Kulturë
Ukshin Zajmi: Porosi edukative për biodiversitetin në pyll
E enjte, 31.05.2012, 07:31 PM
Porosi
edukative për biodiversitetin në pyll (filmi:”Lepuri reporter”)
Nga Ukshin Zajmi
“Letërsia
përshkruan-filmi demonstron” është nocion që e ka thënë regjisori rus Andrej
Tarkovski, sipas citimit të Abdurrahim Myftiut (“Nga letërsia te filmi”,Tiranë,
Rrëfimi
kinematografik i filmit për fëmijë “Lepuri reporter” ndërtohet në ngarendjen e
Lepurit reporter ( Bashkim Ramadanit) nëpër pyll për të përcjellë peripetit e
faunës (kafshëve) dhe gjatë këtij rrugëtimi
kamera e Shaban Halimit na paraqet elementet sendore-figurative të filmuara nëpër
vende të ndryshme pitoreske të Kosovës, që paraqet mizanskenën e filmit. Skicimi
i karaktereve dhe ndërtimi dramaturgjik na paraqitet kur Lepuri reporter
paraqet Gjuetarin (Ramadan Kurtin), Dhelprën (Valmira Hotin), Ariun(Izmir
Rexhepin) dhe Ujkun (Elbasan Saliun) bëmat dhe marëdheniet e tyre, por edhe
Lisin si elemnt të faunës (Blin Budakova) dhe Lean (Genta Osmanin).
Në realizimin
e filmit, pos kontributit të skenaristit e xhiruesit, kanë marrë pjesë me
sukses të theksuar edhe Rinor Sylejmani me montazh dhe Egzon Sylejmani me
efekte. Këta dy të rinj, me përvojen e tyre rinore në këtë sferë dëshmuan se,
kanë mundësi për të bërë kreacione edhe më të mëdha në sferën e filmit duke
krijuar kështu, me ndihmen e regjisorit, planet dhe detajet e filmit me një strukturë
logjike të ndërlidhjes së elementeve konceptuale kinematografike e të dramaturgjisë
së imazhit filmik.
Filmi
zgjat 54 minuta, dhe pos kronologjisë së ecurisë teorike të bërjes, realizimi
lansoi porosi tek fëmijët për dashurinë e tyre ndaj kafshëve të pyllit, vetë pyllit
si bukuri natyrore dhe si regjenerues i oksigjenit të domosdoshëm për
organizmin e njeriut e të botës në tërësi por edhe si, ruajtes nga ndotja, grumbullues i ujit dhe freskues në
mot të nxehte e zbutës i temperaturave të ulta gjatë stinës së dimrit, duke u bërë
kështu një vendbanim i sigurt i gjallesave të shumta. Kontribut të mirë dha
edhe përzgjedhësi i muzikës Arben Maliqi, ndërsa realizimin e filmit, që u bë në
produksion të “Dardania film”, e ndihmuan materialisht: Zyra e kryetarit të komunës
së Gjilanit; Banja e Kllokotit; Jaffa Champion;