E diele, 28.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dalluar në diasporën shqiptare, z. Aziz Rexhepi

E diele, 04.03.2012, 08:31 PM


”Djali që tradhton atdheun s’e do as nëna e vet”, Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të përulesh”.

 

Bisedë me inxhinierin e elektroteknikës, intelektualin, humanistin dhe veprimtarin e dalluar në diasporën shqiptare, z. Aziz Rexhepi.

 

Portret mërgimtari nga Zvicrra

 

Bisedoi: Ramiz DËRMAKU

 

- Xha Azizi lindi me 10 shkurt të vitit 1955 në Preshevë Komuna e Bujanocit. Inxhinier Azizi, rrjedh prej një familje të mesme fshatare por e djegur për LIRINË dhe çështjen kombëtare. Që nga klasët e ulëta tek Azizi vërehej një dashuri ndaj shkollës. Gjatë kryerjes së shkollës fillore dhe asaj të mesme  Azizi, ishte nxënës i shkëlqyeshëm  si në mësime ponjashtu edhe në aktivitete të lira; kulturore, sportive, muzikore, etj. Pas kryerjes së shkollës së mesme-gjimnazit, Azizi regjistrohet në SHLP, drejtimi i elektroteknikës, në MItrovicës, Gjatë kohës së stdimeve  Azizi ishte në mesin e studentëve më të mirë. Është e vërtetë thënia se zvicerianët, më shum e ç’mojnë punën s e çdo gjë tjetër në jetë. Nuk është e rastit që ky popull gjindet në mesin e shteteve me shkallën më të lartë  të zhvillimit ekonomik e industrial në botë. Prandaj duke u nisë nga kjo, një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë që punojnë me vite te tëra respektohen e nderohen si nga punëdhënësit  ponjashtu edhe nga zvicerianët, si njerëz të zellshëm, punëtorë dhe që i kryejnë detyrat  me ndërgjegje të lartë. I tillë është edhe bashkëbiseduesi ynë z. Aziz Rexhepi. Ky aktivist i dalluar i mërgatës sonë e filloi bisedën me fjalë të qeta. Xha Azizi, e filloi bisedën, me një falenderim për kontributin që ka dhënë e po jep akoma edhe sot, gazeta kombëtare “Bota sot”.

 

Kjo dritare informative me hapa të sigurt dhe përkushtim të madhë iu ka rrekur çështjes sonë kombëtare. Xh-Azizi, i rradhiste, ngjarjet, aksionet humanitare, protestat, demostratat, tubimet e mërgimtarëve tanë.., si fletët e një romani. Ne bisedën e zhvilluam në një qytet të vogël në rrethin e Bodenses- Überlingen (Gjermani. Edhe pse ne shqiptarët jetuam vite te tëra largë atdheut, largë familjeve, por lidhjet me atdheun nuk i ndërprem kurrë thotë xha Azizi, dhe nxjerrë një ofshamë. Krahas punës së rëndë që bënim ne shqiptarët pët ta siguruar ekzistencën e familjeve tona, ne zhvilluam  aktivitete te mëdha, për unitetin e mërgatës dhe ndihmimin e atdheut materialishtë si dhe internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare, duke organizuar protesta e demostrata nepër qendra të mëdha të Europës e më gjërë.

 

z. Aziz, nëse kthehemi  pak prapa (pasi  ju vini nga Presheva, e cila akoma ndodhet nën Serbi), a mund të tregoni si ishte fëmijëria juaj?

 

Fëmijëria ime më duket shumë largë-një shekull.., nga imagjinata e përkujtimeve. Kështu është kur mua dhe brezit tim na ka rënë ”fati” të heqim të zitë e ullirit. Në fillim ndertimin e socializmit, dikur më vonë të komunizmit .., e së fundi shembjen e të dyave pra ndryshimin e rendit botëror pra shkatrrimin e një shteti totalitar dhe me një regjim antishqiptarë siq ishte (është akoma edhe sot) ish. Jugosllavia komuniste me dhunën dhe represaljet shfarosëse që përjetuam e po përjetojmë akoma edhe sot . Mirëpo, falë politikës së urtë, të menqur dhe paqësore të intelektualit, akademikut, simbolit të demokracisë kryetarit të LDK-së, e më vonë Kryetar i Shtetit të Kosovës, gjeniut të kombit, z. Dr. Ibrahim RUGOVA, dhe UÇK-së, sot edhe ne që jetojmë në trojet tona etnike-jashtë Kosovës, së shpejti do të dalim fitues.

 

Gjatë kohës kur ne studjuam, ishte një kohë e vështirë, gjendja materiale jo e mirë, mirëpo falë Perendisë e cila ma dhuroi shëndetin dhe talentin unë i tejkalova të gjitha ato sfida dhe dola faqebardhë dhe mbrenda dy viteve arrita të fitoj titullin e inxh. I elektroteknikës. Gati tërë literatura që ne mësonim  ne në ato vite ishte në gjuhën serbe, mirëpo unë për fat gjuhën serbe e kamë njohur edhe më parë, dhe kjo ishte një lehtësi-përparësi për mua ndaj studentëve tjerë të cilët nuk e njihnin dhe as nuk e flisnin gjuhën serbe. Tek z..Aziz, që nga ditët kur ishte në shkollë të mesme ështe çfaqur: ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit.

 

Inxhinieri Aziz, vazhdon; e dua Kosovën me të gjitha trojet e okupuara së bashku: ”Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë Shqipëri. Shpesh herë, agjentët e sigurimit, vinin në shkollë-gjimnazin”SKËNDERBEU” në Preshevë,e merrnin në biseda  të shpeshta informative, por gjatë 10- viteve sa ushtroi detyren e profesorit punoi me seriozitet dhe përkushtim të madhë. Ky ndjehej krenarë dhe kurrë s’iu tremb syri. Në ditën kur mua ma komunikuan lajmin, se jeni përjashtuar nga shkolla, mu kujtuan fjalët e Naim Frashërit; ”Djalin që tradhton atdheun s’e do as nëna e vet”, Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të përulesh”.

 

Ndjenja e besnikrisë:- tek inxhinieri Aziz, është moto e jetës tij. Ai gjatë bisedës më tha: Besnik bëhuni, por kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Tek inxhinier Azizi,vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e tij. Në vendimet dhe gjykimet e tij z. Aziz ishte i vendosur dhe i pa  paluhatshëm. Edhe pse një ditë do ta largojnë nga shkolla  e procesi edukativo arsimor, ky kurrë nuk u ankua, por punonte i vendosur që me të gjitha forcat t'i ndihmojë Atdheut.

 

Kur ne e pyetëm se cilës parti i takon?

 

Inxhinier Azizi tha, nuk i takoj asnjë partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin dhe Bashkimin Kombëtar. inxhinieri Aziz, vazhdon unë nuk vlerësoj bashkëkombasit e mij në bazë partiake, rajonale apo fetare, por vetëm se në saje të kontributit që dhanë ndaj çështjes kombëtare.

 

”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, më tha  inxhinier Azizi..

 

Kërkoj nga të gjithë; kolegët, miqët, prindërit të jenë të sakët, të përpikët dhe të paraqiten në kohën e caktuar në takim, pa u vonuar. Mirëpo, me kalimin e kohës edhe ndaj nesh personelit arsimor filloi të ushtrohej dhunë  e presion. Ndrysshuan shumë planprogramet mësimore,sidomos në lëndet; Histori, Gjuhë shqipe dhe ora në ditar të shënohet në gjuhën serbokrate. Pra keqësimin e gjendjes në Preshevë, dhe bisedat e shpeshta informative, përgjimet, ndikuan që edhe unë me lotë në sy T’ia këthej atdheut shpinën por pa e harruar kurrë.  Nga dhëmbja që ndjente për gjendjen e rëndë që po kalon tani Presheva, disa pika loti i rreshqiten zvare nepër fëtyrë.Kur më kujtohet rasti kur nga shkolla jone pushteti kriminel serbe kishte larguar të gjitha fotot e vendosura ne mure, e ne mesin e tyre edhe ate të heroit tonë kombëtar - Skënderbeu, tha: -Ja se çka bënë shovinistët e shfrenuar serbosllave...,, i hoqën edhe fotografitë e fëtyrave më të ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare.

 

Nga babai thitha nektarin e atdhedashurisë

 

Babai ishte ai qe me frymëzoi e me dha shtytje që me tërë qenien ti kryejë ca shërbime “të vogla” për popullin tim të shtypur e shumëvuajtur. Pra, unë shpesh herë kam deklaruar: “Asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe te gjitha meritat i takojne babait tim". Disa mërgimtar lojal të cilët frikësoheshin edhe prej hijes së vetë, duke qenë të friksuar nga "rreziku", që do t'ua sillte pushteti serb, jo që nuk punonin-angazhoheshin por ata benin orvatje ti pengonin e friksonin të tjerët edhe këtu në diasporë". Pra, pasë të gjitha këtyre sakrificave që pësoi, inxh.Azizi, në vend që të largohet nga kjo rrugë, tek ai vetëm sa shtohet guximi e përkushtimi ndaj çështjes kombëtare. Inxh.Azizi, gjatë bisedave me shokë – mërgimtar, atyre u fliste për gjendjen e rëndë ne të cilën po kalonte, rinia fshatare, nxënësi, studenti, punëtori, bujku, Univerziteti, dhe mbarë populli shqipëtar.

 

Po kjo që thuani ju ishte e vërtetë. Mirëpo, posë literaturës shkollore unë kamë lexuar shumë libra, romane, dhe aty kamë fituar bindjen se çështjes kombëtare e Atdheut, mund t'i ndihmohet edhe ne mënyra tjera, pra duke kryerë shkollën, univerzitetin, duke e informuar popullin me gjendjen reale ne të cilën po kalonte populli shqiptarë.

 

Sepse një mësuesë, një edukatorë, një profesorë i mirë nuk e armatosë një brigadë, por një ushtri te tërë. Ne fundë ju falenderohem ju dhe stafit punues të gazetes kombëtare ”Bota sot”, por ti shkruash këto vargje e mos të përmendësh edhe; "Zemrën Shqiptare" dhe “KosovariMedia”, do të bëshë një mëkat, por kjo do të thotë se nuk e ke treguar realitetin.

 

Punuar me 23.02.2012 / Weingarten Gjermani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kadri Mani: Zotit Arsim Janova, ministër dhe drejtor i Ngrohtores-ftohtësores në Prishtinë!!! Fritz Radovani: Martir’ i atdheut Don Shtjefën Kurti Faton Mehmeti: Fusnota dhe hipnotizimi i shoqërisë përball pushtetit Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria dhe diplomacia e Kosovës (?) Pirro Prifti: Përse i duhet Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks Rexhep Shahu: Patriotët tallava dhe udhat e kombit Evi Kokoshi: Te perpiqemi te ndertojme vatanin me vlera reale Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku... Xhevat Rexhaj: Letër e hapur z. Murat Jashari - përfaqësues i Familjes Heroike Jashari Baki Ymeri: Invazioni sllav në Ballkan sipas një autori rumun Dorian Koçi: Sfida arsimore e Shqipërisë moderne Ardian Ramadani: Marrëveshja e turpit vërtetoi Kosovën kondominium Fahri Xharra: Mbahu nën`o mos kij frikë... Reshat Badallaj: Përse nuk prehet trupi i pajetë i Mevlan Hoxhajt në varrezat e dëshmorëve në Landovicë!? Elida Buçpapaj: Klasa politike e papërgjegjshme - 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Ismet Uka: Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës! Sylë Arifi: “Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por shteti është mbi të gjitha Gani Qarri: Kosova në mes të referendumit serb dhe fusnotave të BE-së Leon Duhanaj: Mos të vajtojmë fusnotën por t'i shfrytëzojmë aspektet pozitive nga marrëveshja Agron Shabani: Marrëveshja Prishtinë-Beograd në Bruksel dhe reflektimet tona rreth saj...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora