Kulturë
Luan Dibrani: Motive lufte nga gazetari dhe luftëtari Martin Çuni
E shtune, 07.07.2012, 08:58 AM
Ekspozitë fotografish me motive lufte nga gazetari dhe luftëtari Martin Çuni !
Shkruan Luan (Asllan) Dibrani
Pamje rrëqethëse
ishin nga motivet e luftës,   foto qe
treguan  epilogun e fatkeqësisë qe përjetoj
ky popull nga barbaria serbe .Ishte një Ekspozitë me një mori fotosh qe se cila
ne vete kishte botën e vet te thënies , dëshmisë  , flisnin se cila në  vete me personazhe të ndryshme ,  aty  u
paraqit  barbaria  e okupatorit ,  ndjekjen 
e qytetareve ,  vrasjen , djegie
masive,  tortura etj!
 
 
Kryetari i Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë- në Gjermani zoti Martin Çuni ish i burgosur politik , mësues,gazetar luftëtarë dhe veprimtar në diasporën shqiptare.
-Në sallën
e bukur të kësaj qyteze dedikuar  takimit
letrar të Azem Shkrelit,      në hyrje, në
të majtë  , reflektonin   përplasjet 
shumëngjyrëshe   nga
ekspozita  personale e hapur nga zoti  Martin Çuni 
gazetar i  ish Radio Prishtines
dhe ish drejtor i RTK-së pas luftës. Me fotografitë  nga motive lufte të Kosova qe i kishte
realizuar vet në frontin e luftës  nga
zonat ma te rrezikshme me ç'rast ishte i kyçur drejtpërsëdrejti në "Radio Kosovën
e lirë"  , por edhe me një mori  fotosh 
nga arti ,kultura dhe historia jone 
kombëtare .
 
 
Pamje nga mysafirët  në  shikimin e këtyre fotove sa rrëqethëse po
edhe aq me vlerë  historike Foto Asllan
Dibrani
 
 
Shtëpi  duke u djegur  në  luftën  e Kosovës qe kjo flakë qe shihet morri edhe
disa  shpirta të gjalle qytetaresh të lidhur
dhe  te terrorizuar  nga çetniket serb!
 
 
Pamje nga figura tona me rendësi ne fushën e kulturës dhe artit shqiptar.
Mysafirët  shumë gjëra mësuan për herën e parë,  me ballafaqimin e këtyre fotove në sytë e
tyre,  qe pa prezantimin e tyre , botimin
e tyre dhe publikimin e tyre kjo periudhe e luftës se lavdishme e popullit tonë
për lirinë e vet, do te mbetet e mangët, për ta shkruara historinë e re ! Drama
njerëzore e luftës në Kosovë me qytete dhe fshatra të shkatërruara.Aty u
shihte  vuajtja dhe reflektoheshin  në fotografitë që gazetari  Martin Çuni ka prezantuar edhe herëve
tjera,   por kjo ishte ma e kompletuar me
një  pasqyrim te përgjithshëm. Kjo
ekspozetë e Ennepetalit në Gjermani pran artdashësve të Lidhjes se Shkrimtareve
dhe Artisteve  shqiptarë në Gjermani, është
një pasqyrim i punës së tij   shumë vjeçare  duke u futet në flak baroti , me një ane
pushkën në dorë dhe ne anën tjetër fot-aparatin,  qe tani po na shërben qe ta rikujtojmë atë   projekt sllavo- serbe kundër popullit tonë.
 
 
Skene rrëqethëse e ndjekjes dhe shpërnguljes me dhune nga trevat stërgjyshore të shqiptareve nga politika shekullore antishqiptare serbe!
Shikuesit  qe ishin nga te gjitha trevat e Kosovës  kishte raste qe i shihnin anëtarët e familjes
aty në  ato fotografi , gjë qe  pati raste 
shumë të renda përjetësie qe me lot 
në sy u panë disa  nga të pranishmit,por
edhe  tjerët  e përjetuan me një rikujtesë të keqe atë terror
dhe barbari të shekullit !
 
 
Pamje e Presidentit amerikan Bill Clinton i cili sot është ne zemrën e çdo qytetari shqiptar qe ne momentet ma kritike tregoj humanitetin ,sinqeritetin ,dhe miqësinë e dashurinë ndaj popullit mik shqiptar me te cilën rast , do te mbetet përherë një figurë e çmueshme dhe e dashur siç ishte edhe Nënë Tereza e vogël me trup po me një zemër të madhe qe e njohu e gjithë bota si një figurë e madhe ne humanitetit!
Kryesisht
ekspozita përmbante edhe  portrete
kushtuar  edhe figurave  kombëtare siç ishin ato te Skënderbeut , Nënë
Terezës , ato me  figura  te Rilindjes Kombëtarë  qe kishin rol në  letërsinë dhe kulturën shqiptare etj.
Autori  pos këtyre 
fotografive në këtë ekspozitë  herave
tjera  ha ekspozuar edhe  skica të vizatuara nga vet autori ,  po me motive te ngjashme qe  në të ardhmen mendon ti arkivoj dhe ti botoje
në ndonjë  përmbledhje  në vete .

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










