Kulturë
Ali D. Jasiqi: Metafora e diellit dhe …
E marte, 05.06.2012, 05:01 PM
METAFORA E DIELLIT DHE ...
Zeqir Fazliu “Kur e këndoj këngën e diellit“.-Botoi “Faik Konica ‘Prishtinë,2012-
Shkruan Ali D. Jasiqi
Poeti Zeqir Fazliu
po del para lexuesve me përmbledhjen e vet të katërmbëdhjetë (14) më radhë, me
titull “Kur e këndoj këngën e diellit” pak më ndryshe se përmbledhjet e
mëparshme. Në realitet të dyzetenëntë
(49) poezitë nuk kanë titull, por vetëm numra (1,2....49), gjë që rrallë e
ndeshim në krijimtarinë letrare,pos kur është fjala për aforizmat,përkatësisht
fjalët e urta,apo edhe vicat. Dhe kjo e shton edhe më shumë kureshtjen e dashamirëve të librit për leximin e saj.
Duhet theksuar se Zeqir
Fazliu ka shënuar ngritje cilësore nga
libri në libër e kjo bie në sy edhe në këtë përmbledhje poezish. Ai tani më e ka
krijuar stilin e vet, e ka krijuar botën e vet poetike, të cilën e shpreh
përmes metaforave të qëlluara dhe karakteristike për stilin e tij, çka benë që
poezinë e tij ta njohim edhe kur mungon emri i autorit. Kjo është një mjeshtri
e posaçme e autorëve të formuar, që dinë ta shprehin botën e vet shpirtërore e psikike, e që pasqyrohet edhe
në atë
të përgjithshme njerëzore, çka kërkohet nga letërsia.
Bota poetike, përkatësisht subjekti lirik i poezisë së
përmbledhjes në fjalë,si përgjithësisht krijimtaria poetike e autori është e
larmishme, e gjerë dhe shumëdimezionale.
Përmbledhja,në të cilën i këndohet këngës se diellit, pra
përmbledhja “Kur e këndoj këngën e
dielli “, hapet me poezinë, të cilën e gjejmë edhe në numrin dyzetepesë (45), e që në njëfarë mënyre
paralajmëron edhe lajtmotivin e poezive
të kësaj përmbledhje, ku dielli është metaforë , që simbolizon vazhdimin e
jetës, me të gjitha të mirat që i sjell ai, sepse” Rrezet/na përshëndesin në oborr”( poezia numër 45).
Dhe dielli me rreze i shkon gjethit në vizitë për ti dhenë gjallëri, për
ti dhenë jetë, që e zbukuron edhe tërë natyrën që këtu epet përmes vargut të
fundit të poezisë numër 7, më konkretisht “Pranverë bën ndër pyje të bardha”. Dielli I mengjesit gjithsesi është më i
këndshmi, është ai që paralajmëron ardhjen e ditës, e cila i mundëson njeriut
të kryej shumë veprime, shumë punë të dobishme dhe të bukura, në mesin e të
cilave autori e përmend kujdesi për lulen
e bukur më pishë. E kundërta ngjet me hënën, që
zhduket maleve nga të cilat ikin zogjtë, ata që e zbukurojnë jetën me
cicërimën e tyre. Alternimi i saj bën metamorfoza në syrin e jaseminit,sepse
ajo, hëna pra
“ Hëna rri varur në një degë
të larguar
prej erës”
(Poezia numër 10)
Edhe disa fenomene tjera natyrore janë subjekt lirik i
poezisë se Zeqrie Fazliut, në mesin e të cilave po përmendim shiun dhe borën.
Derisa shiu i hap portat si me dorë, kur nuk është shndërrua
në akull, përkatësisht kur nuk është i arrogantshëm, kur pikat e tij i vizatojnë
buzët e djegura të malit, bora në anën tjetër më ashpërsinë e vet i rëndon
degët e dhembjes, pra e vështirëson jetën e njeriut, dhe të natyrës në
përgjithësi
“Bora e malit me fërfëllije të bredhit
i përmbys kujtimet”
(Poezia numër 30)
I përmendem
këto elemente për të vërtetua se
angazhimi i Zeqir Fazliut në gjetjen e temave për trajtime poetike është i
mjaft i gjithanshëm . Në realitet gama e frymëzimit të tij është shumë e gjere. Lulet janë
gjithashtu një metaforë e shumtë në këtë poezi, si simbol i bukurisë, i
mirëqenies, por dhe i dashurisë. Atë e
ndeshim në njërën ndër poezitë më të realizuar të përmbledhjes, më konkretisht
në poezinë numër 2,që përfundon me vargun “Është bukur të mos thahen lulet”.
Ato i gjejmë pothuajse çdokund, i gjejmë në çdo gur të unazës ku pushon një
lule vjollce.
Të gjitha këto vijnë ke lexuesi përmes vargjeve që kanë
krah e flatra, pra përmes vargjeve që fluturojnë mbi lisa, fluturojnë në
hapësirë për të përcjellë porosinë e poetit, ato porosi që gjithmonë vijnë të
thuash si këshilla, si diç që duhet respektuar, që e bëjnë poezinë e Zeqirit
meditative, përkatësisht refleksive.
“Këto lule këto gjethe
kokaina
të verdha
të bardha
të zeza”
Me këto vargje përfundon poezia numër 13,poezi kjo ku
zihet në gojë demi që e shkakton kjo lule që
vjen nëpër labirintin me shi. Është kjo edhe një dëshmi se Zeqir Fazliu
është poet që e preokupojnë temat e ndjeshme dhe të dëmshme për njeriun,siç
është përdorimi i kokainës apo edhe i marihuanës, pra të drogës, që mund të
përdoret nga të rinjtë,pa qenë të vetëdijshëm për pasojat që lenë përdorimi
saj.
Vargu i kësaj poezie është i larmishëm. Herë më i gjatë e
herë më i shkurt,bile ndodh të ketë vetëm një fjalë. Ai nuk rimohet, por e ka
ritmin e brendshëm që e bënë të rrjedhshme.
Ndodh që poeti për ta përforcuar një mendim apo pohim të
vetin e përsëritë të njëjtin varg në të njëjtin poezi
“Vera është e thatë
Vera është e thatë”
(Poezia numër 27)
Diç të ngjashëm hasim edhe në poezitë tjera të kësaj përmbledhjes“Kur e këndoj këngën e diellit”, që marrë në tërësi është një vepër e arritshme, njé libër që meriton të ruhet në bibliotekat tona dhe të lexohet e të rilexohet shumë here.