Kulturë
Ksenofon M. Dilo: Neshat bej Vrioni
E shtune, 07.07.2012, 03:05 PM
 Dolli
ne  qarkullim libri :
Dolli
ne  qarkullim libri :
NESHAT  BEJ 
VRIONI
( Kujtime dhe krijime )
Titulli i
librit: Neshat bej Vrioni – kujtime dhe krijime
Autori:
Qerim Hysenbegasi
Redaktor:
Agim Mehqemeja
Arti grafik:
Anxhela Qojle
Berat, 2012
Nga Ksenofon M. DILO
Libri
NESHAT BEJ VRIONI  me autor
studjusin,publiçistin dhe poetin Qerim Hysenbegasi   i 
eshte vene  ne dore keto dite
lexuesit dhe,ka mbrekulluar shume njerez 
pèr madheshtine e tij, ne domosdoshmerine e zhvillimit historik me
bindjen e ngadhnjimit te asaj qe eshte reale perparimtare ,me besimin ne dite
me te ndriteshme , me forcen e ndergjegjes se njeriut liridashes ,  demokratit te vertete qe e kupton historine
dhe e sheh sesa e pameshireshme ka qene ajo ndaj Patriotit zemerzjarrte  sa dhe vete ISMAIL QEMALI në çdo vend që
ndodhej, NESHAT BEJ VRIONIN e
thërriste duke e mbajtur  me orë të tëra brenda në bisedime, mbasi e
njihte se ishte  i pastër dhe i përkushtuar i gjithë  për
atdhe dhe besnik  i  Flamurit KUQ E ZI e dhe thosh :  “  NESHAT 
BEJ  VRIONI eshte melhemi i plagëve
të mia.”
Neshat bej Vrioni s’mirrte parasysh as jetën, as
vdekjen,” dhe si pararojë e flamurit të Skënderbeut dhe me zotësinë e tija të
pashoqe, bëri të shuhej propaganda greke
Që herët shfaqi pikëpamjet liberale dhe progresiste
ky Burre Vrionas, i njohur  dhe me
nofkën  “hokatari” për shkak të shakave dhe batutave plot humor.
“Ishte për një kufizim të pushtetit të shtresave të
kamura dhe të privilegjuara nga statusi shoqëror i trashëguar. Më 1924 ishte
njëri nga udhëheqësit e  forcave të
quajtura  revolucionare-demokratike apo  fanoliste. “
“Thuhet –shkruan autori-se kur sheh një dru, pyllin
e ke afër. Por ky dru, s’mund të studiohet i ndarë dhe i veçuar nga vetë
pylli,  ashtu edhe jeta e veprimtaria patriotike e Neshat
Vrionit, s’mund të studiohet e ndarë  dhe e veçuar nga familja e
madhe e Vrionasve.”
Reflekton
keshtu dashuria dhe ideali jetesor me vizionin real permes faqeve te ketij
libri e,…”Duke mos dashur të merremi gjatë me origjinën e saj, do të theksojmë
se kjo familje ka pasur dy degë kryesore,  atë të
Beratit  dhe atë të Fierit. Dera e Beratit nxori bejlerë, ndërsa ajo
e Fierit pashallarë.”…
“Figura
e Neshat  bej Vrionit nuk mund  të përjashtohet nga të
gjitha lëvizjet çlirimtare që shpërthyen e buçitën  në gjithë
Shqipërinë, gjatë gjithë periudhës së  zgjimit të  Lirisë
Kombëtare, sepse ajo figurë ishte e lidhur ngushtë  me fatet e
atdheut dhe të mëkëmbëses sonë si shtet i pavarur bashkë me luftëtarin e lirisë
Çerçiz Topullin. Ajo figurë është e pandashme nga të gjitha ato
të  heronjve të kombit, sepse Neshat Vrioni që kur Shqipëria vajtonte
fatin e saj, lëshoi Zërin e kushtrimit në fusha e male  qysh prej
vitit 1908 në  mbledhjen e  bërë në
katundin  Qishëbardhë të Vlorës, për të organizuar  luftën
kundër okupatorit  Otoman.”
Kur
ke guxim e patriotit, mendimi i vdekjes nuk te tremb:
Ne
mitingun Beratit me rreth 2000mije burra , klubi i xhonturqve kërkonte që  gjuha
shqipe të shkruhej me alfabetin  arab dhe kishte sjellë në Berat një
sasi abetaresh shqipe të përgatitura nga Kara Rexhepi dhe të shtypura me gërma
arabe. Neshat Vrioni,(ky mik e shok armesh me Cerçiz Topullin e Mihal Gramenon)
i rrethuar nga shumë patriotë nxori nga xhepi një abetare shqipe me gërma arabe
dhe i vuri flakën atje, mu në mes të mitingut duke brohoritur “Rroftë
Shqipëria!”
Mendimet
shprehur jane me sasine me te vogel te mundeshme te fjaleve  nga autori. 
Ne keto referime me nderim te thelle,fjalet kane funksionin e tyre ,nuk
i bejne hije njera tjetres dhe asnera nuk eshte perdorur  si stoli e kote . Lexuesi gjen perjetim te
larte  estetik ne te,pikerisht se sheh qe
ka te beje me  nje trasportim atistik
te  vertetetave jetesore ,qe e ben te
jetoje fjala e shkruar e kesaj pene dinjitoze HYSENBEGASI  qe, gershetohen aty  vegimet e jetes tragjike te  apostrofuara nga rrethanat  e te keqes te vene ne majmeri:
Gjatë pothuaj 50 vjetëve të regjimit komunist,
familja e madhe historike e vrionasve pësoi një nga persekucionet më të egra:
burgime, konfiskime pasurie, keqtrajtim dhe deri në ekzekutim.
“U
shkatërruan dhe sarajet e vrionasve në Berat, që ishin një  monument
i rrallë kulture, vepër arti e ndërtuar me elemente të marrë nga rrënojat
e  qytetit antik të Apollonisë. U shkatërruan varret monumentale të
disa prej përfaqësuesve”
Sintaksa
e  poshtersive te mahnit . Arti i
sentences shume i i shkurter.   Kuterbon
adhurimi  miop i asaj  qe eshte gjithnje e kalbur .e deshmon  ne te gjitha format e vuajtjes. Beri te
shperthejne shkrepetima qe nuk mund te harrohen po,dhe heshtje qe shkatoi e te
shkatojne dhimbje :  kriptokomunistet
vrane Patriotin e Madh.NESHAT BEJ VRIONIN. Dora agjenturore qe formoi partine
komuniste dhe u hodh ne lufte kur u sulmua B. S.kish gishta dhe ne orginazaten
qe ish krijese kombetare
Flet
vullneti i mases  edhe pse i pafuqishm
zeri i saj ndaj  çmendurise kriminale
agjenturore .  Flet historia -  pèr nje 
kohe  qe  mbijetoi poshtersia po dhe, pèr nje testament
shpirteror dhe bilanc jete VRIONASI qe, me shume se asgje tjeter, njeh ate qe
eshte me e mira per KOMBIN  e POPULLIN
tone ,me ecjen kryelarte  dhe  e 
vendosur   ne skenen e jetes  ATDHEU MBI TE GJITHA. Qendrojne lis me kembe  Patrioti 
qe gjithçka shkriu e shkrin per Atdhe ndaj atyre qe vene ne veprim
metoda terroriste komuniste  ,Burri i
vyer i kombit:NESHAT bej VRIONI  qe jeton
e  di te vdese per SHQIPERI.  duke i verejtur  perbuzeshem, kush  nuk kupton se vepron keq   nuk ka 
deshire te korigjohet . Dashuria dhe Frika ne syte e trimit nuk shkojne
me njera-tjetren.  Dhe , me kete qendrim
aq burreror  Shqiptari nuk kemi te bejme
me nje kujtim te shuar te ketij shpirti te Madh,por, me nje  kujtim  
te heshtur qe zgjohet e buçet nga pena e autorit e ketij burri
Hysenbegas qe jeton dhe vete me ate qe 
Njeriu e quan me te miren.
Llidhja
shpirterore ben lexuesin te jetoje ne 
atmosfere purgatovi emocional edhe pse autori  thote: ” Folëm fare shkurtazi për familjen e
madhe vrionase, për këtë kopësht të bukur trëndafilash që s’e vyshkin
asnjëherë  stuhitë e kohës. Ai mbeti  i freskët ashtu si u
krijua. Një prej fidanëve të tij qe dhe Neshat bej Vrioni. Duke mos
dashur  ta largojnë nga kopshti ku mbiu e u rrit, duke dashur  ta lëmë  të flladitet nga erërat e
kohës, pse jo  dhe nga ditët e  acarta të saj, Neshat Beun
e lexojmë së bashku me familjen e tij, me atë të vrionasve”…
Rremon
ne mendimet e ketij autori dhe gjen 
patjeter diçka  te dobishme edhe
per ate qe e qujne   me te miren ; ja,si
u drejtohet me shkrimin     “   Gazetarëve
po u humbasin emrat” :
“Në gjithë shtypin opozitar lexon
qyfyre, të qena e të paqena. Punë e madhe. Liri fjale, shtypi. Por një gjë të
çudit. Si është e mundur që gati 50 për qind të shkrimeve në vend të emrit të
autorit kanë ose iniciale të çdo lloji (gërma hesapi), ose pseudonime.
(pseudonime u thëncin), ose dhe anonime (ashtu mbetshin emërhumbur!).
Po pse
vallë? Ç’arsye kanë?...
S’duan që gënjeshtra, shpifja e
thashethemi të mbajnë emrin e tyre?
Trëmben? Nga kush?
Apo për modesti? Për të mos mbetur
përherë emri i tyre në fatet e gazetave?
Zotërinj, prindërit tuaj vranë, varën, varrosën për së gjalli, humbën me dashje kushedi sa varre, por s’mundën të humbnin asnjë emër, kurse ju më parë humbët emrin se veten. Çudi!... “
Nga
njeri kapitull ne tjetrin, mbushesh plot admirim dhe meriton mirenjohjen pèr
kete miresi qe dhuron  te lexuesi qe nuk
pushon  dhe se grumbulluari antheren  me nje vertetesi qe pothuaj te le pa
goje.Kushdo nuk ja fal vehtes pakujdesine, e besoj  qe  nuk
do ndjeje mungesen e kenaqesi ,dhurate 
kjo, nga  libri i Autorit aq  dinjitoz, me vlera qe trajton e miraton
aresyetimin dhe moralin   si pèr detyrat
njerezore dhe ato ATDHETARE me bindjen MBI TE GJITHA  SHQIPERINE E PLOTE  te vrapojme me gjithe shpejtesine  per te harritur kohen e humbur, tu bihem
mamuzeve se, NESHAT  Bej VRIONIN e kemi
ne balle,na hap rrugen  shembelli i tij,
na udheheq.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










