Kulturë
Nik Leshaj: Prosodia në poezinë e Albert Vatajt
E hene, 04.06.2012, 10:51 AM
Prosodia
në poezinë e Albert Vatajt
Nga: Nik LESHAJ
Prosodia
ose siç njihet ndryshe, shkrimja në nji e tingullit, ritmit dhe rimës, ne vëllimin
poetik të Albert Vatajt, “Përqafun me klithmën”, udhëheqet prej nji përdorimi
mjeshtrór të gjuhës shqipe – koinime fjalësh të reja, ringjallje fjalësh te
harrueme, gjânsi dhe thellësi leksike, dhe nji struktúr solide sintaksore. Ky
testament i kompetencës gjuhësore të autorit i përfton poezís së tij nji
tingull të théll që rezonon me senset e lexuesit dhe komplementon idét e
shprehuna në poezít e tíj. Ky vëllim poetik asht gjithashtu nji lajm i mír për
lexuesin shqiptár i cili tue mos gjét fjál shqipe, e mbúsh fjalorín e tij me fjál
të hueja.
Tingulli asht shum i rândsishëm në poezín e Albertit sepse poezia e tij asht e ngarkueme emocionalisht, kompakte, dhe projekton nji intensitet të rráll imazhesh e ndjenjash për lexuesin shqiptár.Nëpërmjet nji preokupimi për shoqnín dhe moralin e sáj që të kujton Migjenin, dhe nji ndjenje stifluese që të kujtójn absurditetin dhe mungesën e shpresës ne veprat e Kafkës, Alberti âsht nji prej atyne pak shkrimtârëve e poetëve shqiptár që e prezantójn lexuesin tón me zhgenjimin dhe pasigurín postmoderne. Por, po nëpërmjet poezís, Alberti ngrihet mbi idén masive të postmodernitetit të tipit, ‘anything goes’.
Piskama
ngërthen fundekrye qiellin,
Thellë n’mue
nji tërbim m’ka përfund
…
Ky shkëlqim
turfullitës çjerr sy
E dritimet muros ndër kafka.
Ashtu si përsonazhet e Migjenit, protagonisti i poezive të Albertit e ndjén trysnín e nji shoqnie që po rrëshqet në shteg të gabuem. Ashtu si njeriu-insekt i Kafkës ky protagonist rënkon nën absurditetin e njeriut të kthyem në nji monstër gratifikimi.Por në ndryshim thalbësor prej të dy shkrimtärëve moderníst, Alberti përdor armën ma të fórt të shkrimtarit e poetit postmodernist, cinizmin. Cinizmi në këtë vëllim poetik prezantohet nëpërmjet nji protagonist të pa-emën, i cili jo rráll, tue fól në emën të të gjithëve, shprehet paradoksialisht,
kam shkue
larg për të mbet aty
aty ku
njihem si kurrkush, kurrkund …
gjoksin
kam ndigjue tek s’po mundet as me gjimue …
e sotmja
asht minuti i të mundëshmes së rrejshme …
ti ike për të mbetur nji dhëmbje.
Nëpermjet
ideve universale por që tingellójn lokale dhe të kuptueshme për lexuesin,dhe nëpërmjet
shkrimjes së gjuhtárit me poetin, vëllimi poetik i Albert Vatajt mbúsh nji hapsín
e cila sot-per-sot vazhdon me qén pothuejse e zbrazët. Ai báhet nji úr lidhëse
ndërmjet të tashmes urbane me të cilën përballohet qytatari i metropoleve të
Shqipnís
Etnike dhe emigrantit shqiptár në prendim, me trashëgimín tón mijëravjeçare. Në
kët mënyr, autóri skálít nji vëpër autentike me nji identitét të veçánt, dhe me
nji thellësi kohore e linguistike e cila dialogon rrjedhëshëm dhe natyrëshem me
lexuesin.