Mendime
Aristotel Mici: Rreth Tërheqjes se Avokat Totozanit
E enjte, 03.05.2012, 05:34 PM
Rreth Tërheqjes se Avokat Totozanit
Nga Aristotel Mici
Më erdhi mirë si qytetrar kur lexova njoftimin se zoti Igli Totozani ishte tërhequr nga shprehja e tij kategorike “ndërroni Himnin”. Së pari e vlëresoj këtë veprim, sepse terheqja si dhe dorëheqja është një gjest kulture, që shpreh tolerancë para arsyes, gjë që e shohim shumë rrallë në Shqipëri. Dihet sa lart e çmonte filozofi francez Volteri mbretërinë e Arsyes para asaj të forcës. Së dyti e shikoj këtë tërheqje edhe si një largim nga fushata e pahijëshme antiHimn, që ka nisur të hedh shigjetat e saj kundër Himnit Kombëtar
Me gjithë
konsideratën që shpreh për zotin
Totozani në këtë veprim, si njeri i letrave, e shikoj të dobishme për të
shtuar diçka lidhur me tërheqjen ndaj deklarimit
të tij. Sqarimet e zotit Totozani jepen përciptaz dhe me lehtësi. Si pa të keq, duke
komentuar tërheqjen, ai thotë se “një ide
dhashë”. Mirëpo idetë dalin nga studimet, nga faktet, nga analizat.
“Kur ka dhanë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë”
Dhe për më shumë, duke personifikuar Shqipërinë, P. Vasa shkruan:
Ti ke pas kenë një
Zonjë e randë,
Burrat e dheut të thojshin Nanë .
Nuk i sollëm këto shëmbuj për analzë poetike, po vetëm për
një analogji. Që të kuptojmë të gjithë, si gratë edhe burrat, pse shigjetat
godisin poezinë e Asdrenit, në këtë rast lidhur më fjalën “burrë”, dhe jo atë të Pashko Vasës. Synimi është i qartë,…. të errësohet simboli i Himnit.
Kështu, duke e përshëndetur zoti Totozani për tërheqjen e
tij, e pamë të nevojëshme të bënim këtë
ndërhyrje letrare, për të zbuluar me anë të analogjisë dhe gjykimit
krahasimor qëllimin e mbrapsht të fushatës
së katërt antiHim në poezinë e Asdrenit.
Në mbyllje të fjalës, lidhur me terheqjen, avokat Totozani ishte kujtuar të tregonte pak për muzikën e
këtij himni, që vjen nga një vend fqinj, pra nga një autor që nuk është shqiptar.
Gjithësesi, duke përshëndetur gjestin intelektual të
avokat Totozanit për tërheqjen e tij nga thashëethemet e pahijëshme të betejës
së katërt antiHimn, shprehim mendimin se Himni Kombëtar është dhe duhet të jetë
një simbol i paprekshëm. Nuk duhet harruar se gjysma e kombit jeton jashtë
kufijëve shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Që në kohën e Monarkisë, kur
dolën komentet e para antiHimn, intelektualët
patriotë e largpamës deklkaruan: “Se duke shoqëruar ngritjen e Flamurit më 28 Nëntor
1912, Himni i Flamurit është bërë qysh në atë kohë një fakt historik, një simbol
mbarëkombëtar.. Asnjë himn tjetër, sado i përsosur që të jetë, nuk mund ta zëvendësojë
atë.”
Kjo që shtruam në fund është e rëndësishme të kuptohet nga
gjithë shqiptarët, të cilet te ndërgjegjësohen,duke
krijuar një opinin mbarëkombëtar, kundër “betejës” së katërt antiHimn, që fatkeqësisht
u gjallërua në këtë vit jubilar të 100vjëtorit të Pavarësisë.
Let të shprësojmë se shqiptarët do të dëgjojnë kushtrimin e
Himnit Kombëtar :
“të bashkuar rreth Flamurit”