Mendime
Selim Nëngurra: Befasime nga vendlindja
E marte, 04.09.2012, 08:05 PM
BEFASIME NGA VENDLINDJA
-JA SE SI JU DALIM HAKUT HERONJËVE TË KOMBIT-
Nga Selim M. Nëngurra
Qytetarët e shteteve (shqiptare!), të Shqiprisë dhe Dardanisë ( Kosovë ) si duket janë mësue me prapshtitë e veta, dhe me prapshtitë e idiotizmat e pushtetëve të shteteve të tyre sa, per asgja ma, nuk ju han palla. Janë ba imun dhe asnjë gja të keqe nuk e shofin as nuk e ndëgjojnë. Çudi!!
Më rastisi
sivjet gjatë pushimeve të verës të shof shumçka në at Istog të dashur dhe e
them publikisht se u deshprova dhe u zhgenjeva thellësishtë në shpirt me ato që
pash.
Njerëzit ishin tjetersue dhe ba si të egër, si të pa logjikshem. Asgja nuk ishte ashtu si ishte dikur, njerëzit ishin po ata, ama nuk ishin si unë i kisha njoft per 57 vite jetë që kam aty. Dy muej qendrim në Istog, pata edhe kohë të shetis nëper fshatrat e ti,dhe ato, ishin lidh me rrugë të asfaltueme dhe me këto asfalte mburreshin pushtetaret e komunës dhe simpatizantet servil të tyne. Ama diçka tjeter të mirë, diçka moderne dhe bashkohore në infrastukturen e qytetit nuk kishte. Por nuk asht qellimi im tash të flasë per këtë temë.
Unë si
istogas, si qytetar i kesaj qytetëze të bukur të Podgurit gjithmonë kam pa me
sy kritik gjithçka ka ndodhë këtu. Në veren e vitit 2001, desh u çmenda kur
pashë se ish burgu famkeq” KULLA E POPIT” në Istog ishte rrafshue me tokën dhe
ma nuk kishte asnji gjurmë të sajë. Pata mendue se mund ta ken shkatrrue
pushtuesit serb per ti zhdukë gjurmet e krimit të tyre që
Kam pas
qenë banor me qera shtatë vite në atë kullë që ma vonë, pushteti nga
burg e shendrroi në ndertesë banimi dhe ju dha në pronësi gjykatsit të gjykatës
komunale z. Mirko Popoviq. Disa herë kam hyp tinzash në tavanin e saj
Kulle,sepse dija historinë e sajë dhe gjithmonë doja të hulumtojë se a
Mbaj mend
se në tavan ka pas 14 sandukë asi çfarë kishte ushtrija e ish Jugosllavisë, të mbyllun
me dry dhe ishin të rand sa nuk mund i peshoja i vetem. Në nji qoshe ka pas një
dollap dhe aty ka pas perplot letra e dokumente të lidhuna me spaga të forta
dhe i kishte mbulue pluhuni. Nuk kam guxue ti marr së paku ato ,sepse padyshim
do dihej se unë i kam marr dhe gjendja ime familjare me at vorfni që jetoja nuk
më jipte guximin ti marr femijet në qafë e ti la pa baba dhe pa të ardhuna per
buken e gojës. Per to i kam pas tregue babait tim i cili dikur edhe ishte i
burgosun në at Kullë dhe veç atij, i kam tregue edhe Ali Rrustë Rugovës
dhe askujt tjetër deri tash që po baj këtë shkrim.
Nja dy
tri vite ma vonë kujtohen "TRIMAT" e UÇK-së dhe aty mbajnë nji mbedhje
me ç’rast vendosin nji pllakatë të metalit në të cilen shenojnë “SHESHI I
GJAKUT”.
Sot ajo
plakatë asht e rrenueme dhe askush nuk e shef as askujt nuk i banë pershtypje. Pra
me nji potez të nji patrioti dhe me miratimin e kampanjonve të sojit të ti
zhduket historia e dhimshme e mbi 300 burrave dhe një grueje ( Heroina Fanë Elezaj
) shqiptarë që me torturat ma mizore i mbyti xhandarmaria serbe në atë kullë.
Këtë histori nuk e zhduki serbi pushtues , por e zhduken vëllezerit e mi,
shqiptarët injorantë e kriminelë që nuk dinë se çka asht vlerë as histori.
Nji rast
tjeter që pashë sivjet per herë të parë. Zakonisht delja në mbramje me zonjen
time me shetit dhe shkonim në Hotel restorantin TROFTA per ta pi ndonji
pije freskuese. Rash neper hapsinen e tregut të gjelbërt dhe kur shkova te nji
vend mu kujtue se aty ka kenë një çesme nga e cila rridhte uji e freskoheshin fshataret që dilnin në treg.
Ishte errësue
dhe mezi e gjeta sepse , niveli i saj ka kenë i ultë rrafsh me token gadi ,dhe
tani që edhe ishte shtrue me zhavor, pothuej se ishte mbulue fare. E gjeta dhe
fillova ti spjegojë zonjes time historinë e saj kur shof para meje një pllakatë.
Nxora telefonin celular dhe ndeza driten dhe pash se në të shkruente “TRE
HERONJËT E KOMBIT”. U ndala dhe lexova
krejt çka shkruente. Nuk mund i ndala lotët, dhe ashtu si i çmendun piskata sa
munda dhe shava gjithkend , shava popullin tim dhe veten time pse i perkas këti
populli kriminel në shpirt.
Unë nuk
do shkruej ma shumë këtë here dhe per këtë rast, nuk do shkruej, sepse as nuk e
di shumë historinë e këtyne tre heronëjve, ama di se ata ishin Hero dhe ja se
si i perkujton sot populli shqiptarë heronjët e e kolosët e vetë.
Çuditëm
se si nuk i
Le ta
gjykon lexuesi i ndergjegjëshem. Cilet
jemi neve.?
Shpresojë se kuptohet mesazhi im me këtë shkrim.