E enjte, 01.05.2025, 05:24 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Lufta për shkollën shqipe

E diele, 19.02.2012, 08:58 PM


FUNKSIONIMI I SHKOLLËS PLOTËSUESE SHQIPE NË GJERMANI

 

L U F T A  P Ë R  S H K O LL Ë N  SH Q I P E

 

Të pengosh sot fëmiun tënd për të vijuar mësimin në shkollën plotësuese shqipe, është baras me një krim.Tek disa prindër vetëdija kombëtare është aq ulët, sa ata le që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, por i pengojnë edhe të tjerët.

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Lufta për shkollën shqipe qe bëri populli ynë gjatë shekujve, pëfaqëson nji nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare.Shkolla është pjesë e përpjekjeve vigane për të ruajtur, e për të afirmuar identitetin kombëtar, dhe për t'i përballuar synimeve asimiluese e shkombëtarizuese të armiqëve tanë. Prandaj, për ta ndjekur rrugën nepër të cilën kaluan shumë Rilindas tonë, të cilët me anën e shkrim leximit dhe mësimit të gjuhës së ëmbël shqipe arritën të ndertojnë çenjen tonë kombëtare dhe të ngjallet energjia e shpirtit, ndaj kësaj gjuhe të pastër dhe të bukur. Gjatë kësaj rruge të gjatë dhe shumë të mundishme shkolla jonë përjetoi shumë ramje , shumë sakrifica por kurrë nuk u gjunjëzua. Prandaj, ne sot me plot të drejtë mund të konstatojmë se shkolla është burim i çdo gjëje, ose themi pa hamendje gjëja më e shtrenjët në botë. Sa do që të jetë një kombë - popull - i qytetëruar, sa do që jetë i edukuar dhe sa do t'i zbatoj normat civilizuese kjo varet nga shkalla e arsimimit të tij. Se çka po ndodh me shkollën shqipe ne trojet etnike sot (në trojet e okupuara) nuk është për tu habitur sot, sepse prej armikut .., as nuk është pritur më mirë. Ajo që mua më shtyri t'i shkruaj këta rreshta është mosfunksionimi i shkollës plotsuese shqipe në diasporë, në disa qytete të Gjermanisë, asimilimi i fëmijëve tanë ..., etj, etj. Derisa gjeneratat e viteve të fundit në Kosovë dualën nga podrumet - shkolla në shtëpi private, dualën të sakatosur ne mungesë të kushteve elementare, duke u munguar edhe kushtet për jetë, e mos të flasim për aftësit e tyre që i kanë të përgjysmuara e që ne terminologjin bashkëkohore i quajmë "Mediokritë". Nëse i shikojmë rrethanat ne të cilat zhvillohet mësimi në Kosovë, me këto ne diasporë konstatojmë se rezultatet janë rënqethëse, pikëlluese dhe asimiluese. Themi asimiluese sepse shumica e fëmijëve të cilët viteve të fundit kanë emigruar ne shtete te perendimit- diasporë nuk dijnë shkrim-leximin e mos të flasim për historinë, kulturën, traditat dhe zakonet tona shekullore.

Nëse e bëjmë një analizë më të thellë, mund të konstatojmë se ne grupin e shumë shkaqeve kryesore të cilat po e pengojnë arësimin - ose zhvillimin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë janë:

- Mos angazhimi i Ministrisë së Arsimt të Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-it) në zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe në Diasporë - Gjermani, ( fjala është për ato lande republika të cilat nuk e stimulojnë arsimtarin për mbajtjen e mësimit plotësues në shkollën plotësuese shqipe).

- Ministrin e diasporës z. Ibrahim Makolli, për mos angazhimin e duhur për institucionalizimin dhe zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe në tërë Gjermaninë.

- Mosë angazhimi i duhur i personelit konsular në këtë shtet,

- Puna jo e mjaftuar e LASH-rë “Naim Frashëri“ në Gjermani,

- Mosë respektimi i detyrave që dalin nga Kushtetuta e Republikës së       Kosovës, për arësimin në Diasporë-Gjermani.

- Mosë angazhimi i duhur i prindërve të fëmijëve tanë,- Moskuptimi i rëndësisë së shkollës plotësuese shqipe nga ana e prindërve.

- Emërimi i mësuesëve në diasporë (në disa raste ) jo nga organet            kompetente të Republikës së Kosovës,

- Vetë emërimi i ca mësuesëve, nga shkaku se ata janë "aktivë".., në parti,          klube, shoqata, etj., etj.

- Mosëmbajtja e tubimeve informative me mërgimtarë, kushtuar rëndësisë        së shkollës plotësuese shqipe në mërgim, përfshirja e fëmijëve           në shkollën plotësuese shqipe.., etj.

Të pengosh sot fëmiun tënd për të shkuar në shkollën plotësuese shqipe, është baras me një krim. Edhe pse për çdo ditë po bëhën orvatje maksimale nga disa intelektual, aktivist dhe mërgimtarë .., prap se prap nuk ka vend për kënaqësi.

-Mësuesi në mërgim duhet të jetë ngushtë i lidhur me shkollën, nxënësit dhe prindërit ne mënyrë që rezultatet të jenë inkurajuese. Të angazhohet me të gjtha forcat, me të gjitha segmentet e jetës, Për të arritur një sukses më të madhë me nxënës, mësuesi duhet të jetë, pedagog, edukues, atdhetarë, patriot dhe shpërndarës i mirë i njohurive mësimore, por mbi të gjitha nxënësve t‘ua shtoj atdhedashrin ndaj atdheut. Mësuesi, duhet t‘ua spjegoj dhe shtjelloj mirë historinë kombëtare.

- Prindërit, si faktorë me rëndësi duhet ndihmuar mësuesin në punën e tij për të arritur rezultate në përvetësimin e materjes mësimore dhe t‘ua shtoj dashurinë ndaj historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe. Mirëpo ditë më parë siq u informuam nga mësuesja, veprimtarja dhe humanistja z. Miradije Gashi, faktet janë brengosëse dhe dëshpruese për fëmijët që nuk po përfshihen në procesin edukatovo aresimorë- pra në shkollën plotsuese shqipe, por për prindin dhe kombin tonë. Ditë më parë mësuesja Miradije, kishte shpërndarë mbi 140 formularë të gjithë prindërve që jetojnë në rrethin e Shtutgartit, për përfshierjen e të gjithë fëmijëve të mërgimtarëve tanë në shkollën plotësuese shqipe. Mirëpo siq deklaron ajo „Sharra hasi në Gozhdë“. Sepse që nga ajo ditë që ua kamë shpërndarë formularët fëmijëve për kompletimin e bigrafisë së fëmijëve të tyre, disa prindë nuk i kanë deërguar më fëmijët e tyre në shkollë ! ? Që nga ajo ditë numeri i nxënësve që vijojnë mësimin nga 140- nxënës tani ka rënë në 8o-të. I ftojë prindërit që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuee shqipe sepse, unë kam deklaruar dhe prapë deklaroj se do të punojë falas, sepse puna me nxënës është pjesë e jetës sime. Qëllimi i plotësimit të formularëve ka qenë njohja e sakte e numrit të nxënësve për përfshierjen në shkollën plotësuese shqipe . Që nga dita e shpërndarjes së formularëve disa prindër e në mesin e tyre ka edhe intelektualë, më nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe. Kjo më ka irituar dhe shqetësuar tej mase, sepse unë e dua me zemër e shpirtë punën me nxënës, edhe pse punojë pa kurfarë stimulimi material. Aktivistët, arsimdashësit e intelektualët tanë në diasporë posë orvatjeve titanike qe bënë për ndihmimin dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, ata u angazhuan edhe për hapjen dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe si dhe mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë nga asimilimi. Nuk është mjaftueshme që fëmijët tanë të dijnë se janë shqiptarë, por ata duhet pasuruar me dituri nga gjuha amtare, historia kombëtare, gjeografia, arti, kultura, muzika, dhe tradita jonë e pasur. Fëmijët gjatë vijimit të mësimit plotësues në shkollën shqipe frymëzohen me atdhe dashuri paisen me njohuri të reja të cilat do t'ua lehtësojnë rrugën e angazhimit të tyre për çështjen madhore kombëtare. Prindërit e fëmijëve në mërgim nuk mund të thonë se e kanë kryer obligimin moral e kombëtar vetëm me dërgimin e fëmijëve në shkollën plotësuese shqipe (nëse ka), por ata duhet të angazhohen maksimalisht në ndihmimin e kryerjes së detyrave dhe mësimin e tërë asaj që mësohet në shkollën plotësuese shqipe. Faktorët kryesorë të cilët luajnë rol vendimtar në përvetsimin e mësimit tek nxënësi janë; Prindi, nxënësi dhe arsimtari. Koperimi i këtyre 3 - faktorëve në mes vehte shtonë efikasitetin në mësim na thotë mësuesja Miradije Gashi. Është i gabueshëm mendimi i ca prindërve se vijimi i mësimit plotësues në shkollën shqipe, pengon nxënësin në shkollën gjermane. Është i gabueshëm mendimi i ca prindërve se në mërgim janë përkohsisht. Gjatë viziitave që ua kamë bërë ca familjeve shqiptare në lokalitetin ku jetoj kam takuar fëmijë të cilët shumë më mirë komunikojnë në gjuhën gjermane se sa në gjuhën shqipe . Disa e flasin një shqipe jo të pastër pra të mbushur me fjalë të huaja. Një grup tjetër i fëmijëve e flasin më bukur gjuhën shqipe, por kur ne i pyesim, se a dijn të shkrim-leximin në gjuhën shqipe.., (disa më të rritur) ata u skuqen në fytyrë.., e thonë JO. Po t'i pyesish se me kend kufizohet Kosova, apo cili është kryeqyteti i Kosovës.., etj, ata heshtin ulin kokën. Pa u hamendur duhet të themi se prindërit e tyre nji ditë do të akuzohen nga fëmijët e vetë. Themelet e shëndosha tek fëmiu hidhen heret me edukatën familjare e shkollore në forma të organizuara thotë mësuesi SYLEJMAN ALIÇKAJ. Shkalla e zhvillimit dhe e forcimit të kulturës kombëtare është treguesi më i mirë për ecjen ose ngecjen drejt qytetërimit që synon të arrij çdo popull. Është gabim mendimi i disa prindërve se fëmijët e tyre më lehtë do të integrohen në shtetin ku jetojnë (qytetërimin europian) duke mësuar vetëm në shkollat gjermane, duke mos mësuar e ruajtur asgjë nga kultura, trashigimia, historia e gjeni shqiptar ! Është i mjerë ai prind i cili mendon se fëmiu i tij më leht dhe më shpejt integrohet në qytetërimin bashkëkohor duke e lënë identitetin e vet. Ponjashtu jan të mashtruar edhe ata prind që nuk angazhohen për hapjen e shkollës plotëuese shqipe dhe dërgimin e fëmijëve në te, duke menduar se një herë në javë nuk mund të mësojnë fëmijët e tyre gjuhën dhe shkrim leximin.

Është koha e fundit që të gjithë ne mërgimtarët, aktivistët, intelektualët, arsimdashësit si dhe organet kompetente të shtetit të Koovës të angazhohen për hapjen e shkollës plotësuese shqipe por edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë. Është për çdo gjykim fakti se shumë prind, jo që nuk angazhohen për hapjen e shkollës plotësuese shqipe në diaspor, por edhe nëse ajo funksionon nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në te ... Duhet ta dijnë të gjithë ata prind që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe, se kanë bërë një krim të madhë në cenimin e të drejtës njerëzore dhe etike të fëmijëve për të mësuar gjuhën e vet amtare. Në rrethin e Ravensburgut, jo që nuk funksionon shkolla plotësuese shqipe, por askush nga prindërit e fëmijëve nuk bisedon për këtë problem. Për disa prind më mirë është që çdo fund jave t'i harxhojnë s'paku nga 100 – euro, nepër lokale të ndryshme; kafe, lojëra të fatit, bingo, muzik, tallava, etj.., se sa ta paguajnë një mësues nga 50 - euro në muaj. Duke pasur parasysh se sot një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në mërgim , ku i ka hedhur "fati" dhe halli, ëshë e domosdoshme që Ministria ae Arësimit Shkencë dhe Teknologjisë - MASHT-së, mësimit plotësues në diasporë t'i kushtoj rëndësi më të madhe. MASHT-i, në sektorin e vetë patjetër duhet të ketë edhe sektorin e hapjes së shkollave plotësuese shqipe në diasporë si dhe zyrtarizimin e tyre. Detyr tjetër e MASHT-it është që nxënësve në diasporë tua sigurojë tekstet dhe planprogramet mësimore. MASHT-i në marëveshje me shtetet ku jetojnë shqiptarët duhet sa më parë ta zyrtarizoj shkollën plotësuese shqipe dhe t'i stimuloj arsimtarët për punën qe bëjnë



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx