Kulturë
Flet këngëtarja e mirënjohur, Maya Aliçkaj
E marte, 18.09.2012, 06:56 PM
Me
këngën popullore, në një rrugëtim të bukur artistik
Nga Albert
ZHOLI
E
pakënaqur me atë që bën, këmbëngulëse dhe kritike e madhe e vetes, gjithmonë në
kërkim të gjërave të veçanta dhe origjinale në muzikë, modeste, Maya vazhdon të
ecë plot finesë dhe sukses në rrugën e bukur, por të vështirë të këngës
popullore. Ajo nga viti në vit rrit numrin e fansave, por edhe repertorin e saj
me këngë cilësore. Në tërë këtë rrugëtim interesant, ajo u është mirënjohëse
gjithë fansave të saj për kënaqësinë, mbështetjen dhe motivimin që i kanë
falur. Sipas saj, shoqëria shqiptare nuk është maskiliste dhe gjërat më të rëndësishme për të janë familja, puna
dhe miqësia. Gjithmonë e qeshur, gjithmonë e sinqertë me miqtë. Kjo
është Maya e vërtetë.
Si ka lindur dëshira juaj për këngën?
Zakonisht të gjithë këngëtarët dhe jo vetëm, fillimet e këngës i ka që në
fëmijëri, e cila lind bashkë me talentin e tij. Kështu ka qenë edhe për mua
rruga drejt këngës. Që në moshë të vogël e shihja veten para të tjerëve,
prindërve dhe pjesëtarëve të familjes duke kënduar apo edhe recituar. Ky pasion
më ka shoqëruar gjithë jetën time. Pastaj përzgjedhja ime në studime mori
drejtim tjetër. Unë kam mbaruar studimet për aktore në Akademinë e Arteve, që
në ato vite quhej Instituti i Lartë i Arteve. Më vonë kam shkuar për një vizitë
në Gjermani, vizitë që u bë për mua shkolla e jetës. Pikërisht aty e kam kthyer
pasionin për këngën në profesion, ku përveç aktiviteteve të tjera të jetës në
këtë shtet uikendet e mia shoqëroheshin me këngën shqiptare për emigrantët
shqiptar.
Si ka qenë hapi i parë drejt njohjes nga publiku shqiptar?
Mbasi u bënë disa vjet në Gjermani, gjeta një hapësirë kohore për të bërë
një CD timen, pasi, dihet qe jeta në vend të huaj është shumë e ngarkuar dhe
nuk të lë kohë të shkëputesh për të bërë një hap të tillë. Megjithatë përpos të
gjithave unë e gjeta mundësinë e një hapi të tillë, ku pesë vite më parë kam
ardhur në Shqipëri për albumin tim të parë, dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të
kompozitorit Adrian Hila ky album është shoqëruar edhe me videoklip, që
fatmirësisht u prit shumë mirë nga publiku.
Pra nuk u kthyet në Shqipëri për të qëndruar gjatë?
Në fakt ishte thjesht një qëndrim i përkohshëm, për t’u rikthyer më pas
sërish në Gjermani, qëndrim i cili zgjati vetëm një muaj, pasi kërkesat nga
publiku i vendit tim ishin shumë të madha. E gjendur para kësaj situate, jehona
e shpirtit dhe e këngës time më solli drejt Shqipërisë, vendin tim të lindjes,
për t’u vendosur tashmë përfundimisht aty.
E quan Maja veten me fat apo e ka kërkuar fatin?
Kam bërë një këngë, e cila nuk ka dal ende: “Ah kjo jeta është fat, por
duhet edhe pak inat. Unë jam
Dhe kur presim ta kemi në repertorin tënd këtë këngë?
Kë do të veçoje si ditën tënde më të keqe?
Në fakt nuk kam pasur ndonjë ditë që do ta veçoja si të keqe, për arsye se
gjithçka që kam prodhuar deri më tani në këto vite kanë qenë pozitive dhe është
mirëpritur nga publiku, të cilin e falënderoj shumë. Pastaj ka pasur ndonjë
rast kur kam qenë fizikisht jo në formë, por ai ka qenë vetëm i imi dhe nuk
është ndjerë tek publiku.
Ka pendesë tek Maya që ka zgjedhur këngën dhe ka lënë pas dore aktrimin?
Absolutisht jo. Përsa i përket pjesës së studimeve të mia, i kam bërë me
shumë pasion dhe më ka ndihmuar edhe në këngë, por e kam ushtruar këtë pjesë në
teatër dhe në një film gjerman. Kam dëshirë, por nuk kam mundësinë kohore për
t’i gërshetuar të dyja bashkë. Megjithatë për të qenë edhe realiste përveç
kënaqësisë që jap edhe marrë nga publiku, kënga është edhe më fitimprurëse se
aktrimi sot për sot në vendin tonë. Por në një të ardhme jo të largët pretendoj
që publiku të më shikojë në ndonjë shfaqje në teatër, pse jo edhe në një
film.
Cili është personi që gjendet pranë teje në çdo moment të jetës dhe që të
jep forcë për të vazhduar përpara?
Kohët e fundit është partneri im, i fejuari im, i cili më rri shumë pranë
me gjithçka, qoftë profesionalisht dhe shpirtërisht, si edhe familja ime e
madhe normalisht.
Si i ka kaluar Maya ditët e nxehta të kësaj vere?
Shumë nxehtë! Vera është një periudhë ku shumica e bashkatdhetarëve tanë
kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet, për këtë arsye edhe aktivitetet
janë më të shumta.
Pra pushime për Mayan nuk ekzistojnë?
Pushimet për mua janë vetëm kur fle gjumë!...
Sapo ka dalë në treg klipi juaj i ri dhe tashmë shohim një Maya ndryshe,
larg zhanrit të muzikës popullore, ideja e kujt ishte?
Është një këngë e prodhuar krejtësisht nga Adrian Hila, muzikë, tekst dhe
orkestrim të tij dhe punuar klipi nga “Max Production”. Klipi është pritur
shumë-shumë ngrohtë. Është një krijim i ri, jo nga ato që është mësuar të më
shoh publiku im dhe nuk ka lidhje me muzikën popullore, por edhe në këtë zhanër
unë e ndjej shumë pranë publikun.
Ndalemi pak tek femra shqiptare, mendoni se ka zënë pozicionin e
duhur në shoqëri?
Unë mendoj që femra shqiptare jo vetëm tani, por edhe në
kohën e monizmit ka pasur pozicionin e duhur, ku unë rrjedh nga një familja në
të cilën fjala e nënës sime nuk është nënvlerësuar kurrë, ka pasur gjithmonë të
drejtën e mendimit. Personalisht e vlerësoj femrën shqiptare dhe mendoj se ka
pozicionin e duhur në shoqëri.
Cili është mendimi juaj për bashkëjetesën?
E shikoj shumë pozitivisht këtë aspekt, pasi bashkëjetesa është mundësia më
e mirë për të njohur një partner dhe për të pasur një bindje relativisht të
plot që ky është pikërisht person i duhur për të lidhur jetën, për të ndërtuar
familje dhe për të sjell në jetë fëmijë të shëndetshëm.
Sa merret maja me politikë?
Fare. Por kjo nuk do të thotë që jam indiferente karshi saj, pasi ajo
udhëheq vendin.
Si janë marrëdhëniet me ushqimin dhe cili është ushqimi juaj i
preferuar?
Shumë të mira, çfarëdo gjëje që unë ha kur kam uri
Pranvera. Ashtu siç është pranvera që çelin syth të
rinj, edhe tek unë ka energji të reja.
Sa e rëndësishme është për ju familja, puna dhe miqësia?
Ashtu siç i keni radhitur në pyetje, ashtu do t’i radhis edhe unë. Familja
është shumë e rëndësishme, ajo është baza e një shoqërie të shëndoshë, ndaj
duhet kushtuar shumë rëndësi, është kryesorja në jetën e gjithsecilit. Puna
vjen pas familjes, sepse pa punë familja nuk mund të funksionojë, dhe miqësia
vjen menjëherë pas punës. Pra, janë komponentë pa të cilat edhe individi nuk
ndihet mirë nëse njëra nga këto mungon.
Cili është mesazhi juaj për femrën shqiptare?
Të jetë kërkuese, të pres nga vetja dhe jo nga partneri, të ndërtojë jetën e
saj në aftësitë e veta dhe të jetë e pavarur.