Kulturë
Ramiz Dërmaku: Dhembje për fatin e popullit
E diele, 16.09.2012, 07:05 PM
JU
PREZENTOJMË KRIJUESIT NË DIASPORË:
PAL
SOKOLI
MUNGESËN E LIRISË – SI DHEMBJE PËR FATIN E POPULLIT
Shkroi: Ramiz DËRMAKU- Weingarten, Gjermani
Poeti në mërgatë
z. Pal Sokoli, ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar
nga liria, për fatin e Gjakovës, Kosovës, shkollës shqipe, dhe fatin e shqiptarëve
kudo janë. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri
presion, burgosi, dënoi, vrau dhe likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë.
Por ata i rezistuan të gjitha atyre dhe në fund dolën fitimtarë. Ai me politikën
e tij barbare i ndoqi këmba këmbës atdhetarët e intelektualët tanë sepse e
dinte se ata ishin armiqtë kryesor të tij.
Kohë më parë
në Koblenc të Gjermanisë u mbajt një Akademi Përkujtimore kushtuar 30-vjetorit
të vrasjes barbare të tre martirëve të kombit; vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla
dhe Kadri Zeka. Po në atë takim më ra rasti që të takohem dhe të shkëmbejë disa
fjalë me atdhetarin, intelektualin dhe poetin e ri Pal Sokoli.
Që në rreshtat
e parë të poezisë së poetit Pal Sokoli shohim se ai ndien dhembje të madhe për
fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Gjakovës, Kosovës,asimilimit,
etj. Armiku ynë shekullor gjatë tërë historisë sonë ushtroi dhunë , bëri
presion, burgosi, dënoi, likuidoi shumë atdhetarë e intelektualë tanë sepse ai
e dinte se ata ishin armiqtë e tij. Gjatë tërë historisë sonë, populli shqiptarë
edhe pse i ndjekur, i robëruar i rrahur, i burgosur, i dënuar dhe i vrarë nuk
lejoi që të luhet me dinjitetin kombëtar.
Biografia
e poetit të ri Pal Sokoli . Pal Sokoli lindi me 6.06.1959 në Radoniq të Gjakovës.
Shkollimin fillor e kreu në Radoniq dhe Cërmjan, ndërsa gjimnazin e shkencave
natyrore,“Hajdar Dushi“ në Gjakovë. U regjistrua në Univerzitetin e Prishtinës,
në Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, në vitin 1985 diplomoi. Ky intelektualë,
ky atdhetar, ky poetë i ri rrjedhë prej një familje me traditë patriotike të fisit
Paplekajtë malësisë se Gjakovës, por e përkushtuar për zgjidhjen e çështjes sonë
kombëtare. Nga kjo familje kishim Sadik Gjonin i njohur në lëvizjen kaçake dhe
vëllam i bajraktarit të Krasniqes Sali Manit. Pastaj Pashk Paplekaj pjesëmarrësi
më i ri i konferencës së Bujanit, më vonë i burgosur politik në Shqipëri,vetëm
qe kishte kundërshtuar moszbatimin e vendimeve të marra në këtë Konferencë. Babai
i Palit Ibrahim Deli Sokoli, ishte njëri ndër të rrallët qe i shpëtoi masakrës
së Tivarit. Ndërsa
në luftën e fundit kjo familje dha pesë martir dhe një hero për çlirimin e
Kosovës. (Filip,Gjergj,Siman,Kristë,Pashke dhe Kastriot Sokoli).
Pali me
shkrime ka filluar të merret që nga bankat e shkollës së mesme, konkretisht me
poezi. Shumë herët tek ky u vërejt një talent, një prirje për të shkruar. Që nga
vitet e 80-ta u botuan shumë shkrime të tij në revistën studentore “Bota e re“,
pastaj revistën “Zëri i Rinisë “ ,“ Fjala “, “Etja “, “ Rrezja “, etj. Një pjesë
e madhe e shkrimeve të tij botohen në revistën letrare,“ Shtigje të Klubit “ Gjin
Nikoll Kazazi “ të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë aktivist politik qe nga vitet/80,
asokohe ka shpërnda literaturë të ndaluar nëpër shkolla dhe Universitet dhe ne
bashkëpunim me disa grupe "ilegale" ka shkruar parulla te ndryshme
antiqeveritare serbo-Jugosllave,me pseudonime të ndryshme si psh. "Alberti","Lumi","H.Hoxha",etj.
si edhe ka shpërndarë se bashku me Sanie Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismet Dinën e
Shefqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e " Zëri i Kosovës",Lahutën e
Malësisë dhe literaturë tjetë
r të ndaluar
asokohe, nëpër njerëz të besueshëm, student, nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas
legalizimit të LDK-së, ka udhëhequr një nëndegë në KK të Gjakovës. Me
veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite
rresht,disa herë,u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga
agjent të UDB-së. Në Nëntor të vitit 1993 burgoset së bashku me një grup shokësh
intelektual dhe më fratin e kishës Françeskane të Gjakovës patër Ambroz Ukajn. Një
pjesë të madhe të poezive që e kishte në dorëshkrim ju morën gjatë bastisjes së
policisë serbe gjatë viteve 1991-92 dhe 93 kur edhe u burgos në grupin e tretë të
Gjakovës të ashtuquajtur “Grupi i Prifti“ . Burgosja e këtij grupi në të cilin
ishte edhe një meshtar, një Frat i kishës katolike, bëri jehonë në qarqet ndërkombëtare
e sidomos në shtetin e Vatikanit. Papa Gjon Pali i dytë, anuloi një vizitë të ministrit
të punëve të jas
htme të Serbisë
Vladislav Jovanoviq në Vatikan me pretekst qe kishte burgosur shqiptarë të pafajshëm
dhe prijës fetar në Kosovë. Beogradi i frikësuar nga ndonjë përkrahje eventuale
e shteteve perëndimore ndërpreu paraburgimin e grupit me të cilët ishte burgosur
edhe Pali. Duhët thksua se një herë ishte tentuar qe të nxirret nga grupi vetëm
Frati, patër Ambroz Ukaj, por nga solidarizimi me grupin nuk kishte pranuar të lirohej,
nëse nuk lirohet i tërë grupi. Pas lirimit të përkohshëm pasuan thirrjet e
shpeshta në biseda informative, dhe përdorimi i forcës ndaj tij u detyrua me
lot në sy të largohet nga atdheu dhe të emigroj ilegalisht në Shqipëri. Me
ndihmën e z. Zef Ndrejaj i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Jetoj
6 muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë, ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik
të asaj kohe në Tiranë, edhe pse ju ofrua një vend i punës në organet shtetërore
të Shqipërisë qëndroj aty der
i në qershor
të 1994 pastaj shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot.
Akoma pa
u stabilizuar Pal Sokoli e fillon aktivitetin për internacionalizimin dhe
ndihmimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare. Pali ishte aktiv në
mbledhjen e ndihmave për Kosovë dhe në parapërgatitjen dhe rekrutimin e të rinjve
në mërgatë para dhe përgjatë plasjes së luftës në Kosovë. Mori nismën për
formimin e një shoqate kulturore qe do të bashkonte krijuesit në lëmin e artit
dhe kulturës shqiptare në Gjermani e që më vonë u shndërrua në Lidhjen e
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani (LSHAKSH) në dhjetor
të vitit 2006, në Wuppertal, dhe ishte njëri ndër drejtuesit e saj deri në ditët
e sotme.
Poeti,
Pal Sokoli gjatë këtyre viteve bashkëpunoi me shumë gazeta të ndryshme
informative dhe letrare në Kosovë dhe diasporë. Poezitë e tij janë të përkthyera
dhe të botuara në disa revista arbëreshe në gjuhën shqipe dhe italishte, pastaj
në gjuhën turke në revistën,“ Anadolia“ . Një numër të madh të poezive e ka të përkthyer
edhe në gjuhën gjermane dhe rumune. Shumë shpesh shkruan recensione për libra
dhe artikuj të ndryshëm publicistikë. Është edhe redaktor apo edhe recensent i
disa përmbledhjeve poetike të autorëve të ndryshëm shqiptarë. Akoma edhe sot
bashkëpunon me shumë faqe virtuale kulturore e informative në gjuhën Shqipe dhe
kryeredaktor i Revistës; "Muza shqiptare" organ i Lidhjes se
Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve Shqiptar ne Gjermani(LSHAKSH). Pal Sokoli
në luftën e fundit në Prill të 1999 në Gjakovë, ka humbur 6 anëtarë të familjes
prej moshës 17-44 vjeç.
Poeti Pal
Sokoli deri më tani ka të botuara këto vepra.
1. Kambanë
e pëlcitur dhembja“, poezi. Shtpia Botuese “ Doruntina “ .Gjermani, 2005.
2.“Asht e
gjak Arbërie “, Antologji, bashkautor me gazetarin , intelektualin dhe eprorin
e UÇK-ës, z. Martin Çuni, botoi Shtëpia Botuese “ Doruntina“ . Gjermani, 2007,
3. Përmbledhjen
me poezi titulluar “Unazë Gjaku“ , botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi “Gjakovë ,
2008.
Ne vitin 2010
është botuar nen kujdesin e shoqatës shqiptare të Bukureshtit"ALBANEZUL"
një Antologji poetike "Pagjumësia e fjalëve" ne të cilën përfshihet
me një cikël poezish.
4. Përmbledhjen
me poezi; "Sängele Iubirii", "Gjaku i dashurisë"- "Das
Blut der Liebe"në dy gjuhë; gjermane dhe rumune, e botoj "Bashkësia
kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë" 2010. Bukuresht.
5. Në vitin
2011,Ne edicionin special të Revistës "Shqiptari" doli Përmbledhja
poetike e dy autorëve: Poeteshës rumune Iona Stupru dhe Pal Sokoli ne Bukuresht(nen
kujdesin e z. Baki Ymeri dhe Dr. Xhelku Maksuti.
Është përfshirë
edhe në shumë antologji të tjera qe janë botuar në atdhe dhe jashtë atdheut në mërgatë.
Pasi
erdhi në pushtet regjimi kriminel serb,vuri në veprim tërë aparatin e vet të dhunës
(për ta realizuar memorandumin e Vaso Çubrilloviçit) ndaj popullit e
intelektualëve shqiptar. Armiku serb i mobilizoi të gjitha mjetet që kishte në dispozicion
për ta shkatërruar elitën intelektuale, sepse ata i shpjegonin popullit për
historinë, traditat, kulturën, dhe në anën tjetër e shtonin dashurinë guximin
vendosmërinë për mbrojtjen e çështjes kombëtare-atdheut. Shumë intelektualë tanë
duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën, u angazhuan maksimalisht për
edukimin, arsimimin, shtimin e dashurisë ndaj atdheut, si dhe informimin e
opinionit ndërkombëtarë me gjendjen në të cilën jetonte populli shqiptar. Më tutje
shtonë autorja-poetja re; Atdhetarët e intelektualët tanë qe u vunë në shërbim
të atdheut, për ti shpëtuar ,dhunës,burgosjes,dënimeve drakonike me lot në sy u
detyruan të largohen nga atdheu. Intelektua
lët tanë të
cilët emigruan në diasporë, aktivitetin patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë
nuk e ndërprenë, ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kishin
ndaj çështjes kombëtare e atdheut nuk u ndalën kurrë. Intelektualët duke e
ditur rëndësinë që ka shkrimi, shkruan edhe ato vite ,kur nuk ekzistonte
lapsi,, folën e shkruan në kohën kur njeriu – shqiptar, dënohej për një fjalë goje.
Amanetin e intelektualëve tanë me shumë mund e sakrifica po e realizojnë edhe
gjeneratat e reja intelektuale në trojet etnike dhe diasporë. Në mesin e tyre
ne do të cekim disa; Selim Hasanaj, Baki Ymeri, Shaip Beqiri, Naim Kelmendi, Beçë
Cufaj, Engjëll Koliqi, Nurije Nuhiu, Çerkin Bytyçi, etj . Pal Sokoli falë talentit
që posedon, shumë shpejt do të bëhet emër i njohur jo vetëm tek shqiptarët por
edhe tek gjermanët. Pal Sokoli duke u ndeshur me jetën e vështirë në mërgim, me
mallin e mërzinë që ndiente ndaj Atdheut,
një ditë vendosi
që të gjitha ato ti qesë në një fletore, sepse siç cekë autori; “duke shkruar
shuaja mallin dhe dhembjen ndaj atdheut”. Edhe më tepër do të motivohet të shkruaj
kur shihte se si popujt tjerë që kanë lirinë se si jetojnë, e ndiente dhembje
popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur Pali
hidhej në mendime , kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që ti
shkruaj këto vargje. Poezia e Palit është e mbushur me plot preokupime të përgjithshme
dhe nga e veçanta. Ne shumë poezi të saj çështjen kombëtare e gjejmë mbi të gjitha.
Mungesën e lirisë Pal Sokoli e ndjen si dhembje për fatin e popullit të tij. Pali
është i preokupuar me ndarjen e padrejtë që ju bë popullit shqiptarë nga të tjerët.
Ky poetë i ri sidomos në librin “Kambanë e pëlcitur dhembja“ , dhe të tjera,
tregon për dhembjen që ndien ndaj popullit.
Webfaqët
e Pal Sokolit janë:
www.palsokoli.de.to
www.guri.cabanova.de
palsokoli@hotmail.com