E diele, 28.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Revista Shqiptari kushtuar zt. Asllan Dibrani

E diele, 03.06.2012, 05:36 PM


Revista Shqiptari kushtuar zt. Asllan Dibrani

Nga Baki Ymeri

Gënjeshtra sentimentale dhe nacionale është një gabim i pafalshëm. Edukata e popullit nuk mund të bazohet mbi gënjeshtra por vetëm mbi të vërtetën dhe faktet konkrete. Roli i shtypit në këtë kontekst është i jashtëzakonshëm. Edhepse kanë kaluar disa muaj nga koha kur e pa dritën e shypit, e ndjejmë për obligim që lajmin e botimit të  “Shqiptarit” me një traditë 122 vjeçare të ekzistencës së saj (1888-1912), t’ia dhurojmë edhe dashamirëve tanë të panumërt në botë. Numri i nëntorit (2011) hapet me portretin “Asllan Dibrani është zëri i Atdheut në mërgim”, një bashkatdhetar yni që posedon një biografi briliante me një varg suksesesh dhe rezultatesh të lakmueshme, gjithandej në botë, sidomos në botën shqiptare të biznesit, artit dhe kulturës. Asllan Dibrani është ish i persekutuar politik, piktor, publicist, humanist, organizator koncertesh, moderator mbrëmjesh shqiptare, një nga veprimtarët më të zellshëm të diasporë shqiptare në Gjermani, me një prezencë të gjallë artikujsh, portretesh dhe intervistash në një varg gazetash të shtypura dhe revistash të famshme elektronike, si Zemra Shqiptare, Fjala e lirë, KosovariMedia, Drini etj. Në këtë kontekst, kemi nderin ta prezantojmë me një album tekstesh dhe fotografishë që justifikojnë prezencën e tij si një misionar aktiv i shqiptarizmit në mërgim.

Në faqet e para botohet pamfleti i tij që bëri bujë : “Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik, që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar”, i dinamizuar me fotografi dhe karikatura. Pason një reportazh me titullin “U përkujtua tre vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Shtutgard”, një portet kushtuar Tefik Jashar-Dibranit me titull „Pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtetë” Impresionon një nga përgjigjet e tij: „Me paratë e kursyera në Zvicër jemi kthyer në Kosovë ku i  kemi mbjellur  rreth  7000 trupa pemë. Asnjë ndihmë nga askush nuk  kam patur, madje as nga qeveria. Punën që e bëjmë, e bëjmë me vullnet, duke patur disa punëtorë të mirë dhe një agronom me përvojë, Agron Mehmet... Jam shumë krenar qe jam kthyer në vendin tim, ndaj o ftoj gjithë shokët dhe miqtë e mij, që ti kursejnë paratë e veta, të kthehen në vendin e vet dhe të investojnë se nuk do të ju shkojë mundi kot, sepse vendin tonë, ne jemi ata që duhet ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë.

Kujtime nga Burgu

Gjatë vuajtjes se dënimit  isha i burgosur politik si student i Fakultetit Filozofik në grupin e "Gjuhës dhe letërsi shqipe" i dënuar si kundërrevolucionar, irredentist, nacionalist armik, antijugosllav, por edhe terrorist  dhe shumë e shumë etiketa të tjera çka me shërbyen që ta ndiej veten krenar  qe isha në shërbimin e atdheut tim! Për ne, ish të burgosurit  politikë, ishte një vështirësi e komunikimit me familjet tona ngase kishim një përcjellje të rreptë nga organet e burgut, sa që letrat është dashur ti dërgojmë të hapura dhe cenzuroheshin nga milicia e atëhershme  jugosllave. Mbi 50-60 % e tyre nuk e shihte dritën e arritjes në gjirin familiar asnjëherë, por edhe kishte vonesa të tyre, madje deri në tre muaj a më tepër.

Komunikimi mes  familjareve ishte i cenzuruar, çdo fjalë, çdo lëvitje dhe çro gjë përgjohej gjatë vizitave me familiarët tanë, një në muaj. Numri ishte i përcaktuar, një person ose dy, dhe  të drejtë vizite kanë patur vetëm anëtarët e ngushtë të familjes, babën nënën  motrat dhe vëllezërit, ndërsa familja më e gjerë nuk u lejohej qe të na vizitonin. Në ndonjë rast të keqësimit të situatës politike  në Kosovë, na ndalohej fare vizita, ose ishim  në përcjellje edhe më të rreptë, duke qenë të kujdesshëm se çka po flet me familje, lurse si mjete ndihmese kishin edhe aparatet qe incizonin  në prezencën tonë, në tavolinë!

Vështirësitë  më të mëdha kishim ngaqë  na transferonin nga një burg në burgun tjetër, por burgu i  Nishit ishte burgu më  famëkeq, që e kishin përjetuar shqiptarët, paralelisht me burgun e Goli Otokut. Shpesh herë familjarët tanë janë kthyer në shtëpi shumë të shqetësuar dhe të thyer  në shpirt nga pamjet  tona të deformuara fizikisht nga  torturat çnjerëzore  nga  regjimi serb i asaj kohe. Nuk harrohen persekutimet  kundër të burgosurve politik shqiptarë që në shpirt e kishin të pjekur idenë për  Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e sajë deri në  çlirim total nga okupatori serb. (Asllan Dibrani)

Pason ballina e revistës „Kosova” në Bukuresht, një gamë fotografishë tjera me titullin „Piktor dimensionesh të bukura artistike”, një album kujtimesh të paharruara: Grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në  Gjermani, Pamje nga publiku ne Heidelberg Shaban Cakolli në diskutim, pas të cilave botohet një foto me një biznismen të suksesshëm, Tefik Jashar-Dibrani. Pasojnë fotografi me Fahredin Tafallarin, Xhafer Lecin, Kadri Gërvallën, Ymer Lladrovci, Albin Kurtin, fotografi tubimesh të ndryshme me bashkatdhetarët e tij në Gjermani, Remzie Osmani në koncertin e organizuar nga Asllan Dibrani, pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës në Shtutgard, një foto tjetër me Ymer Lladrovcin,  përfaqësues i  denjë i konsullatës së Kosovës në Shtutgard.

Në vijim jepet një intervistë e Sokol Demakut me Asllan Dibranin, me moton: „Njeriu nuk duhet te jetë i kënaqur me ate çka ka por pa dyshim duhet qenë shembull për te tjerët  në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës  shqiptare”, ku kepen edhe disa detaje nga jeta e tij: i lindur në Prishtinë , i emigruar ne vitin 1993 në Gjermani, i martuar dhe babë i tre fëmijëve (Artës, Meritonit  dhe Rilindit). Ka studiuar  në Fakultetin Filozofik, dega e Albanologjisë. Për angazhimin e tij aktiv në gjirin e lëvizjes  studentore më 1981, u burgosa nga UDB-ja jugosllave  dhe qe dënuar me 10 vjet burg. Për momentin udhëheq një firmë transporti  "Dibranin-transport", në Shtutgard të Gjermanisë, ku jeton, krijon dhe vepron. Përveç biznesit merret edhe me shkrime, art,  karikaturë, çështje kulturore etj. Kosova pas luftës, sipas tij, është një det  ideshë dhe temash  nga të cilat janë duke dalë vepra të mirëfillta artistike, si në pikturë, letërsi etj. Mendoj se tani është koha ta tregojmë veten edhe para popujve tjerë,  se vetëm me kulturë, punë produktive dhe unitet, do të jemi më të pranishëm tek familjet  e mëdha të popujve të Evropës.

Revista Shqiptari kushtuar Asllan Dibranit boton artikullin e tij Forcat e KFOR-it turk në Kosovë, me fragmente si “Pa u hamendur vetvetiu konfrontohet njeriu me te kaluarën historike  dhe apetitet  e Turqisë së vjetër  ndaj Kosovë. Këtë popull  është duke e   keqpërdorë, edhe në ketë mënyrë  gjeja përmes organizimit te synetisë. Kjo politikë e ushtarëve turq të KFOR-it  nxitet përmes njerëzve tanë, në lajthitje me kodin  shqiptar.  Ky aksion synetie  po vazhdon ne disa qytete te Kosovës  me elitën e disa bashkëpunëtorëve të ish agjenturës jugosllave  dhe hoxhallarë të shitur, të pa vetëdije, të pa shkollë dhe të devijuar nga  parimet  kombëtare  shqiptare.... Nëse sot, me rastin e kësaj ceremonie, shprehet një aspekt shëndetësor i Islamit, shprehet motoja dhe esenca e tij, atëherë dijeni se Islami i tëri është i tillë. Kredoja dhe ritet islame, që të gjitha, pa përjashtim, promovojnë vetëm vlera, humanitet, mirëqenie, rend dhe siguri.

Mos harroni se këtë rit, urtësitë e të cilit bota moderne i ka zbuluar vetëm tash së voni, Islami e ka aprovuar para më shumë se njëmijë vjet.... Ja shiheni lexues të nderuar se me çka mashtrohen shqiptarët nga jo shqiptarë ose gjysmë shqiptarë! Lavdëron  një ushti të huaj , një shtet  të  huaj që të pushtoj  500 vjet,  nuk përmendet  as kund se jemi shqiptarë te besimit islam,  duke e nuancuar  më ngjyra të  një komb asnjanës ose  në një komb mysliman pa shqiptarë me gjuhë turko/arabe... Ky njeri, Sedat Islami, kush e dinë se kush e paguan, kush e urdhëron, dyshohet  të jetë shqiptarë si e verbon popullin  mbas një lecke të dhuruar nga pushtuesi  500  vjeçar në Kosovë? (Qershor 2011)

Shqiptarët nderuar meshën e shenjtë të Papës në Gjermani 

Vizita e Papës këto dite ishte një skenë pamore myslimanëve dhe katolikëve shqiptarë,në një grup të përbashkët nga rradhët e mijëra njerëz,që udhëtuan drejt qytetit Freiburg në fundjavë qe lamë pas,për t’i bërë një nder Papës Benedikti i XVI. Vetëm nga Elztal ka pasur rreth 1.000 katolikë të cilët morën pjesë në vigjilje dhe shërbimin e të rinjve, raportoi i kënaqur Ekkehard Bechinger përfaqësues i organizimit të këtij tubimi madhështor. Shoqata “Yjet e Kosovës”, prezent në masën e mijëra njerëzve që erdhën ta përcjellin meshën e Papës me portretin e shenjtores së madhe Nënë Tereza...

Në Fotografi: Pamje e Lon Karrices, Tahir Shabanit, Arif Hoti, Almire Brahimi, Ukë Zefi, Donika Zefi, Rejhane Brahimi, Mustafë Shabani, Pergega Augustin, Maria Pergega, Nol Zefi, Avni Shabani dhe shumë të tjerë qe u shprehen falënderimet e tyre për vizitë në Gjermani dhe Selia e Shenjtë. Ata i bënë nder këtij takimi me posterin e Nënë Terezë me kardinalin Ratzinger,qe ishte në vizitë në vitin 1978 në Fribourg.

Pamja e këtyre shqiptarëve sikur i shtoi vlerën kombit shqiptar që i dha një figurë aq të madhe botës ku shumë fotoreporterë e ndoqën me kërshëri të veçantë prezencën e tyre duke e filmuar grupin e lartpërmendur. Ishin së bashku shumë shqiptarë qe i nderuan 12 Apostuj qe e nderuan Kombin dhe në mënyrë simbolike i shprehen falënderimin e tyre Papës Benedikti XVI dhe selisë se Shenjte të Vatikanit, po ashtu edhe Gjermanisë. Këta së bashku vajzat dhe djemtë e mbare Kosovës motra dhe vëllezër të konfeksionit fetar mysliman dhe katolik. Ishin nga te gjitha Viset e Kosovës që treguan mirëkuptimin dashurinë dhe respektin për veten e vet… Të bashkuar si në festa, gëzime, ahengje në kulturë por edhe në luftë ne stuhitë e kohës shqiptarët ishin tog (një për të gjithë, të gjithë për një). Ky është sinjali më i mirë për armiqtë e së kaluarës, të tanishmes, por edhe për armiqtë e popullit shqiptar në të ardhmen… Me këtë shembull human dhe simbolik treguan se ne jemi Apostujt të vegjël që popullin tonë e prezantojmë ashtu siç ka qenë, siç është dhe siç do të jetë në të ardhmen. Popull i civilizuar, më i lashti në Ballkan dhe me orientim eiropian, duke e ruajtur qenien nacionale si shqiptar me synime drejt familjeve te popujve të Evropës. Më tej pasojnë artikuj, piktura dhe fotografi tjera të zt. Dibrani kushtuar artit dhe kulturës shqiptare në diasporë.

BOX

Colegiul de redac?ie: Acad. Grigore Brâncu?, Dr. Dr. Xhelku Maksuri (Pre?edinte de Onoare UCAR), Tiberius Puiu, Adriana Tabacu, Përparim Demi. Colaboratori: Gëzim Marku, Vlash Fili, Xhever Ymeri, Eduard Dilo, Ilir Dardani, Ylli Dilo, Ilir Kosova, Mediar Leka. Tehnoredactare: Alban Voka. Adresa: Bul. 1 Mai 18, Bl. 17-S-14, Ap. 128, Cod. 160631, Bucuresti, Of.66. Telefon:             0040.729698600       E-mail:       baki.ymeri@yahoo.com ISSN 1221-6925

Responsabilitatea juridic? pentru con?inutul articolelor apar?ine autorilor (art.206 C.P.)



(Vota: 32 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora