E enjte, 01.05.2025, 12:07 PM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: New Born-i me borë në qendër të Bujanocit !

E marte, 21.02.2012, 08:56 PM


New Born-i  me borë në qendër të  Bujanocit !

 

Shkruan : Refik HASANI

 

Sa e brishtë dhe e paqëndrueshmë është situata në  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë  sikur se New Born-i  nga dëbora në qendër të Bujanocit , kështu duhet ta kuptojm të gjithë .

 

***

 

Dje një grupë të rinjësh shqiptarë kan marrë një inciativë  që të ngrisin një New Born në qendër të Bujanocit Lehtësi ishte pasi me grumbullimin e saj  u arritë që të ngritet dhe formësohët një lindje e re . Ku kishte përmasa gati të përafërta sikur në Prishtinë që u ngritë nga metali ditën që u shpallë deklarata e pavarësisë së Kosovës . Në Bujanoc është një kopje në kuptimin e parë , por me shumë dallime tjera , prandaj kjo ishte :

 

-         Një protestë që ne shqiptarët duam një lindje , një identitet  ,

 

-         Nuk duam diskriminim  por realizim të drejtave individulae dhe kolektive  ,

 

-         Amnisti për ushtarat e UÇPMB-së  ,

 

-         Lirimin e të gjithë të burgosurëve politikë shqiptarë ,

 

-         Hapjen e një universiteti publikë në gjuhën shqipe ,

 

-         Në zhvillimin e ksaj krahine ,

 

-         Në investimin në infrastrukturë të këtij rajoni të banuara me shqiptarë ,

 

-         Që ushtaratë , paramilitarë dhe arsenali ushtarak  të tërhiqen nëpërë kazerma aty ku e kan vendin e jo ky Rajon të jetë një poligon ushtarak ,

 

-         Kemi nja zbrazje të heshtur të shqiprttarëëve nga këto hapsira tona etnike  .

 

Pra New Born , në qendër të Bujanocit është një vrejtje serioze , është nja paknaqësi e madhe e shprehur në këtë formë duke mbledhur borë për ta ndërtuar një New Born .

 

Kjo duhet të merret kështu një paknaqësi jo vetëm nga liderët partiak e institucionale  shqiptarë të tri Komunacve por edhe është një shfryrje e mllefit kundët politikës diskriminuese të Beogradit , ky aktivitet që u zhvillua  dje në Bujanoc është edhe një pasqyrim që manifeston që edhe faktori politik e ushtarak ndërkombëtarë ka obligim ndaj ksaj  Krahine shqiptare . Rinia shqiptare ka shprehur dhe ka dërguar një mesazh të qartë edhe në Tiran e Prishtinë që këto dy qendra kan obligim moral , institucional e kombëtarë që të punojn më shumë në interes edhe të shqiptarëve të tri Komunave .   I përkujtojm Opinionit  që autori i këtyre pak rreshtave ka bërë kërkesë me shkrim që në qendër të Bujanocit të vendoset shtatorja e Skënderbeut . Ku grupi i të rinjëve sa e forcon këtë nismë pasi ka filluar të lëvisë nga vendi duke mos u pajtuar asnjëher dhe për asnjë qastë me aktaulitetin e sotëm që përditë po përballemi ne shqiptarët në këtë  Krahinë . Nuk duhet të themi që nuk ka ndodhur asgjë , por rinia shqiptare është duke manifestuar paknaqësi ndaj Beogradit që është duke na diskriminuar . Rinia dëshiron kushte më të mira që të kenë një përspektivë më qartë , përfundimisht të pranohet që çështja e të drejtave tona nuk është zgjdhur por kërkon që të zgjidhet në një të afërme të afërt  .   Lindja e re në qendër të Bujanocit e ngritur bashkërisht pa ndikime partiake  por ishte një ide shumë e qëlluar të jetë një leksion shumë i qartë dhe i adresuar në adresa  të sakta .

 

***

 

Disa herë kemi përsëritur që pavarësia e Kosovës është meritë , kontribut dhe sakrificë e të gjithë shqiptarëve nga e gjithë bota të gjitha brezave e veqmas në trojete tona të ish-hapsirisë së sih-Ferederatës Jugosllave   . Ne shqiptarët nga  komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës po ashtu kemi dhënë një kontributë të çmueshëm . Me rastin e katër vejtorit të shpallejesë  së deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ne shqiptarët jemi në një situatë më të pavolitshme se asnjëher më parë  . Sivjet ka filluar me shumë të pazakonta ku kemi 20 vjetorin e mbajtjesë së referendumit të tri komuna për një autonomi teritoriale dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Sivjet po ashtu është edhe 11 vjetori marrëvesjes së Konçulit , dhe 12 vjetori i paraqitjes publike të UÇPMB-së në  fshatin Dobrosin të Bujanocit me rastin e vrasjesë së dy vllezërve  Saqipi . Nga të gjitha këto  kemi shumë pakë të arritura . Mbi të gjitha sivjet kemi një reciprocitet lidhur me fillimin e pagesës së një takse për të hyrë në Kosovë që kjo më së shumti vështërsoi komunikimin në mesë të shqiptarëve të tri Komunave me Republikën e Kosovës  .

 

18.02.2012

 

Autori  është  publicist i pavarur nga  Komuna e Bujanocit  , ka dhënë propozimin për themelimin e Universitetit publik në gjuhën shqipe  , po ashtu  ka bërë kërkesë  me shkrim  për vendosjen e shtatores së heroit ton kombëtar Skënderbe në qendër të Bujanocit



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abdullah Prapashtica: 17 shkurti - 4-vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe 30 vjetori i LPK Besnik Rama: Emigrantët, atdheu dhe patriotizmi Albert Shabanaj: Kur(r) Thaçi (s)e “shporri” rezuluten 1244 Pirro Prifti: Solidarizim i plotë me Greqinë e mposhtur nga problemet ekonomike Asllan Dibrani: Remzi Salihu, ish drejtor i arsimit për Prishtinën me histori të dhimbshme familjare! Agron Shabani: Revolucionet e njohura politike dhe historike në SHBA-së, Francë etj. Shaban Cakolli: Roli i diasporës në afrimin e Shqiptarëve me botën e qytetëruar perëndimore Fahri Xharra: Na dhe e kaluara e jonë e heshtur Ramiz Dërmaku: Lufta për shkollën shqipe Indrit Vokshi: Ne emen te vllaznise shumeshekullore Rexhep Shahu: Në Twitter nuk ka borë Ilir Dardani: Partia AntiShqiptare Komunisto-Demokratiko-Socialiste e Shqiperise, Islami dhe Katoliket Agron Shabani: Në mes 'shtetit nacional' si "revolucion prej së larti" dhe 'shtetit qytetar e demokratik'... Xhevat Rexhaj: Bashkimi kombëtar nuk arrihet me parulla folklorike Ismet Uka: Kosova u çlirua me luftë, rreziku po i kanoset ne tryeza te bisedimeve Mark Bregu: Mjerë ai që nuk e njeh madhështinë e shpirtit arbënor - theksonte Gjergj Kastrioti Elida Buçpapaj: Nepotizmi ose kleptokracia në MPJ, Pjetër Arbnori dhe opozita Fritz Radovani: Në Shqipni thonë ''Janë nda rrisqet''! Xhafer Leci: Të bëjmë më shumë sot për fëmijët tanë që nesër të mos jetë vonë Viktor Mërkuri: Çeçenia, dhe konflikti i vazhdueshëm!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx