| E diele, 03.06.2012, 05:36 PM |
Revista
Shqiptari kushtuar zt. Asllan Dibrani
Nga Baki Ymeri
Gënjeshtra sentimentale dhe nacionale është një gabim i pafalshëm.
Edukata e popullit nuk mund të bazohet mbi gënjeshtra por vetëm mbi të vërtetën
dhe faktet konkrete. Roli i shtypit në këtë kontekst është i jashtëzakonshëm.
Edhepse kanë kaluar disa muaj nga koha kur e pa dritën e shypit, e ndjejmë për
obligim që lajmin e botimit të “Shqiptarit” me një traditë 122 vjeçare
të ekzistencës së saj (1888-1912), t’ia dhurojmë edhe dashamirëve tanë të
panumërt në botë. Numri i nëntorit (2011) hapet me portretin “Asllan Dibrani
është zëri i Atdheut në mërgim”, një bashkatdhetar yni që posedon një
biografi briliante me një varg suksesesh dhe rezultatesh të lakmueshme,
gjithandej në botë, sidomos në botën shqiptare të biznesit, artit dhe kulturës.
Asllan Dibrani është ish i persekutuar politik, piktor, publicist, humanist,
organizator koncertesh, moderator mbrëmjesh shqiptare, një nga veprimtarët më
të zellshëm të diasporë shqiptare në Gjermani, me një prezencë të gjallë
artikujsh, portretesh dhe intervistash në një varg gazetash të shtypura dhe
revistash të famshme elektronike, si Zemra Shqiptare, Fjala e lirë,
KosovariMedia, Drini etj. Në këtë kontekst, kemi nderin ta prezantojmë me një
album tekstesh dhe fotografishë që justifikojnë prezencën e tij si një misionar
aktiv i shqiptarizmit në mërgim.
Në faqet e para botohet pamfleti i tij që bëri bujë :
“Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik, që vepron në mënyrë
perfide kundër kombit shqiptar”, i dinamizuar me fotografi dhe karikatura.
Pason një reportazh me titullin “U përkujtua tre vjetori i Pavarësisë së
Kosovës në Shtutgard”, një portet kushtuar Tefik Jashar-Dibranit me titull „Pas
37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtetë” Impresionon një
nga përgjigjet e tij: „Me paratë e kursyera në Zvicër jemi kthyer në Kosovë ku
i kemi mbjellur rreth 7000 trupa pemë. Asnjë
ndihmë nga askush nuk kam patur, madje as nga qeveria. Punën që e
bëjmë, e bëjmë me vullnet, duke patur disa punëtorë të mirë dhe një agronom me
përvojë, Agron Mehmet... Jam shumë krenar qe jam kthyer në vendin tim,
ndaj o ftoj gjithë shokët dhe miqtë e mij, që ti kursejnë paratë e
veta, të kthehen në vendin e vet dhe të investojnë se nuk do të ju shkojë mundi
kot, sepse vendin tonë, ne jemi ata që duhet ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë.
Kujtime nga Burgu
Gjatë vuajtjes se dënimit isha i burgosur politik si student
i Fakultetit Filozofik në grupin e "Gjuhës dhe letërsi shqipe" i
dënuar si kundërrevolucionar, irredentist, nacionalist armik, antijugosllav,
por edhe terrorist dhe shumë e shumë etiketa të tjera çka me shërbyen që
ta ndiej veten krenar qe isha në shërbimin e atdheut tim! Për ne, ish të
burgosurit politikë, ishte një vështirësi e komunikimit me familjet tona
ngase kishim një përcjellje të rreptë nga organet e burgut, sa që letrat është
dashur ti dërgojmë të hapura dhe cenzuroheshin nga milicia e atëhershme
jugosllave. Mbi 50-60 % e tyre nuk e shihte dritën e arritjes në gjirin
familiar asnjëherë, por edhe kishte vonesa të tyre, madje deri në tre muaj a më
tepër.
Komunikimi mes familjareve
ishte i cenzuruar, çdo fjalë, çdo lëvitje dhe çro gjë përgjohej gjatë vizitave
me familiarët tanë, një në muaj. Numri ishte i përcaktuar, një person ose dy,
dhe të drejtë vizite kanë patur vetëm anëtarët e ngushtë të familjes,
babën nënën motrat dhe vëllezërit, ndërsa familja më e gjerë nuk u
lejohej qe të na vizitonin. Në ndonjë rast të keqësimit të situatës
politike në Kosovë, na ndalohej fare vizita, ose ishim në
përcjellje edhe më të rreptë, duke qenë të kujdesshëm se çka po flet me
familje, lurse si mjete ndihmese kishin edhe aparatet qe incizonin në
prezencën tonë, në tavolinë!
Vështirësitë më të mëdha kishim
ngaqë na transferonin nga një burg në burgun tjetër, por burgu i
Nishit ishte burgu më famëkeq, që e kishin përjetuar shqiptarët,
paralelisht me burgun e Goli Otokut. Shpesh herë familjarët tanë janë
kthyer në shtëpi shumë të shqetësuar dhe të thyer në shpirt nga
pamjet tona të deformuara fizikisht nga torturat çnjerëzore
nga regjimi serb i asaj kohe. Nuk harrohen persekutimet kundër
të burgosurve politik shqiptarë që në shpirt e kishin të pjekur idenë për
Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e sajë deri në çlirim total nga
okupatori serb. (Asllan Dibrani)
Pason ballina e revistës „Kosova” në Bukuresht, një gamë
fotografishë tjera me titullin „Piktor dimensionesh të bukura artistike”, një
album kujtimesh të paharruara: Grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani,
Pamje nga publiku ne Heidelberg Shaban Cakolli në diskutim, pas të cilave
botohet një foto me një biznismen të suksesshëm,
Tefik Jashar-Dibrani. Pasojnë fotografi me Fahredin Tafallarin, Xhafer Lecin,
Kadri Gërvallën, Ymer Lladrovci, Albin Kurtin, fotografi tubimesh të ndryshme
me bashkatdhetarët e tij në Gjermani, Remzie Osmani në koncertin e organizuar
nga Asllan Dibrani, pamje nga manifestuesit për 17 shkurtin, ditën e pavarësisë
së Kosovës në Shtutgard, një foto tjetër me Ymer
Lladrovcin, përfaqësues i denjë i konsullatës së Kosovës
në Shtutgard.
Në vijim jepet një intervistë e Sokol Demakut
me Asllan Dibranin, me moton: „Njeriu nuk duhet
te jetë i kënaqur me ate çka ka por pa dyshim duhet qenë shembull për te
tjerët në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës
shqiptare”, ku kepen edhe disa detaje nga jeta e tij: i lindur në
Prishtinë , i emigruar ne vitin 1993 në Gjermani, i martuar dhe babë i tre
fëmijëve (Artës, Meritonit dhe Rilindit). Ka studiuar në
Fakultetin Filozofik, dega e Albanologjisë. Për angazhimin e tij aktiv në
gjirin e lëvizjes studentore më 1981, u burgosa nga UDB-ja
jugosllave dhe qe dënuar me 10 vjet burg. Për momentin udhëheq një firmë
transporti "Dibranin-transport", në Shtutgard të Gjermanisë, ku
jeton, krijon dhe vepron. Përveç biznesit merret edhe me shkrime, art,
karikaturë, çështje kulturore etj. Kosova pas luftës, sipas tij, është një
det ideshë dhe temash nga të cilat janë duke dalë vepra të
mirëfillta artistike, si në pikturë, letërsi etj. Mendoj se tani është koha ta
tregojmë veten edhe para popujve tjerë, se vetëm me kulturë, punë
produktive dhe unitet, do të jemi më të pranishëm tek familjet e mëdha të
popujve të Evropës.
Revista Shqiptari kushtuar Asllan Dibranit boton artikullin e
tij Forcat e KFOR-it turk në Kosovë, me fragmente si “Pa u hamendur
vetvetiu konfrontohet njeriu me te kaluarën historike dhe
apetitet e Turqisë së vjetër ndaj Kosovë. Këtë
popull është duke e keqpërdorë, edhe në ketë
mënyrë gjeja përmes organizimit te synetisë. Kjo politikë e
ushtarëve turq të KFOR-it nxitet përmes njerëzve tanë, në lajthitje
me kodin shqiptar. Ky aksion synetie po
vazhdon ne disa qytete te Kosovës me elitën e disa bashkëpunëtorëve
të ish agjenturës jugosllave dhe hoxhallarë të shitur, të pa
vetëdije, të pa shkollë dhe të devijuar
nga parimet kombëtare shqiptare.... Nëse sot,
me rastin e kësaj ceremonie, shprehet një aspekt shëndetësor i Islamit, shprehet
motoja dhe esenca e tij, atëherë dijeni se Islami i tëri është i tillë. Kredoja
dhe ritet islame, që të gjitha, pa përjashtim, promovojnë vetëm vlera,
humanitet, mirëqenie, rend dhe siguri.
Mos harroni se këtë rit, urtësitë e të cilit bota moderne i ka zbuluar vetëm tash së voni, Islami e ka aprovuar para më shumë se njëmijë vjet.... Ja shiheni lexues të nderuar se me çka mashtrohen shqiptarët nga jo shqiptarë ose gjysmë shqiptarë! Lavdëron një ushti të huaj , një shtet të huaj që të pushtoj 500 vjet, nuk përmendet as kund se jemi shqiptarë te besimit islam, duke e nuancuar më ngjyra të një komb asnjanës ose në një komb mysliman pa shqiptarë me gjuhë turko/arabe... Ky njeri, Sedat Islami, kush e dinë se kush e paguan, kush e urdhëron, dyshohet të jetë shqiptarë si e verbon popullin mbas një lecke të dhuruar nga pushtuesi 500 vjeçar në Kosovë? (Qershor 2011)
Shqiptarët nderuar meshën e shenjtë të Papës në Gjermani
Vizita e Papës këto dite ishte një
skenë pamore myslimanëve dhe katolikëve shqiptarë,në një grup të përbashkët nga
rradhët e mijëra njerëz,që udhëtuan drejt qytetit Freiburg në fundjavë qe lamë
pas,për t’i bërë një nder Papës Benedikti i XVI. Vetëm nga
Elztal ka pasur rreth 1.000 katolikë të cilët morën pjesë në vigjilje dhe
shërbimin e të rinjve, raportoi i kënaqur Ekkehard Bechinger përfaqësues i
organizimit të këtij tubimi madhështor. Shoqata “Yjet e Kosovës”, prezent
në masën e mijëra njerëzve që erdhën ta përcjellin meshën e Papës me portretin
e shenjtores së madhe Nënë Tereza...
Në Fotografi: Pamje e Lon Karrices, Tahir Shabanit, Arif Hoti,
Almire Brahimi, Ukë Zefi, Donika Zefi, Rejhane Brahimi, Mustafë Shabani,
Pergega Augustin, Maria Pergega, Nol Zefi, Avni Shabani dhe shumë të tjerë qe u
shprehen falënderimet e tyre për vizitë në Gjermani dhe Selia e Shenjtë. Ata i
bënë nder këtij takimi me posterin e Nënë Terezë me kardinalin Ratzinger,qe
ishte në vizitë në vitin 1978 në Fribourg.
Pamja e këtyre shqiptarëve sikur i shtoi vlerën kombit shqiptar që i dha një figurë aq të madhe botës ku shumë fotoreporterë e ndoqën me kërshëri të veçantë prezencën e tyre duke e filmuar grupin e lartpërmendur. Ishin së bashku shumë shqiptarë qe i nderuan 12 Apostuj qe e nderuan Kombin dhe në mënyrë simbolike i shprehen falënderimin e tyre Papës Benedikti XVI dhe selisë se Shenjte të Vatikanit, po ashtu edhe Gjermanisë. Këta së bashku vajzat dhe djemtë e mbare Kosovës motra dhe vëllezër të konfeksionit fetar mysliman dhe katolik. Ishin nga te gjitha Viset e Kosovës që treguan mirëkuptimin dashurinë dhe respektin për veten e vet… Të bashkuar si në festa, gëzime, ahengje në kulturë por edhe në luftë ne stuhitë e kohës shqiptarët ishin tog (një për të gjithë, të gjithë për një). Ky është sinjali më i mirë për armiqtë e së kaluarës, të tanishmes, por edhe për armiqtë e popullit shqiptar në të ardhmen… Me këtë shembull human dhe simbolik treguan se ne jemi Apostujt të vegjël që popullin tonë e prezantojmë ashtu siç ka qenë, siç është dhe siç do të jetë në të ardhmen. Popull i civilizuar, më i lashti në Ballkan dhe me orientim eiropian, duke e ruajtur qenien nacionale si shqiptar me synime drejt familjeve te popujve të Evropës. Më tej pasojnë artikuj, piktura dhe fotografi tjera të zt. Dibrani kushtuar artit dhe kulturës shqiptare në diasporë.
BOX
Colegiul de
redac?ie: Acad. Grigore
Brâncu?, Dr. Dr. Xhelku Maksuri (Pre?edinte de Onoare UCAR), Tiberius Puiu,
Adriana Tabacu, Përparim Demi. Colaboratori: Gëzim Marku, Vlash
Fili, Xhever Ymeri, Eduard Dilo, Ilir Dardani, Ylli Dilo, Ilir Kosova, Mediar
Leka. Tehnoredactare: Alban Voka. Adresa: Bul. 1 Mai 18, Bl. 17-S-14, Ap.
128, Cod. 160631, Bucuresti, Of.66.
Telefon: 0040.729698600 E-mail: baki.ymeri@yahoo.com ISSN
1221-6925
Responsabilitatea juridic? pentru con?inutul articolelor apar?ine autorilor (art.206 C.P.)