikur nuk po arrijnë të ndriçojnë sa duhet figurën e mbretit Ahmet Zogu..Në këtë çështje janë përzier shumë “gishtërinj” që nuk kanë njohuri për një vlerësim të duhur, sepse në disa gazeta në të kaluaren ,por edhe në të tashmen disa shkrime nuk mund të jenë bazë e duhur për ta vlerësuar personalitetin e mbretit Zog dhe shumë të tjerë ,siq nënvizohen nga disa historianë dhe politikanë në shkrimet dhe deklaratat e tyre. Kur flitet për anet negative të mbretit Zog duhet të flitet edhe për anet pozitive. Ai (Zogu) ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm si burrshteti dhe si mbret i Shqipërisë (1924-1939), njëri që tregoi aftësi, menquri dhe gjindshmëri në fushën e shtetndërtimit dhe diplomacisë shqiptare, duke hapur rrugën diplomatike me shtete në rajon dhe në botë…
Mendime të pamatura ndaj presidentës Atifete Jahjaga
Mendoj se
nuk është e pëlqyeshme të “merret nëpër gojë” presidentja e Republikës së
Kosovës zonj. Atifete Jahjaga e cila me rastin e rivarrimit të eshtrave te mbretit Ahmet Zogu mori pjesë dhe shprehu
fjalë miradije për personalitetin e Ahmet Zogut. Qe çka shkruan një autor në
opinionin e tij: “Kur e more vendimin për të marrë pjesë në rivarrimin e
eshtrave të mbretit Zog, e more vendimin si presidente e Republikës së Kosovës,
apo sipas përrallave që t’i
tregojnë këshillëtarët tuaj ?”… Sipas
kësaj kuptohet se presidentja e Kosovës nuk qenka e aftë të marrë vendime dhe
të punojë me mençuri por po punojka “sipas
përrallave që i trgojnë këshillëtarët”… Kjo nuk është e lavdueshme dhe
njerëzore të thuhet për presidenten e Republikës së Kosovës, sepse ajo e keqe ose e mirë përfaqëson shtetin e
rrepublikës së Kosovës nëpër shtetet e botës.dhe qëndrimet e saj na “bijnë hise
“ të gjithve. Ajo është zgjedhur dhe ka përkrahjen ndërkombëtare. Ajo është
femra më e re në Botë si presidente e një shteti siq është Kosova. Kontributi i
saj si presidente e Rrepublikës së Kosovës nuk duhet të nënçmohet, por duhet të
përkrahet dhe të inkurajohet që të punojë edhe më mirë në të ardhmen…