Speciale
Ilmi Veliu: Portreti autentik i Skënderbeut
E enjte, 08.11.2012, 06:06 PM
Portreti autentik i Skënderbeut
Nga Dr. sc. Ilmi VELIU
Në morinë e portreteve kushtuar Skenderbeut ka nje
varg modelesh me tipare te ndryshme te fytyres, natyrisht edhe te veshjeve. Çeshtja
eshte, nese njera prej tyre e paraqet, ne mos plotesisht, te pakten afersisht,
portretin autentik te Skenderbeut.
Faik Konica qe ne fillim te shek.XX e beni kete
pyetje me nje artikull frengjisht te titulluar: "A ekziston nje portret
autentik i Skenderbeut?" ne revisten "Albania" më 1901.
Shkasin e mori nga artikulli i botuar në
"Vjetarin e Koleksioneve te Shtepise Perandorake" (Vjene, vell.XIX,
1898), ku thuhej se ne Muzeun Perandorak te Vjenes ndodheshin dy portrete te
Skenderbeut. Autori austriak i artikullit, Friedrich Kenner, mendonte se njeri
prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e nje portreti autentik te
Skenderbeut, te cilin e kishte pikturuar, me urdhrin e autoriteteve venedikase,
piktori i njohur italian, Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466, kur
Heroi vizitoi qytetin e Lagunave. Por, sipas tij, portreti origjinal kishte
humbur.
Edhe portreti i dyte (me Skenderbeun ne profil
djathtas), nenvizonte autori austriak, ishte kopje. Ne lidhje me te, ai
njoftonte se ne regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shenuar se ky portret
ishte gjithashtu riprodhim sipas nje origjinali qe ndodhej ne Firence.
Fan Noli, ne nje kumtese me 10 gusht 1960, thotë se
i vetmi portret (i vertete) i Skenderbeut qe njohim eshte ai qe gjendet ne
Muzeun e Firences (Galleria degli Uffizi). Vec kesaj, ai shtoi se ka te ngjare
te jete portreti autentik dhe gjithnje, sipas tij, duhet te jete bere perpara
vitit 1466, kur Skenderbeu vizitoi tregtaret e pasur Medici te Firences qe
financonin luftën e tij.
Një portret që thuhet se ka qene origjinal dhe
autentik e që i eshte dhuruar Tefe Curanit nga austriaket fill pas shpalljes se
Pavaresise, rreth fundit te vitit 1912, Tefta ka pasur edhe dokumentin e
dhurimit, polisen e nje pinakoteke vjeneze ku shenohej urdhri per kalim
inventari dhe shprehimisht fjalet ,,portret origjinal dhe autentik i shek.XV.
Ky konkluzion perputhet edhe me komponentet fizike,
historike dhe artistike te portretit. Deri tek ne ka arritur vetem njefotografi
e portretit në fjalë ku gjendja fizike e portretit flet per lashtesine e tij -
derrasa e demtuar nga mola, portreti i nxire nga koha (sigurisht, kohen e saktë
te pikturimit pritet ta thote ekspertiza laboratorike). Megjithate, nuk jane pa
peshe komponentet e tjere. Manteli i kuq, me te cilin eshte veshur Skenderbeu,
ngjan te jete prodhim venedikas. Ky fakt na kujton leterkembimin e vitit 1457
midis Heroit dhe ambasadorit te tij ne Venedik, Gjergj Pellinit, ne te cilin
flitet per çohe prej skarlati per dy dolloma, qe Senati i Republikes kishte
marre persiper t'i dergonte cdo vit Skenderbeut. Kete hollesi mund ta
realizonte ne pikture vetem nje artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte
perballe Heroin. Vjen pastaj Krahasimi i portretit te Skenderbeut me ate te
Mehmetit II, ku te bind se te dy portretet jane pikturuar nga e njejta dore,
pra nga Gentile Bellini. Nuk eshte e rastit qe te dy keta protagoniste te medhenj
te historise luftarake te shek.XV, pavaresisht se njeri (Fatihu) perfaqeson
furine pushtuese, tjetri (Skenderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit
te tij, i ka fisnikeruar ne pamje qe te dy.
Ne cerekun e fundit te shek.XIX, ne vllagen e Rilindjes
Kombetare, hyne ne skene edhe piktoret shqiptare. Aspirata per lirine e atdheut
ndikoi qe ata te shihnin te Skenderbeu me teper nje udheheqes te luftes
clirimtare sesa nje burre shteti. Per kete arsye ata preferuan si model
gravuren e Skenderbeut me perkrenaren, te botuar ne vepren e A.
Scheeiger-Lerchtenfel (1878). Ndikimi i saj duket ne vepren e Gj. Panaritit
(1883), Th. Gjinit (1890), Nd. Martinit (1898). Figuren e Skenderbeut, si udheheqes i luftes çlirimtare, e
plotesuan piktore te tjere, si A.N. Ballamaci (1889), S. Xega (1913), S. Rrota
(1915), te cilet e paraqiten Heroin mbi kalin legjendar, qe vrapon pa i shkelur
kemba mbi toke per te sulmuar armiqte, sipas modelit te vepres se njohur te
piktorit freng te shek.XIX, Th. Géricault. Nga fundi i shek.XIX filloi edhe
paraqitja nga artistet shqiptare e Skenderbeut ne skulpture. Hapin e pare e
kreu Murat Toptani (1898). Krijimin me te persosur te Skenderbeut ne skulpture
e dha Odhise Paskali me bustin e tij, i cili ka shkrire te portreti i Heroit burrerine,
mencurine, vendosmerine dhe pathyeshmerine e kombit qe ai udhehoqi (1937).
Deri sot nuk kemi dijeni nese ekziston nje
pershkrim, qofte edhe i shkurter mbi tiparet e fytyres se Skenderbeut, te
hartuar nga ndonje njeri qe e ka njohur ate nga afer.
Dhe unë duke dashur të mbështes mendimin e
austriakut Friedrich Kenner i cili ka shkruar , dhe me te drejtë potencon se
njeri prej portëreteve me profilin majtas, (që e cekëm edhe më lartë) ishte
kopje e nje portreti autentik te Skenderbeut i pikturuar nga Gentile Bellini
(Xhentile Belini), ne vitin 1466, do të sjellë edhe përshkrimin që i bejnë
Skënderbeut në veprat e tyre tre kronistët osmanë, që i kamë zbuluar në Arhivin
e Stambollit dhe analizuar e trajtuar më gjërësishtë në punimin disertacionit
tim.
Mehmet Neshri.
Ka qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan
Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi
i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc
Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”,
Lajpsig 1951.
Në kapitullin “Lufta me shqiptarët” (gazaul
arnevud) faqe 201 thotë se ,,Iskenderi,
sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) i cili e tradhëtoi padishahun, kishte një pamje shumë
të bukur dhe trup të fuqishëm.
Hoxha Sadedini
Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë i
cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetrore. Vepra e tij titullohet
“Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe kjo vepër më së shumti përmendet si
Hoca tevarihi.
Ajo që neve na lë shumë përshtypje është shkrimi i
tij për Skenderbeun në faqe 351, ku thotë se: “Sundimtai i shqiptarëve
(Gjoni) kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit
të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e
bukurisë dhe e hirësisë së tij... Ai (Gjoni) e dërgoi Iskenderin në kryeqytet
(Stamboll) për të konfirmuar vasalitetin
e tij ndaj sulltanit.
Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që
dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe
bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati ndaj tij por ai
e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur vetë Skënderbeu, ashtu edhe
e ka përshkruar, dhe ky përshkrim përputhet plotësisht me pikturën që i ka bere
Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466 Skënderbeut.
Solkzade
Vepra e tij titullohet si “Fihrist Shahan”, por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades) Ai në faqe 43 përmend luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve, por në faqe 168 e përshkruan edhe pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se “....Pamja fizike e Iskenderbegut, këtij njeriu aqë të bukur të çlodhëte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte nje kënaqës të madhe.