Shtesë » Historia
Pirro Prifti: Beteja e Fush-Kosovës ose koalicioni i fundit shqiptaro-serb
E enjte, 28.06.2012, 06:17 PM
Beteja
e Fush-Kosoves-28 qershor 1389
ose koalicioni i fundit shqiptaro-serb
Nga Pirro Prifti
Beteja
e Fushë Kosovës është një nga betejat e pakta në të cilën për herë të parë e të
fundit 623 vite më parë, shqiptarë e serbë katolikë dhe ortodoksë së bashku me
hungazrezë kroatë e boshnjake luftuan së bashku në një koalicion që humbi
luftën, dhe që mundësoi osmanët të pushtoni të gjithë ballkanin hap pas hapi,
pushtim që u realizua në 1478 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit
Skënderbeut me dorëzimin e Shkodrës.
Që
nga moment kur turqit hynë për herë të parë në tokat arvërore-shqiptare të
ftuar nga Karl Topia Princi I Shqipërisë, për të luftuar Balshajt më 1382, dhe
deri më 28 nëntor 1912 kur formalisht Shqipëria e cunguar u proklamua shtet i
pavarur, shqiptarët nuk pushuan luftën kundër osmanllinjve dhe bëbë shumë
koalicione dhe marëveshje.
Në
vazhdën e kujtesës historike si sot 623 vite më parë në Fushën e Mullenjave apo
Fusha e Dardanisë u ndeshën për herë të
parë koalicioni ballkanik me turqit osmanllinj të cilët kishin kohë që kishin
paraqitur synimet e tyre për të pushtuar gadishullin Ilirik i cili u quajt me
vonë e sot e kësaj dite si gadishulli Ballkanik.
Sipas
kalendarit te sotëm beteja u zhvillua me 15 qershor 1389 por sipas kalendarit
ortodoks të vjetër i bie sot me 28 qershor 1389 plot 623 vite më parë. Beteja
filloi të mërkurën dhe përfundoi të premtën me vrasjen e Car Llazarit dhe
Teodor Muzakës, si dhe me vrasjen e Sulltan Muratit nga arbri-shqiptar Millosh
Kobiliqi.
Forcat
osmane numuronin nga 27.000-40.000 ushtarë dhe përfshinin jenicerë, spahinj,
azapë, akinxhinj, dhe 8000 trupa nga vasalët (por kryetarët e vasalëve-Marko
dhe Dragash nuk morën pjesë në luftë.
Ushtria
e Car Llazarit numuronte nga 12.000-30.000 vetë, dhe nga këta 1/3 ishte nga
arbërit-dardanë-shqiptarë (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Battle_of_Kosovo;QerimDalipi,Historian,
25-02-2005).
Sipas
burimeve të tjera, në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë
cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe
kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit
përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit
morën pjesë edhe arbërit, boshnjakët, vllehët, çekët, hungarezët, polakët dhe
frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si
më kryesorë serbët, arbërit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e
tjera ndihmëse.
Përballë
ishin rreshtuar ushtritë e princit Llazar dhe të mbretit Tvërtko të cilët ishin
përforcuar me kontigjente Vllahe të Vojvodës Mircea dhe nga Shqiptarët e Gjergj
Balshës me 6000 luftëtarë shqiptarë (ose
sic quhet nga kronika Sundimtar i Shkodrës dhe i arbërve), dhe të Dhimitër
Jonimës (Princi katolik i Matit dhe i Lezhës). U fol për 10.000 vetë nga njëra
anë dhe për 60.000 vetë nga tjetra duke i kthyer shifrat sipas burimeve osmane
ose kristiane. Beteja përfundoi me pasoja për aleancën ballkanike, ata u thyen
bashkë me shpresën për të ushtruar më gjatë e në mënyrë sovrane pushtetin e
tyre mbi territoret e principateve. Të dhënat për ushtri të janë të ndryshme.
Në Luftë muarën pjesë fisnikët shiqptarë të tjerë si Teodor Muzaka me 1000
luftëtarë, Pal Kastrioti (ose Gjergj-gjyshi i Skenderbeut).
Pjesëtarët
e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t`u përgatitur dhe për t`u mbledhur
në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronistët osmanë, të cilët flasin
mbi traktativat diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe
udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e
konfliktit të tyre dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të
palëve kundërshtare. S`ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e
Koalicionit ballkanik patën edhe arbërit. Në këshillimin për mënyrën e
strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër
osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i
Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që
konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar
udhëheqësi i Koalicionit, Lazari. Jo vetëm që gjykimi i tij qe i drejtë, por
edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës
(duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa
autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër
kur dihet se kishte një forcë të rëndësishme ushtarake.
Studiues të tjerë duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i
Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër. Ndërsa lidhur me numrat e
ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ata janë
tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur
mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e
studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen ka ardhur në
përfundim se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe
prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studiuesit serbë, me
qëllim që të minimizohet Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar.
Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të
mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se
numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronistët osman, siç
është Oruçi, duket se është më afër realitetit. Ai thekson: “Ai (Sulltani-Q.D.)
me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës”) http://ëëë.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=1654&mode=thread&order=0.
Sipas
Gjon Muzakës në shkrimet e tij historike thuhet kështu:
Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES
MUZAKA” 1510)
... E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por
Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka,
trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të
Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë
edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu
rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e
paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e
luftëtarë trima.
Beteja e Kosovës është paraqitur gjërësisht në këngët
epike kosovare (qartësisht arbërore-dardane-shqiptare të cilat përmënden dhe
nga historian raguzan Tiberoni), por dhe ato slave. Këngët epike
shqiptare-kosovare paraqesin heroin shqiptar Millosh Kobiliqin si personazh
kryesor kurse këngët sllave paraqesin Car Llazarin. Millosh Kobiliqi fisniku
arbëror që vrau Sulltan Muratin e vërteton etninë e tij edhe nga kënga e vjetër
që lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë. Vargjet e
fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare flasin për largimin e një pjese
të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë:
“Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na”
Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të
ndërtohet historia, posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet
historike. Por, tradita jonë popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me
një kuadër të hollësishëm të ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive
osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre në Ballkan, marshin nëpër Selanik e
Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për zhvillimin e luftimeve, vrasjen
e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një mbështetje pikërisht në
burimet historike osmane, të cilat poashtu na njoftojnë për këto ngjarje.
Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë në trajtimin e ngjarjeve
për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e
dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e
Kosovës, që në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse
të gjithë botuesit e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime
të qarta se personat nga të cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë
janë nga Kosova. Pra kënga lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në
betejë. Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare flasin për
largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë.
“Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na”
Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas
lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e
Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit”
(Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i
serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i
shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te
trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në
Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në
pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka
pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
Kjo
ngjarje e politizuar tërësisht nga serbët
të cilët kërkojnë që nëpërmjet përkujtimit të kësaj ngjarjeje të japin
të kuptojnë se toka ku u luftua kundër osmanlinjve - është e tyrja, vazhdon dhe
sot e kësaj ditë kur disa grupe sërbësh u përpoqën të hynë në vrushti
–Mitrovicë gjoja për të përkujtuar ngjarjen. Në fakt kjo ngjarje është
përkujtimore edhe e gjithë ballkanik sepse përfaqëson një pjesë të historisë së
Ballkanik dhe të popujve të tij që luftuan kundër një invazioni.
Nga ana
tjetër, kanë ndodhur paradokse të mëdha
në Jugosllavinë e atëhershme të cilat janë trashëguar edhe sot si pasojë
e nacionalizmit dhe armiqësisë së vjetër në ato treva: nga njëra anë, një pjesë
të popullatës kosovare- komunitet me origjinë turke kanë ngritur një tyrbe në
përkujtim të Sulltan Muratit të Parë nga
komuna Osmangazi e Bursës në Prishtinë dhe e Mazgit, i Obeliqit në të cilën prehet disa
veshje të Sulltanit, dhe nga ana tjetër
serbët kanë ngritur një përmendore në Fushë Kosovë në përkujtim vetëm të Car
Llazarit dhe të serbve duke harruar që 1/3 e ushtrisë së Koalicionit ishte
shqiptare!!!
Megjithatë e vërteta do të dalë në shesh për serbët e indoktrinuar dhe ata do ta kuptojnë se arbërit e atëhershëm dhe serbët e atëhershëm ishin më tolerantë se të sotmit dhe ishin të integruar sidomos në raste vështirësie dhe halli. Le të shpresojmë që këto data historike të bëhen ura lidhëse dhe integrimi dhe jo dasi nacionalizmash pa të ardhme.