Speciale
Haki Leci: Është i çmendur ai i cili i beson shkaut
E hene, 29.10.2012, 07:01 PM
Në shenjë
respekti dhe përkujtimi të intelektualit dhe dëshmorit të UÇK-së, Isa Kastrati, i cili u vra më 21
prill 1999
Është i çmendur ai i cili i beson shkaut
Nga Haki LECI
Buricë ,
16 shkurt 1999 - Ditë jo e rëndomtë. I premtova Redaksisë së do ta vizitoj Shtabin e Ushtrisë
Çlirimtare në Zonën e Llapit. Nëpërmjet një telefonate nga Shtabi, më preferuan që të jem i kujdesshëm dhe të nisem rreth orës 18. Dhe
ashtu veprova. Miku im i cili drejtonte
veturën, që kishte ardhur vetëm për mua, më thoshte se mund të kemi ndo një kontroll
rrugës , por kujdes fotoaparatin
dhe diktafonin. Vazhduam rrugën. Rruga pothuajse ishte e zbrazët. Lëvizje të
veturave ishin shumë të rralla
dhe kalonin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Porsa arritëm
tek Ura e Vranidollit, na pushtoi
aroma e luftës. Vetëm sa dukeshin fshatrat. Pa drita. Pa tym oxhaku. Një
qetësi trishtuese. Në një bregore të
fshatit, vëreheshin tri tanksa serbe të
maskuara. Sa vazhdonte rruga, po aq shtohej frika nga ndonjë sulmi nga
pozicionet e fshehura të policisë dhe të
ushtrisë serbe. Megjithatë,
motivi i nisjes ishte më i fort se
frika. Miku, i cili ngiste makinën, fliste shumë rrallë. Nuk e di pse,
ndoshta ai dinte më shumë se unë për rreziqe të mundshme. Pa pritur, porsa dolëm nga rruga kryesore, në
të majtë e cila çonte në Podujevë, miku
më tha: Gazetar, vetëm edhe
100 metra na ndajnë nga territori i trimave tanë. Makinës ia fiku
dritat. Me kujdes, kaloi disa pengesa të UÇK-së. Me ngadalë, vetura ndalet. Në
të dy anët e rrugës, nga dy ushtarë të
UÇK-së, vështrojnë me kujdes. Njëri nga
ata m’u afrua dhe më
përshëndeti. Edhe pse vetura e mikut kalonte atypari çdo ditë, ata e pyetën për mua. Ju tha se ky
është ai gazetari që po shkruan për
luftën tonë. Është gazetar e gazetës “Flaka”,
e cila botohet në Shkup, dëshiron të shkoj në Shtab. Po mirë,
tha ushtari, flaka ka ardhur në flakë, shprehet si me buzëqeshje, dhe
shtoi duke m’u drejtuar mua: “Vërtet keni ardhur në flakë. Vazhdoni rrugën.
Roje të tjera do t’ ju orientojnë deri në Shtab. Frymarrja ishte
ndryshe, më e lehtë. Rruga ishte
rrafshuar nga UÇK-ja. Kishte zig-zage të shumta. Nga roje tët tjera gjatë rrugës, vetëm
dëgjohej refreni “ mirë se keni ardhur”. Minutat më dukeshin ditë. Porsa
u afruam rrëzë një bregu, para
një shtëpie trikatëshe, miku ndali veturën dhe më thotë: “Këtu
kemi Shtabin.” Afrohemi me ngadalë.
Para nesh, tek dera e hyrjes,
qëndrojnë dy ushtarë shtatgjatë. Në uniformë shkruante “ policia ushtarake”.
Përshëndetje vërtet të ngrohtë
vëllazërore. Prezantohem me buzëqeshje , ushtari ndërhyri, urdhëroni
brenda, jemi informuar për ardhjen tuaj, qysh kur keni hyrë në territorin tonë.
Posa hymë në korridor, njëri nga eprorët më orientoi tek dhoma e pritjes. Ishte
duke u mbajtur një mbledhje e Shtabit.
Dhoma ishte përplot ushtar. Dëgjonin lajmet
televizive. Më sollën një pije freskuese. Sytë shkonin nga një ushtar tek tjetri. Uniformë
të pastër. Armët afër vetes. Ua kisha zili. Nuk vonoi shumë, njëri nga ushtarët më informoi se komandant me nofkën “ Luta” ( Idriz Shabani), ishte
duke na pritur. Dera ishte e hapur. Brenda ishin disa eprorë. Përballë kishin fotografinë
e Zahir Pjazitit dhe të Adem Jasharit. Në mes, flamuri kombëtar. Nga të gjithë morëm
përshëndetje ushtarake. Ulemi. Për një moment heshtje. Ndërhyri njëri nga ata.
I nderuari gazetar, komandanti është ky, tregon me sy dhe me gisht. Ktheva
shikimin nga komandanti. Kisha përshtypjen se ishte i shumë i lodhur. Ai, duke porositur një kafe për
mua, me një shikim të mprehtë më
drejtohet: Ç ‘kemi të re nga qendra,
mendonte për qytetin. A po ju pihen kafet? Buzëqesh me ironi dhe shton: ”
Edhe për gazetarët kemi nevojë po aq sa për ushtarë. Ju sonte do të jeni
me ne, sepse edhe kështu është vonë për kthim. Do t’i përjetoni më mirë
aksionet dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë “, thotë komandanti. Sot, kemi pasur
në vizitë shefin e misionit verifikues W.Woker ( portokallat).
Dyshoj se edhe kësaj radhe do të na
mashtrojnë.” Është i çmendur ai i cili i
beson shkaut. Shkaun vetëm gjaku e skuq”, thotë Eprori
dhe intelektuali Isa Kastrati.
Ne,
thotë Isa, nga marrëveshjet e
armëpushimit, kemi humbur gra, pleq, fëmijë
dhe ushtar, por le ta dijë shkau se luftën mund ta
vazhdojmë, dhe se Kosova ishte dhe
do të mbetet e jona. Prapë heshtje.
Komandant
“ Luta”, më thotë se, sipas informatave që kemi, për nesër pritet të kemi sulme
nga ora katër (4) e mëngjesit. Ju mund
të rrini me eprorin kujdestar, më drejtohet mua. Ishte ora dy e mëngjesit. Me
një zë të ngrohtë, eprori Isa Kastrati, më
thotë se mund të pushojë në krevatin e tij. Nuk ishte gjumë i
zakonshëm. Në orën 4.30 minuta u ndezën
makinat e ushtarëve. Dëgjova raportin e
ndërrimit të njësive të cilat kishin bërë roje gjatë natës. Nga ora gjashtë e mëngjesit, filluan
granatimet, nga shumë drejtime. Komanda
jepej “, veproni sipas komandës, i sulmoni vetëm nëse rrezikoheni “. Kjo
komanda jepej sepse atë ditë kishte disa
vetura ( portokallat ) të njësisë vëzhguese. Filluan të digjen shumë shtëpi të
cilat ishin të braktisura. E gjithë kjo zgjati deri në ora 14.
Granatimet
vazhduan prapë, pas orës 20 deri në orën
23. Për asnjë pëllëmbë ushtarët pëllëmbë
ushtarët e UÇK-së, nuk ishin tërhequr. Ishte bindja se granatimet janë ndalur. Komandant “ Luta”, me një dorë
kishte radiolidhjen, i cili kishte
kontakt pandërprerë me njësit
vëzhguese, më shpërngoi dorën dhe më tha: “E pat dhe ju se si po qëndrojmë.
Besoj se keni çka të shkruani dhe t’u tregoni kolegëve tuaj për rezistencën
tonë. Do të dërgojmë në një fshat
tjetër, nga ku nesër herët do të nisesh për në Prishtinë”.
E kisha
vështirë të përshëndetem me intelektualin dhe
patriotin e madh Isa Kastrati. Sikur më pushtoi një parandjenjë e keqe se më nuk do të shihemi prapë. Nuk më la të
mendoj gjatë.
Duke më
shtrënguar duart, më falënderoi shumë për këtë vizitë, dhe më tha se gjithmonë “jeni të mirëseardhur. Përmes tekstit tuaj,
shton Isa, uroj dhe i përshëndes të gjithë ushtarët e UÇK-së, kudo që ndodhen.
Përshëndes edhe ata që po merren me
politikë, duke iu thënë që t’i varrosin ideologjizmat, sepse është koha që të bëhemi gjithë së
bashku. T’i bashkojmë lapsin dhe pushkën. Fitorja është
e jona. Mirupafshim në Prishtinë!