E diele, 28.04.2024, 04:52 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: “Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por shteti është mbi të gjitha

E diele, 26.02.2012, 05:11 PM


“Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por

SHTETI ËSHTË MBI TË GJITHA !

 

Nga Sylë Arifi, avokat

 

Pas, një fushate disa javore nga qarqe jo vetëm vendore por dhe nderkombëtare, dhe krijimit të paqartësive rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Kryeministri u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 ,Deklarata e shpalljes pavarsisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

Pra, u zhbllokua ngërçi i krijuar nën ndikime të jashtme dhe takimi i zëvendsekretarit të SHBA-s me z.Thaqi, e dha formulen e till të përfaqesimit. Pse, vall kaq të luhatshëm jan liderët tan institucional, duke pranuar ti ndryshoin “kaperdin” edhe fjalët e veta.  Me kaq lehtësi të hiqet dorë nga nocioni Repuplik nënkupton kthim të gjendjës së më parshme kur ishim pa e shpallur Shtetin e Kosovës. Ta arsyetosh këte formul të perfaqesimimit është pak ca anakronike me realitetin politik, institucional dhe Kushtetues të Shtetit të Kosovës në prag të katër vjetorit të pavarsisë.

Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, e ka përmirsimin e raporteve me Kosovën dhe përparimin e bisedimeve teknike me realizimin e marraveshtjeve të gjertanishme që jan arritur por ende të pa implementuara nga serbia. Paraqitja e modelit erdhi pas presioneve të shumta që BE dhe Uashingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në bisedat e ndërmjetësuar nga BE’ja, rezulltuan me formulen e prezentuar si “Fusnot”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi ka sugjeruar institucionet e vendit që mos të nguten dhe të pranojnë ndonjë marrëveshje rreth përfaqësimit të Kosovës, duke hequr dorë nga fjala republikë. Këto deklarata i pari i kuvendit i ka bërë, pas deklaratave të kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Kosova, në nismat rajonale, do të përfaqësohet me fusnotën, ku përfshihen deklarata e pavarësisë, rezoluta 1244 dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Krasniqi ka thënë se kuvendi nuk ka qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve të arritura, ndërsa  sugjeron institucionet e vendit që mos të nguten, pasi nuk është e qartë prapaskena e tyre.

Përfaqësimi i Kosovës në forumet rajonale pa emertimin kushtetues të Shtetit të Kosovës është denigrim i pozitës kushtetuese të Kosovës si Republikë e pavarur dhe sovrane. Kompromiset e tilla mund ta stoponin  neutralitetin ndaj statusit,  sepse heqja dorë nga ‘Republika’ është heqje dorë nga Kushtetuta. Ky vendim mund t’i ndihmojë vetëm Serbisë në rrugën e saj drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa kompromisi, që është në dëm të prespektivës diplomatike për pranim nderkombëtar të Kosovës  në shum forume dhe institucjone nderkombëtare. Gjithashtu, mund të nderprehen njohjet nga Shtete të ndryshme të pavarsisë së Kosovës.

Qudetrisht, para dy javë është thënë se kurrë nuk do të heqët dorë nga përfaqësimi si Repuplikë, ndërkaq tani qendrimi institucional se përfaqësimin në këtë nivel me një formulë  të till të rëndsishme, paraqet jo vetëm ni apsurd logjik por dhe ni përgjegjësi poltike, institucionale për Institucjonet Shtetrore, pa e përjashtuar edhe përgjegjësin e opozitës parlamentare, për mos veprime apo veprime të pamjaftuara.

Shifet se sa peshohën raportet politike dhe diplomatike nga disa lider politik dhe institucional, në këto faza që po i kalon Shteti i Kosovës në relacjone nderkambëtare. Paraqitja e një ministre në ni debat të organizuar nga KTV-Rubikon, e cila duke u munduar ta arsyeton qendrimin e sajë thot se pa miqet tan neve sot nuk ishim të lir dhe shtet, duke i harruar ato sakrifica sublime që i ban shum gjenerata për qlirimin e Kosovës. Pra, paraqitja e sajë ishte shumë denegruse, pacifiste dhe nihiliste, keshtu të përfaqesohet Institucjoni apo autoriteti i ni ministri të Shtetit të Kosovës,është më shum se skandal politik. Prandaj, çdo lloj përfaqësimi ndryshe nga ai që është i paraparë në Kushtetutën e vendit dhe konventat nderkomëtare për Shtetet demokratike, nuk ndimohet  argjenda evropiane e Kosovës dhe nuk shtyhet përpara qështja duke bërë kompromise në dëm të shtetësisë, por duke i plotësuar kushtet e nevojshme në këtë proces, gjithmon në rrespektim të ligjeve, kushtetutës dhe vullnetit të popullit.

Fusnota do të ketë efekte negative në vazhdimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera, meqë sipas tyre, me këtë qëndrim tonin nuk do ta bindim as ni shtet që ka hezituar deri me tani të na pranoi pavarsinë. Kur është në pytje qeshtje fundamentale për Shtetin e Kosovës, qdo veprim apo marraveshtje që duhet të arrihet duhet ti nenshtrohet votimit nga Parlamenti i Kosovës, apo organizimi i ni referendumi në rrespektim të Kushtetutës.

I gjith mekanizmi nderkombëtar BE-ja dhe diplomacija e SHBA-s, është alarmuar kësaj radhe për ta ndimua serbin për ta fituar kandidaturën për BE, duke kerkuar nga Kosova të bajë leshime të pamundura që bien në kundershtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra, sigurisht se ata jan duke e bërë punen e tyre por Institucjonet tona dhe opozita parlamentare duhet të jeni në nivel të përgjegjesive kushtetuse që i kan. Qudetrisht, intelektualet, Institutet dhe akademia hesht në keto qaste! Për ta ndimuar qoft edhe Qeverin ton, të dalin sa më faqebardhë në keto situat që po i përjetoim si popull dhe Instutucjone Shtetrore. Gjithashtu,janë të domosdoshme në rastin e till takime dhe konsullta të gjëra me të gjithë liderët Instutucional, politik për ta venduar qendrimin që e përfaqeson vullnetin e shumicës. Kur është në pytje qeshtja nacionale, duhet të jemi pa ngarkesa politike, inate apo teke personale sepse Shteti është i të gjithve.

Baronesha Kethrin Eshton dhe komisioneri Shtefan Fyle po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE së, duke u tentuar t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë BE.Flitet se si kompenzim për kete leshim të Kosovës në interes të serbis,nëse ndodhë samiti i  BE së, do të t`ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërkaq Kosovës t`i ofrojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale, dhe liberalizimin e vizave.

Klasa institucionale duhet ta bindin veten se pavarësia dhe sovraniteti vijnë nga brenda, vijnë nga vetë Populli i Kosovës, duke e rrespektuar luftën qlirimtare që na soli lirin dhe natyrisht keshtu edhe e fituar ndimen nderkombëtare.  Pra elita politike duhet të jenë të vendosur karrshi të tjerëve qofshin edhe miqet tan nderkombëtar, dhe jo të i nenshtrohen trysnive siq u degjuan nga disa qeveritar,  kur është në pytje autoriteti i jon politik, institucional dhe nacional,  për qfardo arsye qoft ndonihere edhe e rrezikimit të karjerës politike. ATDHEU ËSHTË MBI TË GJITHA !

 

Nderkombëtaret, dhe shumë Shtete të botës demokratike që e kan njohur pavarsin e Kosovës, keshtu mund të na testoin si popull dhe institucjone Shetrore se vertet a jemi të vendosur të ndertoim Shtet demokratik dhe të qendrushëm edhe ndaj trysnive siq jan keto të fundit.

Fundi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, pa e zgjidhur çështjen e veriut, pa hjekjen e forcave ilegale të policis sebe në Kosovë, dhe pa zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, në gjith teritorin ton shtetror, si dhe nën trysnin që po na bahet, do ta kemi shumë veshtir vertet ta bajmë Shtetin e Kosovës sovran dhe pa mbikqyrje nderkombëtare.  Vetëm duke vepruar guximshëm si shtet do të kemi suksese në avancime diplomatike drejtë antarsimit të Kosovës në të gjitha mekanizmat dhe Institucjonët nderkombëtare.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora