Kulturë
Xhevahir Cirongu: Satira e Nebi Dragotit dhe në haik
E hene, 17.09.2012, 06:32 PM
Kritikë
Satira e
Nebi Dragotit dhe në haik
Nga Xhevahir Cirongu
‘’Një trajtim
tematik uniformë liriko-mediativ,duke u munduar se gjykoj drejtë,e ka bërë haikun
paksa monoton.Si fenomen psikologjik,monotonia e zgjatur bëhet e mërzitshme…. Si për’’inat’’të atyre(për humor) që shkruajnë haikun..(duke
i bërë që të meditojnë për këto rreshta),
zhgaravita dhe unë…Por duke ia kthyer faqen në haik satirik.Dhe kjo
quhet risi gjinie e llojit të poezisë.Letërsia vitale,në kuptimin më të gjerë e
më të mirë është dhe duhet të sjellë risi,…ndryshe rutinizohet.’’
Këto pak rreshta autori i librit i thotë qysh në hyrje
të haikut me satira.
Edhe botuesi mbështet dukurinë
pozitive duke u shprehur:”Nebi Dragoti rubairës dhe i haikut,i ka
dhënë fytyrë satirike’’.Kjo është e reja në këtë gjini që nuk është parë
tek autorët e tjerë. Ky autor lëvron me sukses:publiçistikë,fejton,satirë,poezi
për fëmijë e të rritur,kritikë etj.Kjo
gamë e gjërë shkrimi ka reflektuar në organet e shtypit.Ky krijues ka natyrën e
të qënit tendecioz,ka guximin në kapjen dhe trajtimin e temave
socialpolitike,me qëllimin e vetëm,të jetë në shërbim të shoqërisë me artin e
tij. Ky objektiv madhor i është rrënjosur thellë në botëkuptimin e tij dhe,e
çuditshme, e ngacmon,nuk merret me tematikën kalimtare,me motivet
tringa-linga,me trajtime celebrale që nuk kënaqin as lexuesin për të cilin bëhet çdo lloj arti.
Ai,s’fundmi,vjen para lexuesit me
dy vepra satirike:’’Goditje fjale’’dhe
‘’Haiku satirik’’.Për këtë të fundit,vetëm për rininë që ka,po përcjell
mendimin kritik; ndërsa për tjetrën them se ajo do shumë punë për të plotësuar
në kritikë vlerën që mbart.Në satirën tonë nuk shihen trajtime të tilla
tematike bashkëkohore:’’Pensionisti vdiq(…)/Paraja ende qënka
gjallë:/korrupsionistët ia marrin pensionin’’. Satirë e
fortë,goditëse,therse,zë vend në këtë krijimtari,e cila do të ketë shtrirje
kohore jete për sot dhe për nesër.Në aparencë haiqet e Nebiut të duken të
lehta,por meditacioni satirik të tërheq si magnet dhe të bën të jetosh e t’i
bashkohesh qëndrimit të autorit.
‘’Lum kush merr/një frymë,një vulë/pa kruajtur xhepat…/.Kjo tematikë
vilet nga jeta dhe nuk është frut fantazie jashtë realitetit.Këtu qëndron dhe
merita e krijuesit.Pena e tij çon predha me qartësi objektivi:’’Republika kaq
shumë/veshur blu me policë:/prapë kriminilateti vazhdon’’.Për këtë vazhdoj e
lakoj fjalën guxim autori,se ky është
qëndrim qytetar që ngre zërin edhe në sensin politik.Poeti Nebi Dragoti ka frymën
e kohës në krijimtari dhe nuk tutet në
llogoren e tij. Ai përms këtij sinqeriteti që shpreh ndaj kohës,ngre
penën e tij dhe qëndron në këtë barrikadë kundër anëve negative,që duke bërë
apel kërkon të operohet kjo rrezikshmëri,që i kanoset shoqërisë. ‘’Paradoks demografik/Ministri pa
produkt;/personeli për meter katror i tepërt…’’.Pra,në haiqet e tij goditen
burokratët,parazitë në politikë dhe të paaftët në detyrën që u jepet.Veshja e
mendimit me sensin e satirës,është sa i matur dhe i thellë aq dhe
real.:’’Ministër-fjalë e lakmueshme,(p.sh. për bujqësinë s’merr vesh). /…
rrogën sagllam e merr si ministër’’.Ja, dhe një haik tjetër: ‘’Hirarki
tarafesh,/rriqra nepatizmi në shoqëri,/shtet me hije zvarritëse gjarpri…’’Këtu
filozofia e autorit është e karakterit
politik.Sot pakkush ndihmon shoqërinë me artin e të shkruarit.Ai përcjell
mendimin e qartë politik filozofik edhe kundër lëvizës:’’Krika egërsirë/ ushqehet
me parfurmësinë;/tokat kthehen djerr lëndinë…’’.Këtu,një politikan i zoti
ekonomist, i jep të drejt autorit dhe,nga ana tjetër,del qartë të qënit
pozicion të shëndosh për ç’ka shqetësohet poeti.Për të mirën e
shoqërisë,ai kërkon të ketë sa më shumë
krijues në këtë natyrë,që dhe politika drejtuese e shtetit e çdo kohe të shohë
për të qënë më efiçente në drejtim të jetës së vendit.Ky trejtim tematik dhe
zbërthimi i ideve në fushën e
satirës,është natyra e karakterit të Nebiut;na kujton Migjenin,na kujton
autorët e Rilindjes.